Për pak muaj moderatorja e njohur, Jonida Vokshi pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Së fundmi ajo ka zbuluar me anë të disa postimeve dollapin e vogëlushes.
“I shoh nga 40 herë në ditë dhe nuk ngopem”, ka shkruar Jonida krah videos në ‘Instastory’.
Me siguri moderatorja është duke përjetuar momentet më të bukura, pasi shumë shpejt familja e saj dhe Besnikut do të shtohet me një anëtar të ri.