Author: tirana

Pak më parë është bërë me dije se Anglia do të fillojë të luajë futboll më 17 qershor, pas tyre e kishte radhën Italia që të njoftonte se edhe atje do të rifillojë kampionati më 20 qershor. Ky është një lajm që mezi pritej nga futbolldashësit Shqiptar duke parë edhe tifozerinë e madhe që kanë klubet italiane në vendin tonë. Seria A është një kampionat që në Shqipëri jepet ekskluzivisht në platformën Digitalb. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo Spadafora.

Read More

Mediat greke shkruajnë se kryeministri Edi Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë Pashalimanin, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare. Mediat greke shprehin shqetësimin pasi me riaktivizimin e kësaj baze detare, shumë shpejt në detin Jon do të ndihet prezenca e luftëanijeve turke. Një gazetë greke e lidh zhvillimin e bazës së Pashalimanit nga Turqia, edhe me aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës, po nga ky shtet. “Në ujërat e Jonit nuk do të shohim vetëm luftëanije turke, por edhe avionë që do të ngrihen nga aeroporti i Vlorës dhe do të kontrollojnë lëvizjet në…

Read More

Silvana dhe Blerina Gega, nënë e bijë janë arrestuar nga prokuroria e Durrësit, pasi është provuar se ishin implikuar në një skemë të ndërlikuar të vjedhjes së eurove nëpërmjet pajisjeve POS. Ndërkohë në kërkim janë shpallur tre persona nga Italia dhe një Shqiptar. Nënë e bijë menaxhonin prej majit 2019 një hotel dhe Bar-Restorant me emrin “Lucas” në Xhafzotaj të Durrësit. Ky biznes në pjesën më të madhe të kohës ka qëndruar i mbyllur, ndërkohë nënë e bijë e kishin marrë me qira tek një person tjetër, me qëllimin e vetëm për të vënë në zbatim një skemë të ndërlikuar të vjedhjes…

Read More

Java e fundit e muajit maji është karakterizuar nga një mot i paqëndrueshëm, me kthjellime, vranësira e reshje shiu pothuajse në gjithë vendin. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, edhe dita e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës, të cilat do të pasohen nga reshje shiu. Reshjet do të jenë të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përgjatë relieveve malore dhe zonave pranë tyre reshjet hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkutra. Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejësi 1-8m/s,…

Read More

Ish-deputeti dhe ministri Edmond Panariti, me profesion veteriner, ka reaguar pas një deklarate të vjetër të historianit Paskal Milo mbi origjinën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, e cila është ribotuar ditët e fundit në disa portale. “Ja cilat janë rrënjët Arbërore të Skënderbeut dhe fisit të tij. Kastriotët janë familje fisnikësh arbër ashtu si Muzakajt, Topiat, Balshajt. Kastrioti i parë, i përmendur në dokumentat e historisë ka qenë kreu i Kaninës së Vlorës sipas të dhënave burimore të vitit 1368. Por fisniku i parë i mirë dokumentuar Kastriot, (1394) ka qenë gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti zot i Sinjës (sot fshati…

Read More

Balerina shqiptare Isida Mollaymeri dhe ish-missi shqiptar Almeda Abazi kanë një shoqëri shumë të ngushtë së bashku të cilën e kanë ruajtur pavarësisht distancës Shqiperi-Turqi. Isida së fundmi ka qënë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ aty ku u bë pjesë e disa lojërave ngacmuese të përgatitura nga moderatorja. Balerina duhej të tregonte se çfarë i pëlqente dhe çfarë nuk i pëlqente tek mikeshat e saj të ngushta, e në mesin e tyre ishte dhe Almeda. Isida tregoi se gjëja që e acaron te Almeda janë dietat që ajo mban. Moderatorja: Çfarë nuk të pëlqen tek Almeda Abazi? Isida Mollaymeri:…

Read More

Prej kohësh këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka bërë publike lidhjen me biznesmenin turk Hysen Usta. Dyshja po jetojnë një histori të bukur dashurie dhe së shpejti do e kurorëzojnë dhe me martesë. Ato kanë hapur një llogari të përbashkët në Instagram “Ustagenta”, ku publikojnë vazhdimisht foto pranë njëri-tjetrit. Së fundmi Usta ka publikuar një foto romantike në makinë me Gentën. Ajo ka vendosur këmbët në prehrin e tij dhe në dorë mban një trëndafil të kuq. “Të dua shumë”, ka shkruar biznesmeni krahas fotos, i cili nuk i kursen deklaratat e dashurisë.

Read More

Servet Brihmani, ishte shënjestra e një grabitjeje, që për nga dinamika është konsideruar si e jashtëzakonshme. Teksa Serveti, së bashku me një të moshuar ishte nisur për të shkuar drejt Dibrës, dy makina i kanë prerë rrugën dhe nga to kanë dalë pesë persona me uniforma policie. “Policët e rremë”, kanë pretenduar se janë duke zhvilluar kontroll për armë, por në të vërtetë, kjo skenë ishte një grabitje brilante. Grabitësit kanë marrë nga Serveti kuletën në të cilën kishte dhe një vlerë monetare prej 800 mijë lekësh të vjetra, si edhe kanë grabitur makinën që burri po udhëtonte. I ftuar…

Read More

Kuvendi parashikon blerjen e disa automjeteve të reja me vlerë 220 milionë lekë. Në raportin 4 mujor të buxhetit siguruar nga tirananews.al, thuhet se ky institucion planifikon që këtë vit të përmbyllë procedurën e blerjes së automjeteve të reja. Për shkak të COVID-19 momentalisht blerja e tyre është pezulluar, ndërkohë që menjëherë pasi qeveria të hapë prokurimet, do të fillojë edhe puna për të përmbyllur këtë nismë, raporton tirananews.al. Një tjetër projekt i Kuvendit është dhe ai i rehabilitimit të dy godinave të saj, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe salla e seancave plenare. I gjithë ky projekt për…

Read More

Keisi dhe Stresi duket se i kanë dhënë sërish fund marrëdhënies së tyre. Pas shumë ulje-ngritjeve, ata treguan me anë të postimeve të ndryshme se kishin lënë çdo gjë pas dhe kishin nisur nga e para. Por diçka ka ndodhur dhe dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Madje Keisi është pyetur nga një ndjekëse nëse do vijë në Shqipëri dhe ajo është përgjigjur në mënyrë të prerë. “Nuk kam çfarë bëj në Shqipëri”, shkruan Keisi, e cila jeton në Kanada. Nga kjo përgjigje duket sikur ata janë ndarë përfundimisht, megjithatë edhe kjo mund të jetë një krizë…

Read More

Nard Ndoka ka paralajmëruar qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme në Tetor gjatë emisionit “Top Talk”. Nard Ndoka: Pjesa më e debatueshme është organizimi i zgjedhjeve, nga kush do të organizohen këto zgjedhje?! Është e domosdoshme në këto momente që kjo të ndahet përfundimisht, për faktin që organizimi i zgjedhjeve nga një qeveri tranzitore është e domosdoshme në këto kushte. Denis Dyrnjaja: Rama nuk e ka pranuar këtë ndërkohë? Ndoka: Nuk mund të themi që nuk e ka pranuar këtë Rama, ai se ka pranuar publikisht por në bazë të informacioneve që kam unë është luhatur goxha. Kuptohet nga presioni i…

Read More