Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të formohet sa më parë qeveria e re e Kosovës. Duke folur në një konferencë për media, presidenti Thaçi tha se kishte qenë i kujdesshëm për respektimin e Kushtetutës, kur vendosi për mandatimin e Avdullah Hotit, si kandidat për formimin e qeverisë së re. “Duhet që sa më parë të themelohet qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë qeveri funksionale, efektive dhe efikase. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha institucioneve, partive politike, të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Pra, të zbatojnë dhe respektojnë. I ftoj liderët…
Author: tirana
Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 23 persona, duke e çuar në 1099 numrin total të të infektuarve. Sipas MSH, rastet e reja janë në disa bashki të vendit, si në Tiranë, Mat, Lushnje dhe një rast i ri në Durrës, duke zgjeruar kështu hartën e infektimeve. Deklarata e plotë e Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik: Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276…
Një aksident në Berat ka përshkallëzuar në një sherr mes shoferëve duke çuar dhe në arrestimin e një prej tyre. Një automjet tip ”BMW” i drejtuar nga 22- vjeçari F.Ç, i cili ishte për më tepër i dehur, u përplas me ”Range Rover-in” e E.Sh. Më pas dy personat janë përleshun teksa F.Ç, pas ndërhyrjes së Policisë përfundoi në pranga. NJOFTIMI NGA POLICIA Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë nga forcat e Policisë. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Ç., 22 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Rapi”,…
Gazetari Baton Haxhiu, ka vlerësuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën, ndërsa e cilësoi “shembull të një lideri opozitar”. i ftuar në emisionin “Opinon”, Haxhiu u shpreh se Basha është një lider i cili ka ambicie korrekte politike, që dha një mesazh interesant. “Më bëri përshtypje tek Basha. Një gjuhë jashtëzakonisht korrekte, një njeri që dha shembull të një lideri opozitar, se si ndërtohet diskursi i të ardhmes. Shikojeni se si e përfundoi intervistën, në mënyrë jashtëzakonisht korrekte, një ndër të rralla gjëra, që nuk është gjuhë për votuesit. Ai tha, shqiptarëve do t’ju premtoj një Shqipëri normale, një jetë normale,…
Serie A do të rinisë! Pas një takimi që zgjati më pak se një orë mes qeverisë dhe krerëve të futbollit, ministri Spadafora ka shkuar te kryeministri Konte për të caktuar datën e fillimit të kampionatit e cila pritet të jetë 20 qershori. Sipas dekretit në fuqi, veprimtaritë sportive nuk mund të nisin përpara datës 14 qershor ndërsa tani kreu i qeverisë do të vendosë nëse do të formalizojë apo jo një leje të veçantë për futbollin. Takimi i zhvilluar nëpërmjet videokonferencës nisi në orën 18:30 dhe ka pasur protagonistë Ministrin e Sportit Vinçenzo Spadafora, Federatën Italiane, Ligën, Sindikatën e…
DASHI Venusi do pozicionohet shume mire ne qiellin e dashurisë dhe do e favorizoje pafundësisht jetën tuaj ne çift. Gjithsesi duhet te bëni shume kujdes mos thoni gjera lënduese sepse situata sigurt qe mund te ndryshoje menjëherë. Vetëm një shkëndije mjafton për te ndezur gjithë pyllin. Për beqaret nuk do mundojnë takimet, por me mire te mos presin me shume sesa disa mundësi për aventura te bukura. Me financat duhet te vazhdoni te jeni te kujdesshëm. Shpenzimet e palogjikshme mund te prishin ekuilibrin dhe mund t’iu bëjnë te vuani gjate. Shëndeti nuk do jete perfekt. Do prekeni shpejt nga virozat…
Mati është futur sërisht në zonat e prekura nga Covid-19. Aktualisht janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit. Burime pranë NjKVSH Mat thanë këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë. Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tampon për analiza nga të cilat 6 kanë rezultuar pozitive. Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor. Mësohet se vajza e të moshuarës që ishte shtruar në QSUT është infektuar teksa…
Shitësit që bënin tregti në tregun famëkeq të Wuhanit nga ku besohet se u shfaq pandemia e koronavirusit, raportohet se kanë rihapur tezgat e tyre në tregjet e tjera të qytetit. Tregu i gjallesave kryesisht të detit në Huanan që besohet se ishte shkaktuar i shpërthimit të pandemisë, ishte mbyllur nga autoritetet kineze më 1 maj në fillim të krizës shëndetësore. Ekspertët kinezë më parë kishin bërë të ditur, se virusi ishte transmetuar te njerëzit përmes këtyre kafshëve të egra në tregun në Huanan. Aty shiteshin pothuajse të gjitha llojet e kafshëve nga dhelprat e deri te koalat, që i…
Gjatë ditës së djeshme, në rrjete sociale tërhoqën vëmendjen disa “deklarata” të forta të parteneres së Stresit, e cila linte të kuptohej se ishte ndarë me reperin. U aludua se shkak për këtë ishte bërë tradhtia, pikërisht për shkak të postimit të Keisit ku shkruhej: “Nëse tradhëton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë.” Keisi tregoi gjithashtu se nuk kishte arsye të vinte në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka rrëfyer edhe sa e zhgënjyer është nga partneri i saj. E pyetur në llogarinë e saj në…
Qeveria shqiptare ka ndryshuar sot vendimin për pagesën e ndihmës ekonomike prej 40 mijë lekësh, e cila njihet si paga e luftës. Vendimi i ri është publikuar sot në Fletoren Zyrtare dhe bëhet me dije se pagën e luftës do e përfitojnë të gjithë individët që janë larguar nga puna midis datës 1 mars dhe 17 maj. Aktualisht përfitonin ndihmën financiare vetëm ata që ishin larguar nga puna deri në 10 prill. VENDIMI I PLOTË Në vendimin nr.305, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Pika 2, e kreut I, ndryshohet, si më poshtë vijon:…
“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtrat, kur e di të vërtetën.” Ky mesazhi që Jozefina Topalli publikon në profilin e saj në ‘Facebook’. Pa bërë asnjë koment më shumë, Topalli e ka publikuar mesazhin në një kohë kur në emisionin “Opinion” po fliste kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Mund të aludojmë se ky mesazh i Topallit i drejtohet Bashës, por vështirë të thuhet se për kë nga deklaratat nuk bie dakord ish-kryetarja e Parlamentit. Basha mohoi një marrëveshje të fshehtë me kryeministrin Edi Rama, ashtu siç mohoi edhe një koalicion të mundshëm paszgjedhor me Partinë Socialiste. Basha u shpreh gjithashtu i…
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Bllokut në Tiranë në rrugën “Perlat Rexhepi”. Në aksident është përfshirë një mjet tip Mercedes Benz dhe një BMW luksoze. Nga përplasja e fortë në vendin e ngjarjes janë mbledhur dhjetëra banorë të zonës, ndërsa trafiku është rënduar.