Kryeministri Rama njoftoi sot përmes Facebook se pavarësisht hapjes më 1 Qershor kjo fundjavë i gjen përsëri të izoluar njerëzit. Ai tha se dalja nga zonat e kuqe do të jetë e ndaluar deri të hënën. STATUSI I RAMËS: JA SESI DO HAPEMI NGA 1 QERSHORI DHE ÇFARË MBETET ENDE MBYLLUR NË NORMALITETIN E RI 🟢🔴 KJO FUNDJAVË DO TË JETË E LIRË PËR QYTETARËT DHE BIZNESET HAPUR, PËRFSHIRË EDHE LOKALET (JASHTË) APO PLAZHET VETËM PËR BANORËT E QYTETEVE BREGDETARE, NDËRSA DALJA NGA ZONAT E KUQE E NDALUAR DERI TË HËNËN🚫
Author: tirana
Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci, i është përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi reformën zgjedhore. Sipas ambasadorit italian, reforma zgjedhore është shumë e nevojshmë për shtetin shqiptar, ku të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të arritur më të mirën, teksa shteti italian është tepër i vëmendshëm për vijimin e kësaj reforme. “Palët me njëra-tjetrën kanë pasur disa takime dhe të tilla takime do të vijojnë ende dhe ne kemi mjaft shpresë se do të miratohet brenda datës 30 maj. Reforma stabilizon modulin dhe kriteret për zhvillimin e zgjedhjeve, për këtë është e rëndësishme të gjendet formula e përshtatshme”, ka…
Një peshkarexhë me emrin ‘Anxhela’ dhe me 3 marinarë në bord është djegur 6 milje nga bregu i detit në Durrës. Peshkarexha mori flakë prej një shkëndije elektrike në bateri teksa është djegur e gjitha por fatmirësisht janë shpëtuar 3 marinarët në bord. Anëtarët e bordit të anijes së peshkimit u përpoqën të fikin zjarrin, por më pas për të shpëtuar u hodhën në det teksa një anije peshkimi ”Arlo” që ndodhej 15 minuta larg i shpëtoi. Marinarët rrezikuan jetën por në vendngjarje po shkojnë Rojet Bregdetare dhe Policia Kufitare që do të kontrollojnë varkën.
Shumëkush mund të mendojë se me stadin aktual të zhvillimeve teknlogjike në botë, ndërtimi i raketave balistike ndër-kontinentale (ICBM), duhet të jetë një mision relativisht i lehtë. Në fakt e kundërta është e vërtetë. Në botë, vetëm 10 vende kanë arritur të ndërtojnë me sukses raketat ICBM. Po pse është kaq i vështirë prodhimi i tyre? Ndoshta shpjegimi duhet të nisë nga ajo se çfarë është në të vërtetë një reketë balistike ndër-kontinentale. Në shpjegimin më të thjeshtëzuar, bëhet fjalë për një raketë që pasi lëshohet, duhet të ndjekë një trajektor të caktuar derisa bie tokë si pasojë e forcës…
Sabiani mbetet prej vitesh një nga këngëtarët më të dashur për publikun, këngët e tij hite dëgjohen kudo dhe gjithashtu është shumë i komentuar në media e rrjete sociale. Ajo që e ka bërë Sabianin të veçantë nga të tjerët ka qenë edhe pamja e tij, me flokët e gjatë kaçurrela. Së fundmi Sabiani ka bërë një ndryshim shumë të guximshëm dhe me siguri nuk do e njihnit. Këngëtari i ka lyer flokët plot me ngjyra, një look ky shumë ekstravagant që jo çdokush do guxonte. Sabiani është frymëzuar nga reperi amerikan Tekashi dhe këtë e ka treguar në një…
Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimet me bizneset e vogla në njësinë nr.8 në Tiranë ku është njohur me ankesat. Pronarët e bizneseve të vogla i ankohen Bashës se xhiroja ka rënë, s’kanë të ardhura dhe as ndihmë nga qeveria qoftë me pagë lufte për të cilat kanë aplikuar dhe nuk i kanë marrë. Basha dënoi vendimin e qeverisë për të mbyllur bizneset herët në pandemi si dhe për t’i mbyllur edhe të dielave. TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA. ME BIZNESE TË VOGLA NË NJËSINË 8 Sesa keq është situata ekonomike, kjo duket qartë në…
Namik Dokle është një nga figurat më të spikatura socialiste që me ‘rilindjen’ iku nga skena e PS. Mirëpo ai nuk e harron 26-28 majin e vitit 1996 kur u përball me dhunën dhe terrorin e policisë dhe SHIKU-t. Kanë kaluar 24 vite nga ajo kohë dhe sot, Dokle ka një mesazh për miqtë socialistë të orëve të para si Agim Fagu e Pandeli Majko. “Një kartolinë për miqtë( Agim Fagu dhe Pandi Majko)! Njezetë e katër vjet më pare nisi greva e urisë së deputetëve të opozitës, të cilëve u ishte grabitur vota, ishin dhunuar në zonat e tyre…
Blogerja e njohur Armina Mevlani, pas karantinës i është dedikuar një tjetër pasionit të saj ende të pa shpalosur mirë, atij të artit viziv. Mevlani ka xhiruar një film të shkurtër duke përdorur veshjet dhe parfumin “Light blue” të firmës së njohur italiane, Dolce&Gabbana. “Një film i vogël, shijojeni,”-shkruan Armina, shumë krenare për punën e bërë. https://www.facebook.com/arminamevlaniofficial/videos/639341333330675/?v=639341333330675
Mediat italiane kanë shkruar sot një artikull për biznesmenin shqiptar në kërkim Rezart Taçi. Sipas tyre, ai ka depozituar plot 362 milionë euro në Singapor. Shumë e madhe është depozituar në një bankë, ku ka zyrat edhe kompania Vetro Energy, me të cilën ai dështoi të merrte kompaninë shtetërore të naftës, Albpetrol. Është mister se si e siguroi Taçi një shumë të tillë, pasi ai shpalli falimentin dhe nuk kishte as 6 milionë euro, për të paguar blerjen e klubit italian të Parmës. Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe…
Që bëni ushtrime të mira dhe të keni rezultate më shpejtë, ju duhet të ndani të paktën 10 minuta në ditë. Duhet ti bëni secilin ushtrim për 30 sekonda pa pushim në mes ushtrimeve që të arrini rrahje të shpejta të zemrës dhe të digjni kalori më shumë. Sqauat si i burgosur Fillon me qëndrimin në shputat tuaja dhe duhet të ketë hapësirë pak më shumë së pozita e kikave. Vendosi krahët mbrapa kokës si i burgosur dhe përkulni gjunjët tuaj në squat, si të uleni në karrige. Vazhdoni për 30 sekonda. Squat me kërcim Filloni në pozicionin e squatit,…
Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për krijimin e qeverisë së re. Duke e cilësuar vendimin e Kushtetueses përtej imagjinatës, Albin Kurti thekson se do të vijojë betejën, ndër thekson se ditët në vijim do të bëjë publik hapat që do të ndjekë. Reagimi i Albin Kurtit: Mbrëmë natën, në orët e vona, morëm njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Aktgjykimin për dekretin antikushtetues të Presidentit. Le të themi qysh në fillim, se në tekst dhe nëntekst nuk gjendet shumë lidhur me çështjet…
Kur ra pandemia e COVID 19, ekspertët parashikuan që Japonia do të goditej fort nga virusi, disa thanë se 400,000 banorë mund të vdisnin. Vendi nuk zbatoi asnjë karantinim dhe testoi vetëm 0.2% të popullsisë së tij. Japonia nuk ka përdorur teknologjinë e mbikëqyrjes ashtu si vepruan Kina dhe Singapori dhe nuk përdori testime në masë, siç bëri Koreja e Jugut. E megjithatë, megjithëse të paktën 26% e popullsisë së Japonisë është mbi moshën 65 vjeç dhe në rrezik më të lartë për t’u sëmurë me koronavirus, shumica nuk u sëmurën. Në vend të distancës sociale, qeveria nxiti publikun të…