Author: tirana

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është nderuar me titullin ‘Qytetar Nderi’ në Skrapar. Mësohet se ky titull është propozuar nga kryebashkiaku i qytetit Adriatik Mema. Sakaq, motivacioni i titullit është: “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”. Doktor Pipero është kthyer, me daljet e tij të shpeshta publike në studiot televizive, në imazhin publik të luftës që qindra mjekë dhe infermierë po bëjnë kundër COVID-19. Fjala…

Read More

Deputeti opozitar Selami Jenisheri ka vendosur të ndryshojë look. Ditën e sotme ai është shfaqur në seancë plenare me flokët të lyera në formë kapelon dhe baluket me vijë në mes. Në momentin e marrjes së mandatin rreth një vit më parë, Jenisheri u shfaq në publik, me flokët e thinjura dhe pak më tradicional. Por mesa duket fama nën kostumin e deputetit e ka bërë atë të mendojë për një look të ri për të tërhequr vëmendje.

Read More

Ditën e djeshme në rrjet qarkulluan lajme se bloggerja e njohur, Armina Mevlani, mund të jetë shtatzënë. Shkak për këtë u bë një foto e publikuar nga vetë ajo në Instagram, ku i dukej barku pak i fryrë. Mirëpo në një reagim për “Iconstyle”, Mevlani e ka mohuar këtë lajm. “Nuk është e vërtetë. Pak të shohin barkun e fryrë një moment, të bëjnë shtatzënë”, u shpreh Armina. Ajo ka treguar më parë se dëshiron shumë të bëhet nënë, por tani nuk mundet për shkak të impenjimeve të shumta dhe dëshiron që kur kjo të ndodhë, ajo t’i përkushtohet plotësisht…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi i ka kërkuar Autoritetit të Mediave Audiovizive që të marrë masa ndaj moderatorit Blendi Fevziu. Sipas Murrizit, në emisionin e të hënës ku ishte i ftuar presidenti Ilir Meta është përdorur një fjalor denigrues ndaj deputetëve të opozitës së re, duke i quajtur ata karagjozë. “Gjatë bisedës mund të verifikohen lehtësisht shprehjet e përdorura nga moderatori i emisionit zoti Blendi Fevzi (ose Fevziu) (minuta 01:04:25). Blendi Fevziu: Një nga mesazhet që mua më vjen i përsëritur në forma të ndryshme, por që thelbi mbetet i njëjtë që prej thuajse një viti zoti Meta,…

Read More

Yjet premtojnë ndryshime të mëdha në jetën sentimentale për këto 3 shenja të horoskopit. Shigjetari. Tani për tani, Shigjetari do të ndihet i sigurt dhe i pjekur emocionalisht. Nëse dilni me ndonjë nga kjo shenjë, përgatituni. Tendenca është se ata janë të gatshëm të marrin vendime të reja dhe të rëndësishme sentimentale, të tilla si t’ju ftojnë të jetoni së bashku. Virgjëresha. Për tridhjetë ditët e ardhshme, Virgjëresha ka të ngjarë të gjejë personin e zemrës. Njerëzit e kësaj shenje kanë një shpirt familjar, ata janë duke kërkuar dikë me të cilin mund të ndërtojnë një marrëdhënie serioze dhe të…

Read More

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj në një intervistë për “News 24” deklaroi se janë gjithsej 179 mijë përfitues nga paketa e dytë e miratuar. “Kryeministri e ka bërë deklarimin pardje që kishte të bënte me të gjithë periudhën e pandemisë, ku ka paralajmëruar edhe lirimin e të gjithë aktiviteteve thuajse, edhe transportit publik po ashtu. Me të gjithë kujdesin që duhet të jemi, Shqipëria është cilësuar si një nga vendet që ka menaxhuar me sukses situatën e pandemisë. Shqipëria ka zgjedhur një qasje ku ka mbështetur të papunët që janë goditur më rëndë nga Covid-19. Ka dy paketa të rëndësishme…

Read More

Dashi Atmosfera është plot me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe nga ana financiare. Jeta sociale, ndër të tjera do të intensifikohet shumë dhe do t’ju ofrojë shumë frymëzime dhe ide. Demi Edhe pse Afërdita ndikon për të ruajtur optimizmin tuaj, Urani dhe Neptuni ju krijojnë tensione në punë dhe në jetën private. Vetëkontrolli duhet të jetë në maksimum, pasi mund të ketë momente të komplikuara gjatë ditës. Binjakët Mërkuri bëhet më harmonik duke ju bërë mjaft pozitive ditën tuaj. Në punë mund të keni promovime dhe shpërblime për shkak të ideve dhe krijimtarisë tuaj. Gjithashtu edhe jeta me partnerin…

Read More

Sëmundjet e zemrës janë ndër patologjitë më të shpeshta që shfaqen në vendin tonë. Për shkak të një sërë faktorëve, shqetësimet në zemër prekin më shumë moshat e rritura. Arresti kardiak, ose siç njihet në gjuhën e përditshme goditja në zemër është një prej patologjive që kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor, pasi vlerësohet si emergjencë mjekësore. Mjekja Ilda Xhelili tregon në vijim të shkrimit se cilët janë shkaktarët që shtojnë riskun për arrest kardiak, simptomat dalluese në rastet kur janë të dukshme, si dhe këshillat se si duhet të kujdesemi. Çfarë duhet të kuptojmë me arrest kardiak? Me arrest kardiak,…

Read More

Kroacia ka hapur kufijtë me 10 vende në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë. Qytetarët e Çekisë, Hungarisë, Austrisë, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Sllovenisë, Gjermanisë dhe Sllovakisë, tani mund të hyjnë në territorin kroat, me kushte të njëjta sikurse para pandemisë. Megjithatë, ata duhet të përmbushin rekomandimet e Institutit kroat të Shëndetit Publik lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq tha se qytetarët e këtyre vendeve që hyjnë në Kroaci, do të regjistrohen dhe do t’ju merren të dhënat për vendin e qëndrimit, numrat e telefonit dhe adresa e postës…

Read More

Rreth orës katër të mëngjesit, ditën e Fitër Bajramit (24 maj), policia e Vlorës njoftoi për vrasjen e një 25-vjeçari, i identifikuar si Kristian Breshanaj. Mbi të riun u shtinë gjithsej 10 plumba, pesë prej të cilave përfunduan në trupin e Kristanit, çka i shkaktoi dhe vdekjen e menjëhershme. I riu është djali i shefit të reanimacionit të spitalit të Vlorës, Edmond Breshanaj. Ndërkaq, është përfolur shumë se vrasja e tij është kryer për pazare droge, por këto fjalë u përgënjeshtruan nga babai i viktimës, Edmondi, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, se kjo pistë bie poshtë, sepse djali i…

Read More

Kryeministri Edi Rama njoftoi se kësti i kredive do të shtyhet edhe me tre muaj për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur nga situata e koronavirusit që preku vendin tonë. Marrëveshjen, Rama tha se e ka firmosur së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Për biznesin, kreu i qeverisë thekson se Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi. Postimi i Ramës 🟢 LAJM I MIRË BASHKËFIRMOSËM…

Read More

Meshkujt të cilëve u bien flokët apo u thinjen në një moshë të re janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë sëmundje të zemrës para se t’i mbushin 40 vjet Sipas studimit, edhe rënia e flokëve dhe thinja e parakohshme e flokëve shërbejnë si indikatorë të fortë të rrezikut për sëmundje të zemrës. Studimi ka krahasuar 790 meshkuj me sëmundje të artereve koronare nën moshën 40 vjet, dhe 1.270 meshkuj të shëndetshëm të moshës së njëjtë. Pastaj studiuesit, në bazë të eksperimenteve të ndryshme, kishin zbuluar se meshkujt e rinj me sëmundje të artereve koronare janë dukshëm më të prirë…

Read More