Vendi i parë që ka nisur aplikimin e pasaportave të imunitetit ndaj Covid-19, është Estonia. Aplikimi i Immunity Pass për celular që mbledh të dhëna për testim nga koronavirusi i ri, është bërë nga organizata joqeveritare, me mbështetjen e kompanive fillestare dhe nëpunësve shëndetësor. Aplikacioni me pasaporta imunologjike digjitale, u mundëson njerëzve ta shpërndajnë statusin e tyre lidhur me koronavirusin me palën e tretë, siç janë autoritetet apo punëdhënësit.
Author: tirana
Deputeti opozitar Selami Jenisheri ka vendosur të ndryshojë look.Ditën e sotme ai është shfaqur në seancë plenare me flokët të lyera në formë kapelon dhe baluket me vijë në mes. Në momentin e marrjes së mandatin rreth një vit më parë, Jenisheri u shfaq në publik, me flokët e thinjura dhe pak më tradicional. Por mesa duket fama nën kostumin e deputetit e ka bërë atë të mendojë për një look të ri për të tërhequr vëmendje.
Në një intervistë ekskluzive për Tirananews.al historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo sqaron se si qëndron e vërteta e deklaratave të tij lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut. Milo shpjegon se ajo që tregon video që tashmë është bërë virale në rrjet, është një shpifje shumë e poshtër e organizuar nga qarqe ekstremiste islamike, që financojnë shumë portale të tilla në Shqipëri, për të goditur figurën e Skënderbeut. Milo shton se mbështet deri në fund tezat, të cilave ju referohet, por jo fjalëve të shkëputura nga konteksti, pasi kështu fjalët e tij po shfrytëzohen. Intervista/ Ju keni thënë…
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se masat e ndërmarra nga qeveria lehtësuan mbi 50% të bizneseve në vend. “Janë 49 mijë biznese që përfituan, pjesë e fashës nën 14 milionë lekë, dhe janë 25 mijë biznese që përfituan nga shtyrja e afatit të deklarimit të bilanceve”, tha Denaj, sot në Kuvend teksa paraqiti ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ndryshimet tha ajo, përcaktojnë shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën prill-dhjetor 2020, për call–center, fasoneritë dhe turizmin. Ndërsa bizneset e tjera vazhdojnë pagesën në tetor. “Për bizneset me…
Pas debateve të shumta për reformën në drejtësi dhe deklaratave të forta të ambasadores së ShBA-së, Yuri Kim, e cila foli për marrëveshje të fshehta për të sabotuar këtë reformë ka ardhur edhe reagimi i parë i Shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera. Sipas saj, reforma në drejtësi nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme, duke theksuar zbatimi i kësaj reforme duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë. E vetëdijshme se kjo reformë është e vështirë dhe me ndikim në interesat personale, Calavera u shpreh se do të do të kërkojë kohë para se…
OFL vijon me 4 shënjestrat e radhës duke u çuar formularin që kanë 48 orë kohë për ta plotësuar. Kësaj radhe OFL është ndalur në Tiranë ku i ka dërguar formularin 3 personave të dënuar për vjedhje me armë. Ndërkohë një personi me inicialet në I.R, në Shkodër i është dërguar formulari pasi është në arrest me burg për kryerje të disa veprave penale në kuadër të një grupi kriminal. Këtyre personave OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve me të gjitha pyetjet drejtuar atyre ose në të kundërt u sekuestrohen pasuritë. NJOFTIMI NGA POLICIA Vijon pa ndërprerë…
Një fabrikë peshku në Lezhë, është konstatuar duke shkarkuar mbetjet në kanalin e ujësjellësit. Gjatë kontrollit të policisë në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u procedua penalisht shtetasi G.A., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit konstatuan se fabrika e përpunimit të peshkut, shkarkonte mbetjet në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit në Shëngjin. IKMT-ja e ka gjobitur subjektin me masë administrative 500 mijë lekë të reja ose 5 milionë të vjetra, si dhe do të ndërpresë lidhjen me rrjetin e kanalizimeve. Aktualisht në të gjithë vendin vijojnë kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të…
Kishte marrë tokë me qira për ta mbjellë me kanabis, por kjo gjë i kushtoi prangat. Efektivët e policisë së Skraparit, pasditen e kësaj të mërkure, lokalizuan dhe vunë në pranga Sazan Koromanin, 44 vjeç, banues në Backë, Skrapar. I dyshuari i shpallur në kërkim nga policia e Korçës, pasi në gusht të vitit 2015, gjatë kontrollit nga forcat e policisë, në tokat e marra me qira në fshatin Çemeric, Korçë, së bashku me shtetasin F. K., iu janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike kanabis sativa. Koromani ishte shpallur në kërkim nga policia e Korçës, pasi Gjykata e Apelit e…
Policia e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar me urdhër të policisë një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.Bëhet fjalë për një shumë prej 400 mijë dolllarë, e bllokuar në llogarinë e biznesmenit A.G, i cili po përpiqej të bënte një transaksion për t’i nxjerrë paratë jashtë shtetit. Mësohet se shuma e parave është bllokuar në momentin që A.G do t’ia kalonte me transaksion bankar vëllait të tij në një tjetër kontinent, i quajtur I.G, i cili u akuzua se ka kryer një krim të rëndë disa vite më parë në Tiranë…
‘Gabimi është njerëzor’ thuhet në jetën e përditshme dhe kjo frazë është e vërtetë. Ja 3 gabimet që bën në dashuri secila shenjë zodiakale: Dashi 1. E merr me shumë nxitim 2. Pret që partneri të bëjë gjithçka që vendos ai 3. I ngel shumë hatri Demi 1. Nuk e lë veten të lirë plotësisht 2. Ka shumë frikë se mos e braktisin 3. Ka vështirësi të pranojë gabimet e veta Binjakët 1. Pyet gjithmonë se çfarë po ndodh dhe nëse mund të bëhet më mirë 2. Nuk është kurrë i sigurt nëse personi me të cilin po del është…
Më 12 korrik 1939, Legata Italiane i dërgonte Ministrit të Brendshëm Maliq Bushati një kërkesë të çuditshme të një skulptori të njohur kroat, Rudolf Spiegler, i cili pretendonte se kishte realizuar një medalion për Mbretëreshën Geraldinë dhe kërkonte ose t’i kthehej mbrapsht medalioni ose t’i paguhej shuma prej 1 mijë dinarësh. Siç mësohet nga korrespodenca e shkëmbyer në Tiranë, medalioni ishte porositur para luftës nga Mbretëresha Geraldinë, dhe megjithë hetimet e bëra nga qeveria shqiptare, nuk ishin gjetur gjurmë të këtij medalioni dhe as njerëz që mund të kishin dijeni rreth tij.Dokumentet zbulojnë se bashkë me kërkesën e tij, dërguar…
Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi i ka tërhequr vëmendje deputetit të opozitës së re Kostaq Papa për përdorim të celularit gjatë seancës plenare. “Kostaq Papa kujdes me telefonin, deri këtu u dëgjua biseda”, tha Hysi. Fjalimi i Papës në datë 8 Mars u bë viral në rrjet për shkak se u shpreh se në rininë e tij ka qenë donzhuan dhe partneret e tij kanë pikë gjithmonë whisky.