Author: tirana

Dietat e pa balancuara vrasin më shumë njerëz në ditët e sotme sesa pirja e duhanit. Shkencëtarët zbuluan se mungesa e lëndëve ushqyese të rëndësishme mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Sidoqoftë, disa produkte, të cilat ne i përfshijmë në dietën tonë për të ashtuquajturat cilësi të dobishme, mund të jenë gjithashtu shkatërruese për trupin tonë. Midis tyre janë lëngjet e frutave të freskëta që duken të shëndetshëm në krahasim me pije të tjera të gazuara, por në të vërtetë mund t’ju sjellin një hap më afër diabetit. Sushi: Sushi vetë nuk është i dëmshëm. Sidoqoftë, janë përbërësit e ndryshëm në…

Read More

Në një butik përballë gjimnazit “Ali Demi” dy gra kryejnë një gjest të ulët duke u futur në butik dhe duke vjedhur disa rroba. Më shumë se vlera e sendeve ka vlerë gjesti i turpshëm që kësaj rradhe kryhet nga femra, të cilat nuk kanë mundësi të blejnë dhe zgjedhin rrugë alternative. Zonjat janë të lutura të paraqiten në dyqan dhe minimumi të kërkojnë falje. Me aktin në fjalë do të procedojë në veprime të mëtejshme policia e qytetit të Vlorës.

Read More

Mediat greke kanë publikuar pamjet e një çifti nga Shqipëria që kryen vjedhje nëpër supermarkete në mes të karantinës për shkak të pandemisë së covid-19. Faqja e njohur greke, Newsit.gr ka publikuar një video ku çifti nga Shqipëria vjedh produktet në supermarketet në Attica, e cila tregon mënyrën se si vepronin ata. Siç shihet në video, burri mban një objekt para gruas në mënyrë që ta ‘mbulojë’, ndërsa ajo vendos produkte në çantën e saj nga një raft. Ata më pas largohen nga supermarketi, pasi sigurisht kanë paguar një tarifë të vogël për produktet që kanë blerë në mënyrë që…

Read More

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka treguar mbrëmjen e sotme se gjatë periudhës së fillimit të pandemisë së koronavirusit, personeli i 127-ës ka marrë kërcënime e sharje të shumta. Brataj ka thënë në emisionin e Eni Vasilit se kur në një pallat kishte rezultuar një qytetar i prekur, drejt numrit të Urgjencës kishin shkuar shumë thirrje telefonike që shkonin deri në kërcënim. Bartaj tha se shumë prej banorëve të pallatit kërcënonin personelin e 127-ës, deri te kërcënimet për vrasje.Ai tregoi se një prej banorëve të pallatit kishte thënë se ishte gjyqtar dhe do të ndiqte personalisht personelin e Urgjencës…

Read More

Në Shqipëri, rastet e reja me Covid 19, po shënojnë ulje-ngritje të vazhdueshme. Në dy ditët e fundit, është rregjistruar një numër i lartë të infektuarish, të përqëndruar kryesisht në Tiranë. Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ku dha një shpjegim për këtë rritje të numrit. “Shikohet që është ulur vigjilenca. Njerëzit mendojnë se virusi ka ikur dhe nuk i kushtojnë shumë vëmendje masave të distancimit social. Pastaj numri është rritur në dy vatra, dje në Call Center dhe sot në spital” tha Brataj për Open.

Read More

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka folur rreth rasteve të shtuara me covid-19 gjatë dy ditëve të fundit. Pipero ka folur në emisionin “Open” edhe për rastin e një infermiereje që ka infektuar 13 persona të tjerë në një spital në Tiranë. Sipas Piperos e infektuara në fjalë nuk dihet se ku e ka marrë Covid-19, ndërsa shton se pavarësisht se i është këshilluar që të izolohet para se të dalë me koronavirus, personi në fjalë ka hezituar dhe ka shmangur këshillimin. “I është rekomanduar të izolohet, por nuk e ka zbatuar këshillën. Ka qenë papërgjegjshmëri e një individi. Nuk…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga kjo e hënë do të rihapt qarkullimi në të gjithë vendit, e ndërsa ka bërë me dije se është gati plani për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. “Do të hapim kopshtet dhe cerdhet, kufijtë tokësorë, makina në të gjithë vendin, edhe plazhet. Por asnjë subjekt privat përvec hotele, nuk do vendos çadra në rërë. kjo do të jetë java e fundit me zonat me ngjyra dhe kjo fundjave do të jetë e fundit me ndalim kufiri përtej zonës së kuqe, detajet të premtet kur të dalë urdhri nga autoritet. Ju falenderoj për…

Read More

Gjatë mbrojtjes së nismës së ligjit të dekomunistizimit, deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka zbuluar një fakt skandaloz se personi që jep certifikatën e pastërtisë së deputetëve apo dhe pjesëtarëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë pjesë e procesit të vettingut. Bëhet fjalë për punonjës të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. “Janë 71 persona në SHISH që janë ish-punonjës të sigurimi të shtetit, në DSIK janë 4 prej tyre janë punonjës kyç, një prej tyre lëshon certifikatën e sigurisë për deputetët dhe për të gjithë punonjësit e sistemit të drejtësisë. Është ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për situatën e COVID-19 dhe ka thënë se vendi mund të kthehet sërish tek masat ekstreme nëse rriten numrat. Kryeministri u shpreh se me jetën nuk luhet dhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi virusi është ende mes nesh.  “Ky është  komunikimi i fundit ekskluzivisht për armikun e padukshëm. Ai nuk ka ikur dhe nuk është zhdukur plotësisht. Numrat në Tiranë nuk po flasin për mirë, pamjet me turma të partive në Tiranë, po vazhdojnë dhe përtej të tretave të karakatinës për Teatrin Kombëtar. Ata që po mbledhin firma janë pseudoaktorë dhe vegla…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për rikthimin e virusit. Ai tha se kjo është java e fundit me kufizime dhe shteti është i përgatitur. Kreu i qeverisë tha se  nga java e ardhshme do hapen dhe aktivite të tjera, por nuk do lejohen aktivitet sportive dhe ato kulturore. “Kjo do jetë java e fundit me masa shtrënguese, por nuk do ketë kemi një hapje 100%, pasi nuk do lejohen dasmat e ceremonitë mortore, por dhe aktivite sportive dhe kulturore. Ne po vazhdojmë të përgatitemi për të qenë gati për një valë të re. Mjekët dhe infermierët kanë treguar se…

Read More

Ish-presidenti Bamir Topi është bërë gjysh dy ditë më parë. Moderatori i emisionit, Bejdo Malo i ka dhuruar Topit një korrnizë fotografie mbi të cilën i kërkoi të vendoste fotografinë e parë të mbesës së tij, ndërsa ish-presidenti e falenderoi. Pjesë nga emisioni në Fax News Malo: Unë do ta filloj paksa ndryshe, kam bërë një dhuratë të vogël, është një simbolikë, një kornizë fotografie, ju jeni bërë gjysh pardje me mbesë dhe foton e parë që do ti bëni ta vendosni këtu, dhe unë doja të bëja një lidhje me mbesën tuaj përmes një simbolike. Topi: Shpresoj të jetë…

Read More

Një grua rreth 70 vjeç është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në Mamurras të Kurbinit. Viktima e identifikuar si Gjelina Hoti jetonte e vetme. Fqinjët kanë njoftuar policinë, pasi e moshuara nuk ishte përgjigjur në telefon. Policia bashkë me zjarrfikësit kanë ndërhyrë, duke hapur derën e banesës dhe e kanë gjetur pa jetë të moshuarën. Nga verifikimet paraprake dyshohet të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike nga pakujdesia, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Read More