Author: tirana

Edhe ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, reagon për Reformën në Drejtësi. Në një mesazh të publikuar nga ambasada italiane në “Facebook”, ambasadori Bucci thekson se është pozitiv fakti që çështja e Reformës në Drejtësi vijon të jetë në qendër të debatit politik. “Përsa i përket reformës në drejtësi: pozitiv fakti që çështja vijon të jetë në qendër të debatit politik! Çuarja përpara e reformave mbetet një kusht i rëndësishëm për anëtarësimin në BE. Ofrojmë mbështetjen maksimale, jemi pranë popullit dhe Autoriteteve shqiptare në këtë rrugëtim. Prioritet i përbashkët!”

Read More

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim përshëndet vendimin e PD dhe Bashës për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Kim bie dakord me këtë vendim dhe gatishmëri ndërkohë që pret edhe liderët e tjerë të kenë të njëjtën gatishmëri udhëheqjeje. STATUSI NGA YURI KIM Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne mezi presim liderë të tjerë që tregojnë udhëheqje të ngjashme. https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1263818090921570304

Read More

Kreu i PD-së, Luzlim Basha ndërsa ka komentuar deklaratën e fortë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, tha se është kryeministri Rama ai që po “luan me reformën në drejtësi”. Në një deklaratë për mediat, kryeopozitari deklaroi se qëllimi i Ramës është bllokimi i procesit të integrimit europian të vendit. bashaPyetje: Z.Basha për lojra sot foli edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim, kush po luan sipas jush? Basha: Ai që hodhi në erë Teatrin me dinamit, për të hedhur në erë Reformën Zgejdhiore e për të bllokuar procesin e integrimit europian të vendit. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta për platformën me 8 pika të propozuar nga kreu i shtetit. Në mesazhin e tij në Twitter, Rama shkruan se ai nuk gënjen dhe këtë e ka shkruar vetë, Ilir Meta. “Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit😊”, shkruan Rama.

Read More

Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, ose siç të gjithë e njohim, “Ezel”, shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, aktorja Sinem Kobal, është një pritje të një bebushi dhe këtë lajm të bukur e kanë bërë të ditur të afërmit e tyre. Madje, ata treguan se çifti do të bëhet me vajzë, megjithëse Kenan dhe Sinem ende nuk e kanë konfirmuar gjininë e bebushit. Mediat turke kanë raportuar së fundmi se për të falenderuar bashkëshorten që po e bën baba për herë të parë pas 4 vitesh martesë, Kenan i ka bërë asaj…

Read More

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori, Luigi Soreca përkujtoi sot përvjetorin e parë të operacionit të përbashkët Frontex jashtë BE-së në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë , me rojet kufitare nga shtetet anëtare të BE-së. Ambasadori Soreca u shpreh se, BE kontribuon me 5.9 milion euro në Shqipëri në kontrollin efektiv të kufijve dhe trajtimin e krimit ndërkufitar. “Sot është përvjetori i parë i operacionit të përbashkët Frontex jashtë BE-së në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë , me rojet kufitare nga shtetet anëtare të BE-së . BE kontribuon me 5.9 milion € në Shqipëri në kontrollin efektiv të kufijve…

Read More

Kristian Drosten, që drejton Institutin e Virologjisë në Spitalin “Charité” në Berlin, ishte një nga shkencëtarët që e identifikoi virusin e SARS-it në vitin 2003. Si drejtues i laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik për koronaviruset, ai është eksperti kryesor i qeverisë gjermane, që dikton masat e marra për të përballuar pandeminë aktuale. Në një intervistë ekskluzive, Drosten shpjegon arsyen pse i frikësohet një vale të dytë vdekjeprurëse të Covid-19. Gjermania ka nisur të heqë gradualisht këtë javë masat e ashpra kufizuese. Çfarë ndodh më pas? Ne po shohim që pavionet e kujdesit shëndetësor intensiv në Gjermani janë gjysmë të…

Read More

Greqia ka zgjatur bllokimin deri më 7 qershor, si në ishuj ashtu edhe në pjesën kontinentale të saj, të vendosur më 17 mars për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në kampet e mbipopulluara të migrantëve, njoftoi Ministria greke për Emigracionin. Deri më tani, mes 168 vdekjeve Covid-19 të regjistruara në Greqi, nuk janë raportuar vdekje tek autoritetet në kampet e migrantëve, kryesisht në ishujt e Egjeut. Vetëm dy migrantë në ishullin e Lesbosit kanë rezultuar pozitiv në fillim të majit dhe janë karantinuar. Më shumë se 33 000 azilkërkues jetojnë në pesë kampe të ishujt e Egjeut dhe rreth 70…

Read More

Apple dhe Google vendosën në dispozicion të autoriteteve shëndetësore në botë zgjidhjen e tyre për të krijuar një aplikacion për gjurmimin e kontakteve kundër koronavirusin, njoftuan sot ata. “Duke nisur nga sot, teknologjia jonë është e disponueshme për agjencitë e shëndetit publik në iOS për Apple dhe Android për Google, dy sisteme funksionimi të smartfonëve dominues në botë”, theksuan Google dhe Apple në një komunikatë të përbashkët. “Ajo që ne kemi krijuar nuk është një aplikacion, por më shumë një interferencë programacioni (API) që agjencitë shëndetësore të mund të integrohen në aplikacionet e tyre”, theksuan dy gjigantët. Prandaj, topi është…

Read More

Diçka e re zbulohet çdo ditë: midis efekteve të infeksionit prej Covid-19 ka edhe një rritje të presionit sistemik të gjakut. Hulumtimi u krye nga një ekip nga Universiteti Shtetëror i Milanos që shpjegon shkaqet e tij. Deri tani kemi mësuar pothuajse gjithçka për Covid, por çdo ditë që kalon ka gjithmonë diçka të re. Sipas një hulumtimi të kryer nga një ekip nga Universiteti Shtetëror i Milanos në Itali, përveç mushkërive (shënjestra e tij e preferuar), lëkura, sistemi nervor dhe organet e tjera si zemra dhe truri, koronavirusi shkakton edhe rritje te vazhdueshme te presionit sistemik të gjakut. Si…

Read More

Reperi Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina Shehu së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Ishte Erzina ajo e cila zbuloi se ata do të bëhen me vajzë. Ndërsa është mësuar dhe emrin i vogëlushes që do të vijë në jetë. Baai i Erzinës ka pulikuar disa foto në ‘Instagram’, ku tregoi dhe emrin e mbesës së tij. Bashkangjit fotos së publikuar në rrjetin social në fjalë, ai zbulon se vogëlushja do të quhet Iza. Kuptimi i emrit është ‘Zoti është i përsosur’ ose ‘Zoti është bekimi im’

Read More