Author: tirana

Moderatorja e njohur e publikut shqiptar, Luana Vjollca është kthyer pas në kohë me disa foto të 5 viteve më parë. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa momente gjatë seteve fotografike me Endrit Mertirin, ku ka veshur një ‘jumpsuit’ në ngjyrë të zezë. Me buzët në ngjyrë të kuqe, flokët bionde, Luana duket mjaft tërheqëse në këto foto të realizuara më parë. Vjollca ndan herë pas here momente të ndryshme gjatë seteve fotografik të realizuara për revistat e ndryshme, ku në secilën prej tyre kujdeset maksimalisht për ‘look-un’ e saj sa esktravagant dhe tërheqës.

Read More

Një pallat 6 katësh në Durrës, në pronësi të zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda është shembur brenda pak sekondash me shpërthim të komanduar nga IKMT. Pallati në lagjen nr. 7 në qytetin bregdetar u dëmtua shumë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pas ekspertizës rezultoi se paraqiste rrezikshmëri të madhe. Për prishjen e këtij objekti, IKMT hapi 350 vrima dhe përdori 8.5 kilograme lëndë eksplozive c4.

Read More

Kantautori i njohur, Flori Mumajesi ka treguar prej vitesh se gëzon një miqësi shumë të ngushtë me dy artistët e tjerë, Klajdi Haruni dhe Bruno. Djemtë kanë ndarë herë pas here momente të ndryshme në studion ku punojnë duke krijuar muzikë bashkë. Së fundmi Mumajesi ka ndarë një foto me Klajdin, duke e shoqëruar dhe me disa fjalë. “Karantinë @klajdiharuni Me këtë djalin e keq, që vetëm i tillë nuk është”, ka shkruar Flori në postimin e fundit në ‘Instastory’. Djemtë kanë treguar se gëzojnë një miqësi të fortë dhe herë pas here nuk kanë munguar edhe videot plot humor…

Read More

Programi “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme, por edhe tejet frymëzuese të Lazim Latifit. Ai është babai i dy fëmijëve,vajzës 27 vjeç dhe djalit 24 vjeç. Jeta e tij ndryshoi para 3 vitesh e gjysëm, kur pësoi aksident. Ai ishte duke u kthyer nga puna me motor dhe një makinë e përplasi. Si pasojë këmba e tij ishte ajo që u dëmtua. Ai nuk e harron momentin kur bashkëshortja e tij vjen dhe e shikon në atë gjendje. Ulërimat e saj i kujtohen edhe sot. Lazim Latifi: Trauma e Anilës mua më ka mbetur…

Read More

Agjencia për Efiçencën e Energjisë ka nisur krijimin e trupës së audituesve të energjisë, e cila do të ketë si detyrë auditimin dhe certifikimin e të gjitha godinave shtetërore apo private dhe pajisjen e tyre me certifikatë energjie. Për herë të parë në vendin tonë është zhvilluar sot testimi për audituesit e energjisë, një proces në të cilin kanë marrë pjesë 82 aplikantë të kualifikuar pas një vlerësimi paraprak. Drejtori i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, Evis Berberi në një prononcim për mediat, bëri të ditur detaje sa i takon testimit. Sipas tij janë katër module dhe aplikantët për t’u…

Read More

Ndarja nga jeta ish-trajnerit të Interit Gigi Simoni, ka trishtuar të gjithë ambjentin zikaltër, përfshirë edhe futbollistin e Kombëtares shqiptare Rey Manaj. 81 vjeçari u nda nga jeta pas një goditje në tru,por ish-trajneri prej një viti ishte i shtruar në spital. Deri në vitin 2015 ishte presidenti i Kremonezes, ku pjesë të skuadrës kishte edhe Rei Manajn, të cilin më pas ia shiti Interit. Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtarë në “Instagram”, sulmuesi i Kombëtares shprehu hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-presidentit duke shkruar: “I dashur president, sot është një ditë shumë e…

Read More

Jon Bon Jovi dhe gruaja e tij Dorothea, të krishterë të devotshëm, kanë hapur zyrtarisht restorantin e tretë me staf vullnetar. Restoranti JBJ Soul Kitchen është hapur në kampusin e Univesitetit Rutgers në Neëark më 22 janar. Ata thanë se restoranti do të kujdeset për studentët që përballen me pasiguri ushqimi. Më shumë se 75% e 36,000 studentëve marrin ndihmë financiare sipas faqes së internetit të universitetit. Për të evituar stigmatizimin në lidhje me pasigurinë e ushqimit, shërbyesit në restorant nuk do të dinë se cilët kanë klientë paguar për pjatat e tyre dhe cilët jo, falë një sistemi të…

Read More

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka thënë për Klan Kosovën se sipas planit aktual hapja e kufijve dhe aeroporteve rivlerësohet në fazën e tretë të hapjes – që fillon më 1 qershor. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që hapja e kufijve, në veçanti me Shqipërinë, të ndodhë edhe më herët. “Ministria e Shëndetësisë me institucionet e tjera janë çdo ditë në përcjellje dhe vlerësim të situatës dhe vendimet i marrin duke u bazuar në rekomandimet nga institucionet përgjegjëse për situatën epidemiologjike dhe rrethanat e tjera”. Ai po ashtu thotë se Shqipëria mund ta hapë kufirin njëanshëm, sepse…

Read More

Me ardhjen e verës personazhet e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar kanë nisur të bëjnë ndryshimet e para me ngjyrën e flokëve ose modelet e tyre. Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka ndarë së fundmi një foto të saj ku shfaqet mjaft e kuruar dhe në sy bie modeli i flokëve, i ngjashëm me atë të viteve ’60. “Dita e flokëve rrëmujë”, ka shkruar Besa krah pozës ku nuk kanë munguar komplimentet e ndryshme nga ndjekësit dhe miqtë e saj. Nuk dimë nëse artistja do të guxojë më shumë me ‘look-un’ e saj, megjithatë kujtojmë se deri më tani ajo është…

Read More

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një protestë. Ndryshe nga çka ndodhur herët e tjera, njoftimi i sotëm është bërë në çastet e fundit menjëherë pasi punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë rrethuar zonën ku dikur ndodhej godina e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental. Në njoftimin zyrtar, Aleanca shkruan se do të përpiqen që të ndalojnë fillimin e punimeve për të fshehur edhe provat nga ajo që ata quajnë ‘skenë krimi.’ “Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për…

Read More

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të premten është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale kundër dy të pandehurave me inicialet L.I dhe A.A., për veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurat me dashje kanë marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste, duke shkuar në Siri, ku i janë bashkëngjitur grupit militant, Shteti Islamik. “E dyshuara A.A., me vëllain e bashkëshortit të saj, përmes Aeroportit të Tiranës ‘Nënë Tereza’ kanë shkuar së pari në Stamboll, e pastaj në Siri, ku, secila veç e veç, duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave nga…

Read More

Lana Del Rey në një status në Instagram ka përmbledhur të gjitha mendimet që ajo ka për artistet më të komentuara dhe më të dëgjuara sot siç janë: Ariana Grande, Beyonce, Nicki Minaj, Cardi B, Camila etj. Sipas saj ato janë bërë të famshme vetëm duke kënduar për lakuriqësinë, të qenurit seksi dhe rreth tradhëtive. Nëse nuk e keni lexuar kjo ishte deklarata e saj: “Tani që Ariana, Camila, Cardi B, Nicki Minaj, Kehlani dhe Beyonce kanë kënduar mjaftueshëm këngë për të qenurit seksi, për lakuriqësinë, tradhtinë, etj. a mund të kthehem e t’i këndoj mishërimit, të qenurit i bukur,…

Read More