E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Kiçja rrëfeu të gjithë rrugën se si fitoi famë. Ajo shprehet se njerëzit e duan, sepse shikojnë tek ajo, të qenurit të lirë. Megjithatë, pranon se paragjykimet ekzistojnë dhe ndaj saj. Sakaq, Kiçja zbuloi se ajo ishte e para që ka futur në Shqipëri, trendin e “Live në Instagram” dhe ka shërbyer si model për të tjerët. “Unë e fillova rastësisht. Një shoqja ime që jeton në Greqi më thoshte hap Instagram. Bëja video live, nuk e mendoja që do të bëhesha kaq e famshme. Unë kam shumë video që jam bërë virale dhe…
Author: tirana
Dorëhiqet Bilbil Aliaj, drejtori i Kadastrës në Vlorë. Vitet e fundit në Vlorë ka pasur disa vrasje mafioze, ku nuk kanë munduar trafiqet por edhe konfliktet për çështjet e pronësisë veçanërisht në zonat bregdetare.
Regjisori Edmond Budina u ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë që të ngrihen për të rrëzuar qeverinë, sepse ajo sipas tij po përpiqet të përçajë popullin. Budina ka thënë përpara durrsakëve se Parlamenti është i paligjshëm, ndaj nëse qytetarët ngrihen në protesta Presidenti do ta shpërndajë atë.“Në 17 maj u vra demokracia, u vendos diktatura e mafies, prandaj ne jemi këtu, të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar. E kanë shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Ne të gjithë duhet…
Kënga e rezistencës anti-fashiste italiane “Bella Ciao”, e popullarizuar masivisht nga seriali “La Casa de Papel”, është dëgjuar të luhet në disa xhami në qytetin turk të Izmirit. Bëhet fjalë për versionin e këngës në turqisht. Banorët e lagjeve Konak, Karsiyaka dhe Buca në Izmir u habitën nga ajo që po dëgjonin, nga vendi ku zakonisht bëhet “thirrja për lutje”. Ata e kanë regjistruar momentin, edhe pse zgjati pak sekonda. Videot janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku njerëzit pretendojnë se vënia e kësaj kënge në xhamia ka qenë një akt proteste. Sidomos prej faktit që versioni që këndohej ishte i…
Artur Zheji e ka quajtur të gabuar daljen e kolëgëve të tij në debatin me kryeministrin Edi Rama Në një editorial me titull: “Ju dhunoj me Policinë time! Se për ju s’më rruhet!” në 360gradë Zheji ka shkruar se gazetarët ishin gabim që në rrënjë. Analisti shprehet se pyetjet shpesh herë tingëllonin si qesharake. “E dëgjova me pështjellim rraskapitës, debatin e Rakipllarit, Lelës dhe Gjekmarkajt me Kryeministrin, befas në një formë të mirë fizike dhe të eksituar për mrekulli mendërisht. Porse gazetarët ishin tërësisht gabim që në rrënjë, sepse morën seriozisht, një njeri, krejtësisht të përgatitur për të gënjyer nga…
E kemi pare gjithmonë në formë të shkëlqyer dhe të kuruar deri në detaje, por kësaj rradhe këngëtarja e hitit “Bon Bon”, na ka servirur një pamje krejt ndryshe. Era Istrefi ka postuar në instagram disa foto pa asnjë efekt përveç rrezeve të diellit, ku në kofshë i dallohen strija. Duhet thënë! Me apo pa strija bukuroshja kosovare duket një yll!
Partia Demokratike, dega Pukë ka reaguar lidhur me arrestimin e Albert (Arben) Tuci në Fushë-Arrëz, i cili akuzohet për kultivim dhe trafik droge. (Lexo këtu) Me anë të një deklarate zyrtare, PD kërkon dorëheqjen e vëllait të tij, Fran Tucit, i cili mban postin e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit. “Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj banorëve të kësaj zone,”-shkruhet në deklaratën e PD-së.
Rreth orës 17:00, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me drejtues shtetasin S.K ka goditur dhe dëmtuar dy biçiklistët që po qarkullonin aty në afërsi, të cilët u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shigjetari Motoja e tij është: jeta është e shkurtër dhe duhet të jetohet në maksimum. Në dashuri, si në miqësi dhe në jetën e përditshme, shmangni çdo formë të rutinës sa më shumë që të keni mundësi. Ujori Njerëzit e lindur nën shenjën e Ujorit janë vërtet origjinalë dhe krijues. Prandaj, ata hasin shumë vështirësi në përshtatjen me një realitet të sheshtë. Ata nuk mund të durojnë që të mos jenë në gjendje të lëvizin, zbulojnë, eksplorojnë rreth vetes dhe më gjerë. Ujori është një shenjë që nuk mund të qëndrojë e qetë. Binjakët Ajo që shenja e Binjakëve duan…
Këngëtarja Genta Ismajli prej kohësh po shijon historinë e dashurisë me partnerin e saj turk, Hysen Usta. Çifti e kanë treguar publikisht se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe shpeshherë bëjnë edhe dedikime apo surpriza romantike. Genta kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale dhe kjo mesa duket e ka një shkak. Sot po përflitet se këngëtarja është shtatzënë dhe thashethemet kanë nisur nga një foto që ajo postoi në Instagram. Barku i këngëtares duket i rrumbullakosur dhe fansat e kanë vënë re këtë. Nuk kanë munguar pyetjet e shumta për shtatzëninë, por Genta ka…
Luftar dhe Pranvera Buzi, nga Fieri, para tetë vitesh humbën në një aksident djalin e tyre të vetëm Dionisin, asokohe vetëm 2-vjeç. Vogëlushi është aksidentuar nga një furgon, por shoferi i saj, është shpallur i pafajshëm. Për këtë arsye, familja dëshiron drejtësi, e cila deri më sot nuk ka mbërritur. I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Luftari, shpalosi të gjithë problematikën e tij. “Një fjalë thashë unë atje dhe më arrestuan, më thanë që i ke dërguar letra kryeministrit. Unë i kam dërguar letër kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe do ta dërgoj deri në Gjykatën e Hagës këtë çështje. Është…
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së që për vite me radhë kanë mbajtur siglën “Tepër sekret” ku bëhet fjalë mbi një korrespodencë të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Mirditës, Jovan Bardhi me Komitetin Qëndror të PPSH-së, lidhur me revoltën e zhvilluar në burgun e Spaçit më 22 maj të vitit 1973, ku një pjesë e madhe e të burgosurve që vuanin dënimet në atë kamp me kushte tejet të vështira pune dhe jetese, u ngritën në një revoltë, pas keqtrajtimit që i’u bëri policia dy bashkëvuajtëseve të tyre, vëllezërve…