Author: tirana

Instituti i Shëndetit Publik thotë se konsumi i alkoolit nuk ju mbron nga koronavirusi i ri. Në një postim në rrjetet sociale, ISHP thotë se në asnjë rrethanë nuk duhet konsumuar asnjë lloj produkti alkoolik si një mjet për parandalimin ose trajtimin e infeksionit Covid-19. Ja disa këshilla që jep ISHP: Shmangeni konsumin e alkoolit që të mos demtoni sistemin imunitar. Mos e përdorni alkoolin si mënyrë për të përballuar emocionet dhe stresin. Mos përziej alkoolin me ilaçe Shmangni pirjen e alkoolit dhe duhanit së bashku sepse kjo rrit rrezikun për t’u prekur nga Covid-19.

Read More

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka reaguar në lidhje me bojkotimin e stërvitjes nga ana e futbollistëve të Vllaznisë, pasi kanë 4 muaj pa marrë pagat. Përmes një postimi në Facebook, Ademi shkruan se bashkia e ka miratuar buxhetin e vitit 2020 për klubin e Vllanzisë, por këshilli bashkiak nuk e ka shqyrtuar duke bllokuar këtë proces. Postimi i plotë ”Bashkia e Shkodrës ka miratuar Buxhetin për vitin 2020 për Klubin e Futbollit Vllaznia sh.a. që në dhjetor të vitit 2019. Jemi në fund të muajit maj 2020 dhe këshilli bashkiak akoma nuk ka shqyrtuar dhe miratuar pasqyrat…

Read More

Në studion e emisionit “Top Talk”, kryetari i partisë “Bindje Demokratike”, Astrit Patozi ka komentuar Reformën në Drejtësi. Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, i ka sugjeruar Këshillit Politik të reformës zgjedhore, sistemin elektoral danez, por dy liderët e partive kryesore të vendit, Edi Rama dhe Lulzim Basha, e kanë mohuar një propozim të tillë. Arsyeja sipas Patozit, është “zvarritja” nga Rama dhe Basha, mbi këtë çështje. Astrit Patozi: Gjëja që mendoj është thembra e Akilit, në këtë teatër që po luhet. Unë dje për herë të parë kam parë një kohezion të jashtëzakonshëm, mes Edi Ramës dhe Lulzim…

Read More

Kejvina Kthella ka postuar në rrjetin social Instagram një status aty ku shkruan se është kërcënuar nga disa persona që po përdorin emrin e saj për ndjekës dhe për klikime lajmesh. Modelja shkruan e indinjuar se fotot dhe mesazhet që i vijnë janë fake dhe më fallco është personi që i shkruan. Më tej ajo i drejtohet personave që mendojnë se zotërojnë ndonjë foto diskriminuese t’ja dërgojnë me screen record. Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al “Cdo gjë që shkruani e kam arritur me zotësinë time dhe kush më njeh e di mirë këtë…

Read More

Nga 29 Maji fermerët mund të nisin aplikimet për të përfituar nga Skemat Kombëtare për grante në sektorin buqjësor dhe blegtoral. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka bërë me dije hapat që duhet të ndjekin aplikantët me qëllim që të kalojnë në fazën e dytë, të përzgjedhjes për mbështetje me fonde. Kështu, sipas AZHBR-së janë katër hapa kryesore. Aplikimet do të kryhen vetëm online, ku fillimisht të interesuarit do të regjistrohen në e-albania si qytetar me të dhënat e kartës së identitetit, më pas zgjedhin shërbimin “aplikim për skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët,”; në hapin e tretë zgjidhet…

Read More

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Ato janë shumë aktivë në rrjete sociale ku publikojnë vazhdimisht momente familjare, momente romantike dhe nuk mungojnë as batutat. Së fundmi Besi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto krah bashkëshortes. Dyshja kanë shkrepur një selfie në makinë dhe Xhensila shihet e kuruar deri në detaje. Besi shkruan me humor se këngëtarja ka marrë nga ai, prandaj dhe është zbukuruar. “Është e vërtetë që çiftet fillojnë marrin nga njëri-tjetri, ja pra pse është zbukuruar mrs.Kallaku”, ka shkruar me aktori duke shkaktuar shumë…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mesazhin dr. Krenar Lilajt, një prej mjekëve në vijën e parë të përballjes me koronavirusit, i cili bën thirrje për respektimin të masave Manastirliu shkruan: “Doktor Krenar Lilaj, në vijën e parë të përballjes me #COVID19, ka kryer një punë të lavdërueshme për koordinimin e shërbimit të anestezi reanimacoinit në dy spitalet #COVID. Sot mjeku i njohur ka një mesazh për të gjithë qytetarët: Të tregohemi të kujdesshëm, të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe sidomos të higjienës, sepse vetëm kështu mund t’i rikthehemi normalitetit të plotë.#KrenarePërMjekët #BASHKË Mesazhi i doktor Krenar Lilajt…

Read More

Në muajin janar, bota e sportit do të merrte lajmin më te keq, ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit Kobe Bryant. Edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga aksidenti ajror, emri i legjendës së basketbollit vazhdon të dashurohet. Sendet e tij janë vendosur në ankand, teksa gjurmët e duarve të tij u shitën në vlerën më të lartë. Në përgjithësi, veshjet e Kobe-t e kaluan shifrën e 200 mijë dollarëve, ndërsa pllaka e betonit me shenjat e duarve të legjendës u shit për 75 mijë dollarë. Çmimi i fanellës së Bryantit, që i përkonte vitit 1999 u ble me vlerën 22…

Read More

Mesditën e sotme u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, ish trajneri i njohur Gigi Simoni, i cili pësoi një atak në zemër qershorin e vitit të kaluar dhe që atëherë ndodhej në kushte të rënda shëndetësore. I lindur më 22 janar të 1939-ës në Crevalcore pranë Bolognës, Gigi Simoni u rrit te skuadra e të rinjve të Fiorentinës, ndërsa në karrierën e tij si mesfushor me tipare sulmuese, veshi fanellën e shumë skuadrave italiane, si Mantova, Napoli, Torino, Juventus, Brescia e Genoa. Edhe më e zgjeruar është harta e klubeve që ka drejtuar Luigi Simoni gjatë karrierës së tij…

Read More

Ndërkohë që dega e PD-së në Pukë i kërkoi kryetarit të bashkisë Fushë Arrëz dorëheqjen nga detyra si detyrim moral, pasi vëllai iu arrestua për drogë. “Partia Demokratike Dega Pukë po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar Albert (Arben) Tuci, vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge. Vëllai i kryebashkiakut së bashku me dy pukjanë të tjerë kanë qenë mjaft agresivë me trupin gjykues që dje dha masat e sigurisë duke kërkuar që policia të gjejë dhe të arrestojë financuesit e…

Read More