Author: tirana

Kaizerslauterni, ekipi i Kategorisë së Tretë në futbollin gjerman, ka pezulluar stërvitjen gjatë ditës së djeshme. Shkak janë bërë analizat anti-”COVID” ku kanë rezultuar si të infektuar tre persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i njohur. “Si pasojë e këtyre rasteve, FC Kaizerslautern duhet të ndërpresë stërvitjet datës 20 maj 2020. Vendimi u mor pasi drejtuesit u këshilluan me specialistët e Departamentit Gjerman të Shëndetësisë. Tre personat e prekur do të ritestohen për të verifikuar rezultatin e analizave të para. Lojtarët që dyshohet se kanë “COVID-19” janë të izoluar në shtëpitë e tyre”, sqaroi klubi, ku në…

Read More

Përmes një reagimi në Twitter, kryetari i PD-së Lulzim Basha e ndal vëmendjen sërish te shembja e Teatrit Kombëtar. Ai akuzon kryeministrin Rama se e ka shembur me qëllim që në atë truall të ndërtojë kulla, për të pastruar sic shton, paratë e pista. STATUSI I PLOTË Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës. Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. Kjo…

Read More

Nga Julian Borger/ Thënia e mençur e Ronald Reganit në vitin 1986 – “Nëntë fjalët më të frikshme në gjuhën angleze janë: I’m from the government, and I’m here to help (Unë vij nga qeveria, dhe jam këtu për të ndihmuar) – nuk do të shkaktonte sot shumë të qeshura. Në pjesën më të madhe të botës, njerëzit janë të dëshpëruar që qeveria të jetë sa më e fortë, dhe të ngrihet në lartësinë e sfidës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Qëndrimi i Reganit mbi qeverisjen, u solidarizua në një lloj ortodoksie për më shumë se 3 dekada, duke…

Read More

Prej kohësh ishte përfolur se futbollisti brazilian Neymar kishte nisur një lidhje të re me një nga modelet më të komentuara në media, Natalia Barulich. Natalia, e cila ka qenë për shumë gjatë në një lidhje me këngëtarin kolumbian, Maluma, e ka konfirmuar lidhjen e re me Nejmarin. Ajo ka postuar një foto krahë futbollistit, nga kopertina e revistës “GQ” dhe krah fotos ka shkruar “Bonnie dhe Clyde”. Mediat e huaja pak kohë më parë raportuan se Maluma pasi ka mësuar lidhjen e Nejmarit me Natalian ka marrë vendimin e papritur dhe e ka prishur shoqërinë disa vjeçare me futbollistin.

Read More

Sot është mbajtur mbledhja plenare e radhës e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes platformës on-line në kuadër të masave të marra si pasojë e pranisë në vend të pandemisë e shkaktuar nga virusin Covid-19. Mbledhja është mbajtur në prani të gjithë anëtarëve dhe vëzhgueseve të misioneve ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS dhe sipas rendit të ditës, seanca ka nisur me miratimin e procesverbaleve të mbledhjes plenare të datës 10.04.2020, datës 15.04.2020 dhe datës 24.04.2020. Në vijim, Këshilli miratoi projekt-aktet “Për caktimin e përkohshëm të znj. Rozeta Qirjaqi aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë si drejtuese e Prokurorisë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19. Ministria ka parashikuar hapjen e kopshteve dhe çerdheve më 1 qershor ndërkohë që rregullorja prej 7 faqesh është shpërndarë në të gjitha kopshtet e çerdhet. Disa nga rregullat -Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri. -Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive…

Read More

Ditën e sotme po qarkullon me shpejtësi lajmi se një nga programet më të ndjekura të humorit, emri i të cilit është lidhur ngushtë për 17 vite me Top Channel, nuk do të transmetohet më në këtë televizion. Aktorët e “Portokallisë” janë ofruar te televizione të tjera, për të nisur një tjetër program, që thuhet se mund të mbajë emrin ‘Mandarina’. Regjisori i “Portokallisë” Altin Basha është parë gjithashtu dje në studiot e Abc News.

Read More

Drejtuesit e Aleancës për Teatrit janë përçarë mes tyre duke e akuzuar njëri-tjetrin për shitje të kauzës së tyre duke u vënë në shërbim të partive politike. Përmes një postimi në Facebook, një prej drejtuesve të kësaj Aleance që nga dita e parë, Mirela Jorgo akuzon Kastriot Çipin dhe Edmond Budinën se tradhëtuan aktivistët duke e shuar këtë nismë. Ajo thotë se këta “të ligj” u bënë bashkë me ata që prishën teatrin, por që kërkojnë të përfitojnë politikisht përmes protestave në emër të mbrojtjes së teatrit. Jorgo thekson se të qarat dhe qurravitjet janë më të shpifura se shkatërrimi…

Read More

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi se ishte optimist për mundësinë e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në Europë për propozimin e kancelares Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron për të ashtuquajturin Fondi i Rimëkëmbjes. “Jam plotësisht i bindur që Europa ka nevojë për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës së koronavirusit”, theksoi Maas për ”Die Welt”. “Ne prezantuam propozimin tonë për të bërë ta mundur një konsensus më të gjerë europian”, shtoi Maas duke theksuar se “në fund të të gjithë kësaj do të dalim me një avantazh”. “Kjo është arsyeja pse unë jam shumë optimist për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”,…

Read More

Për t’u kthyer në kohët kur Real Madrid “rrembente” çdo vit të paktën një nga lojtarët më të mirë të botës, Florentino Perez e ka gati planin e tij. Sipas të përditëshmes madrilène, “AS”, gjithçka nis në sesionin e merkatos së verës. Goditja e parë e madhe do të jetë ajo e Eduardo Camavinga. Talenti francez 18-vjeçar ndiqet nga klubet më të mëdhenj të Europës, por ai preferon të bashkohet me Zinedine Zidane, madje ka edhe një marrëveshje verbale me klubin “los blancos”. Më pas, në 2021 është radha e Kylian Mbappe. Edhe për sulmuesin e Paris SG, në Madrid…

Read More

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti në seancën parlamentare ka mbajur një fjalim lidhur me shembjen e Teatrit. Margariti tha se dialogu kishte filluar 20 vite më parë dhe se godina prej krijimit të saj kishte vetëm lagështi dhe të vetmet ndërhyrje ishin disa arna. Ministrja premton se artistët do e kenë Teatrin e Ri pasi atyre u duhet dhe duan dinjitet. ”Kadri Roshi shprehet se po realizohej ëndrra e tij. E kanë thënë dhe Violeta Manushi, Robert Ndrenika. Dialogu ka filluar këtu e 20 vite më parë është kërkuar kryesisht nga artistët, aktorët e Teatrit. Sot çuditërisht është kthyer në…

Read More

Sara Hoxha është kthyer në një personazh shumë të komentuar dhe kjo falë marrëdhënies me reperin Ledri Vula. Ajo është gjithmonë shumë aktive në rrjete sociale duke treguar copëza të vogla nga përditshmëria e saj. Sot blogerja e famshme ka postuar një foto nga fëmijëria e saj. Këtë foto, Sara e ka publikuar në InstaStory si shkas për të uruar për ditëlindje, njërën nga miket e saj më të mira. “Kisha shoqen më të mirë kur isha fëmijë dhe do e mbaj atë edhe për pjesën tjetër të jetës”, ka shkruar Sara Hoxha. Bashkë me mikeshën e saj, Sara dukej…

Read More