Author: tirana

Modelja e njohur, Adrola Dushi, ishte pjesë e Prive Summer. E kuruar në detaje për intervistën, Adrola skishte me vete një çantë të firmës së njohur “Gucci”, ku zbuloi edhe gjërat kryesore që mban gjithmonë në të. Përveç një buzëkuqi, Adrola dëshmoi se është qytetare shumë e ndërgjegjshme pasi në çantën e saj kishte edhe patentën e shoferit. Diçka tjetër që me sa duket Adrola nuk e harron asnjëherë është karta e kreditit, në rast se i duhet të paguajë ndonjë gjë. Me sa duket modelja mban me vete vetëm gjërat më të rëndësishme.

Read More

Këngëtarja e njohur, Eli Fara feston sot ditëlindjen e saj. Në një ditë speciale si e sotmja, nuk ka munguar urimi i sinqertë nga mikja e ngushtë e saj, Aurela Gaçe. “Gëzuar ditën e lindjes mikja ime e shtrenjtë. I lutem zotit të të japë jo vetëm jetë e shëndet, por të ta gëzojë zemrën me gjithçka që dëshiron e meriton. E ti meriton shumë, fisnike. E konsideroj veten me fat që të kam pjesë të jetës sime”, ka shkruar Aurela krah postimit ku ka ndarë disa nga kujtimet më të bukura me Elin. Kujtojmë se dy artistet e dashur…

Read More

Pak ditë më parë u zbukua se aktorja bukuroshe, Olta Gixhari, është në pritje të ëmbël. Këtë lajm e konfirmoi edhe vetë Olta me anë të një fotoje, ku shfaqej me partnerin e saj dhe shkruante: “Mami dhe babi”. Aktorja do të bëhet nënë për herë të parë, megjithatë shtatzënia duket se ka ndikuar mjaft mirë tek ajo. Olta ka publikuar një video, ku duket në formë mjaft të mirë dhe shkëlqen nga nuri i shtatzënisë. Bukuroshja e ekranit është komentuar gjithmonë për format e saj perfekte dhe shtatzënia duket se do të ndikojë vetëm për mirë në pamjen e…

Read More

Analisti Frrok Çupi ka bërë një shkrim të detajuar për sa i përket situatës politike në vend dhe debatet për shembjen e Teatrit. Çupi i qëndron idesë se krerët e politikës, me në krye presidentin Ilir Meta nuk janë të shqetësuar për shembjen e godinës së Teatrit por për të fshehur krimin. Tembra e Theatrit Nga Frrok Çupi Sapo dha shpirt theatri i vjetër, ende duke gulçuar nën pluhurin e largimit, liderët e opozitës iu drejtuan ‘heronjve’ në turmë: ‘Mos qani, do ta rindërtojmë Theatrin e vjetër aty ku ishte, na besoni!’. Përralla me ringjalljen e të vdekurit mund të…

Read More

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetër shëndeti i popullatës po përkeqësohet, duke rritur jetët e humbura në mosha të reja. Teksa numri i lindjeve është në rënie të mprehtë vitet e fundit, vdekshmëria foshnjore i është kthyer rritjes. Vdekshmëria në këtë grupmoshë zakonisht është tipar i vendeve të varfra. INSTAT raportoi sot se, në vitin 2019, niveli vdekshmërisë foshnjore është 10,3 për 1 mijë lindje të gjalla kundrejt 8,9 për lindje të gjalla në vitin 2018. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën…

Read More

Erges Eskiu-Pedagog i jashtëm në Universitetin e Mjeksisë Tiranë Pa dashur të kalojë në deklarata të cilat mund të duken patetike, po them se i jam bashkuar protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dy vjet më parë për arsye shumë të thjeshta, por të rëndësishme. Si fillim më duhet të them se Teatri është si mjeku psikoanalist. Ai bën një terapi grupi të jashtëzakonshme, me ndryshimin e vetëm se ti shkon pa asnjë merak se mund të jesh i sëmurë. Ti hyn në Teatër për të parë një shfaqje dhe humbet në botë tjetër. Gjithë qenia jote përfshihet aty dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama sot ka bërë një deklaratë prekëse në Kuvend ku ka treguar historinë kur një njeri i zemrës ndodhej i shtruar në spital në Amerikë në gjendje kome. Rama tha se kur ka hyrë në spital dhe ka parë njeriun e dashur (Gregun) në atë gjendje është bindur se gjithçka është në dorën e zotit. Më tej ai ka shtuar se do të bënte gjithçka që ta kthente nga koma në atë moment. “Jeta më ka çuar dikur pa dëshirën time pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në dhe kur kam hyrë një spital dhe…

Read More

Moderatorja Dojna Mema ka vendosur që t’u përgjigjet fansave në Instagram. Një prej tyre e ka pyetur për jetën e saj private, duke përfshirë edhe moderatoret e tjera të “Top Channel”. Pse moderatoret e “Top Channel” janë beqare, ju pëlqejnë të jenë të lira pa probleme”, ishte një ndër pyetjet e drejtur nga ndjekësit e saj. Por moderatorja ka zgjedhur që ti përgjigjet me shaka, se e ka pjesë të kontratës për të qenë beqare. Ajo sërish ka zgjedhur që të mos japë asnjë koment në lidhje me romancat e saj. E ndërsa një tjetër e ka pyetur se sa…

Read More

Në përfundim të seancës së sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për të njohur monedhat virtuale. Shqipëria kthehet kështu vendi i tretë ne Europë që do t’i hapë rrugë përdorimit të monedhës virtuale, pas Francës dhe Maltës që njeh me ligj kriptovalutat. Miratimi i projektligjit në seancën parlamentare, do të sjellë njohjen e 5500 llojeve të valutave, të cilat do të mund të këmbehen me para cash në çdo pikë këmbimi. Përfituesit kryesor nga krijimi i një tregu të ri do të jenë ata që edhe më herët kanë besuar në monedhën virtuale. Kthimi në biznes të mirëfilltë,…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Planetet janë në anën tuaj dhe dita do të jetë mjaft pozitive. Edhe takimet janë mjaft të favorshme. Pas problemeve të muajve të fundit, tashmë do të vijë rikuperimi. Mundohuni që të mos lodheni shumë. Demi Në dashuri do të keni mundësi që të çoni përpara projektet me njeriun e zemrës. Mundohuni që të shmangni problemet dhe debatet. Në punë do…

Read More

Një shkencëtar amerikan thotë se njerëzit nuk duhet ti varin shpresat e tyre tek një vaksinë për covid 19, që do të zhvillohet shpejt ndërkohë që numri i infektimeve globale kapërcen shifrën 5 milionë pas rritjeve në Amerikën Latine, përfshirë Brazilin që ka regjistruar thuajse 20 mijë raste të reja në 24 orë. Uilliam Haseltine, kërkues për kancerin, HIV/AIDS dhe gjenet njerëzore, thotë se përpjekja më e mirë për të luftuar pandeminë është të menaxhohet sëmundja përmes gjurmimit të kujdesshëm të infektimeve dhe masave strikte të izolimit kur ajo fillon të përhapet. Ai nënvizon se pavarësisht se për vaksinën po…

Read More

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit të tre anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Sotir Kllapi, z. Vladimir Mara dhe z. Dritan Prençi. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!” Presidenti Meta…

Read More