Nga Endri Shabani Ne leksionin e kesaj jave, kishim Sistemet Elektorale. Pjese e leksionit ishte edhe ky grafik (ne te majte) ku krahasohen vendet sipas modelit elektoral qe perdorin dhe nivelit te demokracise (sipas te dhenave te Freedom House). Grafiku tregon qarte se autokratet preferojne sistemin mazhoritar, sepse ai manipulohet me kollaj, dhe iu garanton shume me teper pushtet, duke i mbajtur kundershtaret jashte parlamentit. Sikur Basha te kishte lindur disa dekada me heret, te ishte pranuar ne Oxford, dhe te ishte duke studiuar PPE (Politics Philosophy and Economics), ne listen e leximeve per klasen Comparative Governance do kishte mesuar…
Author: tirana
Në një kohë kur reforma zgjedhore është kryefjala e politikës shqiptare, ishte deputetja Rudina Hajdari e cila si rrufe në qiell të hapur hodhi në publik me shumë finesë një propozim të ri. Sipas saj Shqipërisë i duhet një sistem zgjedhor si ai danez.Zonja Hajdari u kujdes që këtë propozim ta ambalazhonte me një paketim mbështetje, që sipas saj vinte nga selia diplomatike e Washingtonin në Tiranë. Në fakt deri më tani Ambasada Amerikane nuk ka bërë asnjë koment mbështetës apo refuzues të asaj çfarë ka deklaruar deputetja Rudina Hajdari. Sistemi zgjedhor danez i jep përparësi partive të vogla përmes…
Ikona e modës Naomi Campbell duhet të shfaqej në kopertinën e revistës “Essence” me rastin e 50 vjetorit të krijimit të saj, mirëpo për shkak të pandemisë Covid-19 të gjithë menduan se modelja do ta anullonte. Në fakt, Naomi jo vetëm që nuk e anulloi, por habiti botën me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj. Ajo e bëri vetë grimin e saj dhe realizoi një foto në kushte shtëpie, të shkrepur me kamerën e aparatit celular. Për herë të parë në histori, në kopertinën e një reviste është publikuar një foto e tillë kaq e thjeshtë. Pavarësisht grimit të thjeshtë, ndriçimit…
Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere ka folur së fundmi për shumë gjëra nga jeta e saj në emisionin “Mes Yjesh”, në Ora Neës. Sharka e pyeti me humor Xhensilën se nëse do kishte dalë nudo tek protesta për teatrin, vetëm që të ulte gjakrat. “Në qoftë se zhveshja ime do ndihmonte… Ndoshta nudo jo se gjynah, do tmerroheshin por një pjesë të mirë të trupit do t’a nxirrja nëse kjo do ndihmonte në lumturinë e shqiptarëve”, u shpreh Xhensila duke shtuar më tej se nëse do i jepej një post i rendësishëm në pushtet, do t’a kishte bërë shqipërinë…
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” Altin Ndocin, një ndër autorët e dyshuar të ekzekutimit të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Pavarësisht ankimimit në gjykatën e Apelit Durrës të akuzave që ishin ngritur ndaj tij, me sa duket provat janë të forta që e përfshijnë atë në këtë ngjarje. Ndoci akuzohet nga Prokuroria gjithashtu edhe për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit në qytetin e Durrësit në Mars. Në pranga për këtë ngjarje ka rënë edhe Klevis Alla, i cili tashmë ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e Durrësit, duke…
Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur Morena Tarakut. Disa faqe në Instagram kanë publikuar biseda duke pretenduar se kanë folur me këngëtaren e njohur. Këto biseda të sajuara, i ka mohuar vetë Morena dhe për më tepër ka bërë ironi me to. Por ndër të tjera, Morena Taraku ka marrë shkak nga këto gjëra që të japë detaje nga jeta e saj. Ajo ka treguar që është në një lidhje dhe madje shumë e lumtur. “Edhe meqë ra fjala, jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot’, ka shkruar Morena, ndërsa nuk ka treguar…
Ditën e djeshme kryefjala e lajmeve ishte Ilda Bejleri, e cila u përfol se po linte “Top Channel” për t’u larguar në “Tv Klan” përkrah Ardit Gjebresë. Ka qenë një video që po qarkulloi që bëri që të gjithë të spekulonin pikërisht këtë gjë. Por burime për “Anabel” kanë treguar të kundërtën. Në fakt prezenca e Ilda Bejlerit lidhet me një event special që do të ndodhë tek “E Diela Shqiptare”. Emisioni rreth orës 18:00 do të shndërrohet në një sfilatë e organizuar nga Joni Peçi, ku do të jenë të pranishëm me dhjetëra personazhe të njohur shqiptarë. Përpos Ilda…
Videoja që shikoni bashkëngjitur lajmit është bërë virale në rrjetet sociale. Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, personat në video janë efektivë policie të cilët duket se kanë harruar punën dhe kanë nisur të festojnë. Policët kishin shkuar për aksion në Gramsh për sekuestrim hashashi dhe janë bashkuar me banorët e zonës për të shijuar disa momente qejfi. Mendohet se janë nën efektin e alkoolit, teksa këndojnë e kërcejnë dhe filmojnë njëri-tjetrin duke qeshur, me uniformën e detyrës. Ish-Kryeministri Berisha i cili ka publikuar edhe videon, ironizon: “Aksion i fuqishëm i narkopolicisë kundra drogës në Gramsh!”
Bashkëshortja e tij Erzina është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe pritjes dalëngadalë po i vjen fundi. Së shpejti pritet që të vijë në jetë vajza e tyre dhe çifti i njohur e kanë vendosur tashmë emrin e saj. Ajo do të quhet Iza dhe ka qenë babai i Erzinës që e ka zbuluar nëpërmjet një fotoje në Instagram, i cili në përshkrimin e saj ka treguar edhe emrin e mbesës së tij. “Mami, gjyshja dhe Iza. Mezi po presim që Iza të vijë në këtë botë”, ka shkruar ai. Sipas “Prive”, ky emër, pra ka kuptimin “Zoti është…
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Ngjarja ndodhi në një kryqëzim pranë fshatit Podgorie. Sipas policisë, makina u përplas me mbrojtëset anësore dhe përfundoi e rrokullisur. Në makinë ishin dy persona, një burrë dhe vajza e tij. Aksidenti mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e lagështirës dhe rreshjeve të shumta që pushtuan juglindjen. Për fat të mirë të dy shpëtuan pa lëndime.
Ditën e sotme qarkulloi lajmi se emisioni i humorit “Portokalli” do të zhvendoset tek “Abc Neës” dhe emri i tij do ndryshohet. U përfol se spektakli i humorit nga “Portokalli” do të quhej “Mandarina” dhe se kontrata tashmë ishte firmosur. Por të gjitha këto thashetheme i hodhi poshtë tani regjisori i emisionit, Altin Basha. Në një intervistë për “Panorama.al”, ai mohoi zërat e një lëvizje të mundshme nga Top-Channel. “Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia. E vërteta është se kam shkuar në një televizion për të bërë një intervistë për Teatrin.…
Kreu i komunitetit grek të Himarës, Stavros Markos ngre alarmin se po i grabiten pronat në këtë zonë, ndërkohë që është thirrur në polici për “ndërtim pa leje” siç vetë ai bën me dije. Markos ka bërë një shkrim në “blogun” e tij, me titull “Po jetojmë në mes të terrorit shovinist shqiptar, Greqia të veprojë ose të na tradhëtojë përgjithmonë”. Ai nuk jep detaje lidhur me akuzën e ndërtimit pa leje por thotë se “Paraprakisht, ne përpiqemi të marrim leje nga Bashkia”. Më tej ai shpërthen në akuza të rënda ndaj policisë, qeverisë shqiptare dhe oligarkëve që sipas tij…