Kryeministri Edi Rama tha për ‘News24’ se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një lëvizje e vonuar nga ana e qeverisë. Ai theksoi se tashmë ishte koha për të bërë këtë veprim, ndërsa shtoi se godina e teatrit u uzurpua për 2 vite e gjysëm. “Shembja e teatrit, një lëvizje e vonuar. Ishte koha për ta bërë këtë veprim. Godina e teatrit u uzurpua për 2 vjet e gjysmë Kështu siç rrodhën gjerat, mori për ters, edhe për shumë media që kaluan pa filtra shpifje dhe baltë, nuk kishte mundësi që ne të ktheheshim mbrapa. Në kushtet kur ne po shikojmë…
Author: tirana
Një lajm i mirë për të gjithë besimtarët katolik. Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka vendosur që të rifillojë në të gjithë vendin aktivitetet fetare të pezulluara me dekretin e datës 12 mars 2020, sidomos kremtimet liturgjike publike, duke vlerësuar edhe ambjentet e jashtme e po ashtu duke mbajtur parasysh udhëzimet e Ipeshkvinjëve të çdo dioqeze dhe masat e duhura të dhëna nga ekspertët. “Duke falenderuar Hyjin për përmirësimin e situatës vazhdojmë të lusim Zotin që situate të shkojë drejt normalitetit tërësor”, thuhet në njoftimin e Konferencës Ipeshkvore.
“E vrau për 130 euro”, ky thuhet se është motivi për krimin që ndodhi rreth dhjetë ditë më parë në zonën e Artemis, ku viktimë mbeti një 65-vjeçar shqiptar. Sipas policisë së Greqisë, autori i vrasjes është një shqiptar 34-vjeçar, punëtor ndertimi. Ngjarja Të premten policia nisi një sulm kundër personave që kishin dalë për të protestuar. Në një moment, 34-vjeçari i dha hua viktimës 130 euro. Atë pasdite ai shkoi në shtëpinë e 65-vjeçarit dhe e gjeti në oborr. Ai i kërkoi që t’i jepte paratë që i kishte dhënë hua dhe në moment të dy burrat u kapën…
Këngëtari i njohur Justin Bieber deklaron se do dëshironte ta kishte ruajtur veten për martesë. Bieber, i cili u martua dy vite më parë me modelen Hailey Baldwin tregon se është penduar që ka kryer marrëdhënie, një deklaratë që ka shokuar rrjetin pasi tashmë të gjithë e dimë që para martesës këngëtari ka qenë në një lidhje të gjatë me Selena Gomez. “Nëse do kthehesha pas dhe nuk do kaloja ato të këqija që kam kaluar, do e ruaja veten për martesë”, u shpreh Bieber. “E di që duket si çmenduri, por seksi mund të komplikojë gjërat”, tha këngëtari. Bieber…
Vijon testimi serologjik për grupet e riskut. Testohen mbi 1 mijë punonjës shëndetësie dhe sipas të dhënave të deritanishme, 8% kanë fituar antitrupa Tiranë, 19 Maj- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka vizituar nga afër Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i cili ka vijuar punën pa u ndalur që nga dita e parë e epidemisë për diagnostikimin e COVID19. “Puna nuk ka ndalur për asnjë orë të ditës dhe të natës për të patur rezultatet në kohë reale, për të analizuar të gjithë territorin e vendit, për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet e…
Me gjithë numrin e ulët të rasteve të të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri, për mjekun infeksionist Pëllumb Pipero, tregon që duhet akoma të jemi vegjilentë, sepse pandemia është ende në mesin tonë. Përmes skype për TvT, dr.Pipero, bë të ditur se në rastin e Shqipërisë, ende nuk ëhstë bërë një studim klinik lidhur me lojin e COVID-19, porse po punohet në atë drejtim. “Ne ende jemi në situatë pandemie, me gjithë rastet dhe numrin e ulët të të sëmurëve, të shtruarve në spital. Ne nuk kemi bërë ende studime klinike lidhur me tipoligjinë e COVID-19, deh se cilat kanë…
Arbana Osmani tëheq vëmendje tashmë me çdo postim të saj pas lajmit për shtatzëninë. Moderatorja është në pritje të ëmbël dhe dita ditës, shohim teksa barku i saj rrumbullakoset dhe bebushi rritet. Që pas njoftimit që është në pritje të ëmbël, Arbana është rezervuar disi të tregojë fizikun e saj, duke u veshur me bluza të gjera në punë, por jo sot. Ajo shfaqet me një fustan të zi të shkurtër dhe fokusi është barku i saj. Moderatorja nuk e ka fshehur, përkundrazi ka treguar se është në super formë edhe pse me nëj tryezë pas që është e mbushur…
Totali i infektimeve me koronavirusin e ri në Rusi iu afrua pragut prej 300 000 rastesh, ndërkohë që autoritetet gjykojnë se situata është e qëndrueshme. Sipas shifrave zyrtare, 9 263 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 299 941 bilancin total të rasteve me COVID-19 në Rusi, vendi i dytë në botë më i prekur për nga numri i rasteve, pas SHBA-së. Kryeministri rus, Mikhail Michoustine njoftoi sot se Rusia kishte shënuar një ndalim të rritjes së infektimeve. Sot, vendi regjistroi për të katërtën ditë radhazi një numër rastesh të reja…
Kryeministri Edi Rama shprehet se Teatri i ri Kombëtar do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne. Protestën dhe akuzat, ai i cilëson edhe njëherë si sherrnajë vulgare. “Çun Lajçin e njoh si Çuni i Plisit të Bardhë e i një “grushti dhé”, ai që lidhi me një fill emocionesh unike diasporën shqiptare me tokën amë që digjej nga lufta dhe u kthye përmes artit të tij, në ikonën shpirtërore të popullit gjatë asaj kohe të mallkuar… Po ta njihja personalisht apo po të mos më kishte thumbuar edhe mua në rreshtat…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Sandër Lleshajt në lidhje me sjelljen e policisë së shtetit në momentin e shembjes së teatrit kombëtar. “Me kaq urrejtje sa ka ndaj opozitës dhe qytetarëve që nuk i binden paligjshmërisë dhe vjedhjes, Sandër Lleshaj, meriton vetëm përbuzje dhe përçmim. Ky kriminel gjakftohtë që merr autorësinë e rrahjes barbare të artistëve, të studentëve dhe të opozitës është metastazë e regjimit kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës. Është fakt se tek Teatri Kombëtar policia u soll si hordhi pushtuese. Është fakt se policët ishin të armatosur, duke patur si skenar…
Një grup i ri parlamentar, praktikisht i nënti u formua këtë mëngjes në Asamblenë Kombëtare Franceze, ku partia e presidentit Emmanuel Macron ‘’La Republique en Marche’’ (LREM), humbi shumicën absolute që mbajte qysh nga politikat e 2017-ës. Grupi i ri i, “Ekologjia, Demokracia, Solidariteti”, është i përbërë nga 17 deputetë, 7 prej të cilëve vijnë nga LREM, dhe e konsiderojnë veten “të pavarur”, pra as me shumicën në pushtet, dhe as me opozitën. LREM partia e Macron ka 288 anëtarë dhe pas kësaj ngjarjeje nuk i tejkalon më 289 anëtarët , pra shumicën absolute në parlament.
Distancimi social ka qenë mbrojtja më e mirë ndaj Covid-19, por klientët e seksit e kanë pasur të vështirë ta pranojnë. “Më vjen keq nuk punoj, është ende koronavirus në qarkullim”, i përgjigjet një telefonate një punonjëse seksi në Itali. Në një intervistë mediatike ajo tregon se pavarësisht izolimit, mbi 20 klientë e kanë telefonuar në javë. “Në javë më kanë telefonuar rreth 20 persona dhe kjo nuk është normale. Ata më thonë, por unë nuk jam sëmurë, jam i pastër dhe më duket shumë absurde që në kohën e pandemisë ata më marrin në telefon”. Baby Moana tregon se nuk…