Moderatorja Eva Murati është nga ato personazhe të njohur në Shqipëri që shpreh revoltën haptazi ndaj shembjes që iu bë Teatrit Kombëtar. Me anë të një postimi në Instagram, Eva shkruan se “Kultura kushton shtrenjtë por tani po shohim sa shtrenjtë kushton injoranca!”. Moderatorja shkruan më tej se ata që zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri kanë ‘guxim të marri’ dhe se ka kujtuar se ata që ikin janë me të guximshëm. Postimi i plote: Kultura kushton shtrenjtë por tani po shohim sa shtrenjtë kushton injoranca! Nesër, pasnesër kur të vizitojmë teatrin e ri (me apo pa kulla nga pas) në…
Author: tirana
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi i cili është edhe dhëndri i zv. ministrit Artan Shkreli, foli për dhunën e ushtruar nga policia ndaj këtij të fundit, mëngjesin e 17 majit kur nisi aksioni për shembjen e Teatrit Kombëtar. Këlliçi, i cili ka pësuar dëmtime në njërin krah, rrëfen në një intervistë me Endri Xhafon atë që ndodhi atë mëngjes. Ai shprehet se është dhunuar nga policët, në momentin që ishte duke qëndruar në këmbë. Sipa stij efektivët e policisë e kanë kapur për fyti dhe e kanë shoqëruar. Këlliçi shprehet se ka bërë kallëzim penal, dhe si provë ka pamjet…
Presidenti Ilir Meta ka dënuar edhe njëherë shembjen e Teatrit Kombëtar duke e quajtur atë akt barbar. Meta thotë se akti i tyre është i paamnistueshëm përgjithmonë. “U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues! Prandaj është i paamnistueshëm përgjithmonë!”, shkruan Meta.
I intervistuar nga mikrofonat e “La Politica del Pallone”, ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur në 360 gradë për klubin zikaltër. Jo më përpara, megjithatë, se të shprehte opinionin e tij lidhur me temën e rinisjes së kampionatit: “Sinqerisht, të isha unë që vendosja, do të përpiqesha të mbroja atletët dhe do të synoja menjëherë te kampionati i ardhshëm. Është e mundur të gjendet edhe një akord ekonomik me televizionet, por përfundimi i kampionatit që ka nisur më duket diçka e kotë dhe e forcuar. E konsideroj virusin ende diçka serioze, duhet të bëjmë kujdes. Nga pikëpamja sportive, më…
Personat që kanë astmë dhe vuajnë nga probleme të tjera të mushkërive, nuk duhet të mbajnë maskë, pasi mund t’ju vështirësojë atyre frymëmarrjen. Qeveria britanike po këshillon njerëzit të mbajnë maska në ambientet e jashtme, ku është e vështirë të qëndrosh të paktën dy metra larg nga të tjerët. Mirëpo njerëzit që vuajnë nga astma, sëmundje pulmonare obstruktive kronike, ose nga fibroza cistike, do ta kenë të vështirë mbajtjen e maskave. Maska mund të vështirësojë tërheqjen e ajrit në mushkëri, mund të shkaktojë astmë për disa pacientë, gjithashtu mund të shkaktojë edhe ankth. Sidoqoftë pacientët ende mund të jenë në…
Një akt krimi dhe sadizmi, kështu e konsideron shembjen e Teatrit Komëbtar politikania nga Kosova, Edita Tahiri. Një reagim në rrjetet sociale, Tahiri thotë se “të shkatërrosh trashëgiminë kulturore të popullit tënd i ngjanë si të jesh në luftë me popullin tënd.” Reagimi i Edita Tahirit U trishtova nga shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Ndjeva dhimbje të thellë e dëshpërim pafund. Kjo ngjarje kaq tragjike me futi në mendime dhe gjërat e para që më dolën përpara ishin djegia e Romës nga Neroni dhe sadizmi si destruktivitet njerëzor i definuar nga Fromi. Të shkatërrosh trashëgiminë kulturore të armikut tënd është…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita e vendit nuk i vë dot vija të kuqe. Lulzim Basha pas kësaj deklarate ka reaguar në Twitter, duke thënë se Rama është peng i krimit dhe se njerëzit e ndershëm tashmë ia kanë hequr vizën. Postimi i Lulzim Bashës: Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur…
“Biseda të mira” dhe “dakordësi e plotë”. Kështu i përshkruan kryeministri Edi Rama takimet me ndërkombëtarët, ndërkohë që sot është takuar me ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Në një postim në “Twitter” Rama zbardh temat, si teatri por edhe reforma zgjedhore. “Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës😊 Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi…
Linda Halimi ka vite tashmë që po qëndron në Amerikë bashkë me partnerin e saj, Big D, dhe vajzën, Kaimana. Faqja “Trending Celebs Now”, e cila merret me informacionet rreth personazheve VIP në Amerikë, ka raportuar për të hyrat vjetore të këngëtares shqiptare dhe befasoi me shifrën. Në atë faqe thuhet se ajo ka të ardhura vjetore nga një deri në pesë milionë dollarë e ky vlerësim i bëri përshtypje edhe vetë Lindës. Këngëtarja ka publikuar në “InstaStory” dokumentin ku vlerësohet shuma e pasurisë së saj. Përveç këngës, linda punon edhe si instuktore palestre. Megjithëse nuk e kemi të saktësuar…
Një studente mjekësie ka treguar se ka gjetur një mënyrë të çuditshme për të fituar para në rrjetet sociale. Ajo tregon se ka mundur të grumbullojë më shumë se 70 mijë dollarë në vit, falë shitjes online të fotove të ndryshme të këmbëve të saj. E njohur me emrin Sweet Arches, 28-vjeçarja e cila po ashtu punon në një spital, ka treguar mënyrën e saj për të fituar para duke thënë se edhe të tjerë mund ta bëjnë. Ajo thotë se për të realizuar foto të bukura dhe tërheqëse për “klientët e saj”, i duhet të punojë disa orë në…
Kryeministri Edi Rama ka proovkuar ashpër opozitën me një dekoratë të tijën se kjo e fundit nuk po bën dot punën e saj, ndërsa merret me vija të kuqe dhe të zeza Mes ironisë, në një intervistë për ‘News24’ Rama tha se po vazhdoi me këto ritme opozita, do të humbasë edhe më shumë. “Nëse do të bëja opozitën e vetes time dhe të qeverisë time, do isha shumë kërkues dhe efikas. S’do merresha me vija të kuqe dhe të zeza, por dhe kjo nuk është puna ime që të merrem me opozitën. Po vazhdoi të bëj kështu, do të…
Mjeku shqiptar në Itali, Genc Kapxhiu ka lënë hapur mundësinë se Covid-19 mund të rikthehet sërish, por kjo gjë sipas mund të shmanget duke respektuar rregullat e higjienës. Për sa i përket hapjes së të gjithë vendit në Itali më datë 3 qershor, Kapxhiu u shpreh se është e përshpejtuar, por nevoja është e madhe pasi ekonomia po pëson probleme të mëdha. “Pacientët po përmirësohen çdo ditë. Është rritur numri i të shëruarve dhe por reduktohet numri i të prekurve. Fatkeqësisht ka akoma të vdekur por numri është jashtëzakonisht i reduktuar. Temperaturat e larta ulin fuqinë e virusit në ajër.…