Author: tirana

Të agjërosh në burgjet e diktaturës për 21 vite rresht. Kjo është historia e trishtë e Hafiz Sabri Koçit, kryetari i parë i KMSH pas rënies së komunizmit, një prej besimtarëve myslimanë, i rritur jetim që luftoi me regjimin për të ruajtur dashurinë e tij për fenë. Ai u burgos pikërisht për shkak të bindjeve të tij fetare, pasi regjimi i asaj kohe synonte të zhdukte ndërgjegjen fetare. Mbesa e tij Jusri Koçi tregon për Abcnews.al se sakrifica në këtë kohë të vështirë ishte e dyfishtë, për shkak se agjëroi fshehurazi për 21 vjet, vetëm me një kokërr qepë në xhep dhe…

Read More

Numri i madh i të infektuarve nga koronavirusi mes punonjësve të thertoreve të mishit në Gjermani tregon se aty ekziston një problem, thotë DW. Politika kërkon që të bëjë ndryshime për këtë çështje, por nuk e di ende se ku ta nisë. Grupi qeveritar që merret me çështjet e pandemisë në vend, i ka shtyrë për të mërkurën bisedimet për industrinë e mishit. Në rrethet qeveritare në Berlin, u tha se ekziston nevoja për “këshillime paraprake”. Megjithatë është e qartë se presioni mbi politikën u rrit në fundjavë, sepse në një thertore mishi në Gjermaninë veriore, pati një shpërthim tjetër…

Read More

Në kushte të tjera, me normale, do ishte vënë re menjëherë. E po ashtu komentuar. Ajo pra, që kreu i demokratëve Lulzim Basha po tenton të kurojë pamjen, për ta bërë sa më rinore, të shpenguar, sportive. E ka nisur nga nxjerrja e këmishës mbi pantollona. Nuk dihet nëse pas këtij ç’skematizimi ka ndonjë kurues të specializuar apo vepron me kokë të vet, ndonëse shija e bashkëshortes mund të jetë përcaktuese në vendimmarje, por realisht nuk i shkon. Nuk i shkon jo thjesht nga fakti se e ka betonuar vizualisht veten te perceptimi i opinionit si i “rregullt në veshje”,…

Read More

Aurela Gaçe është treguar gjithmonë transparente me ndjekësit e saj. Kështu ka ndodhur edhe me postimin e fundit të saj në rrjetet sociale, ku ka treguar se çfarë i ka ndodhur me makinën. Ajo ka postuara një foto ku tregon se ka dëmtuar pjesën e përparme të makinës. “Sapo me goditi trotuari. Trotuar kaq të papërgjegjshëm nuk kam parë??????. Po ecja ngadalëëë ngadalëëëë në parkim. Disa çuna bënin me shenjë, stop stop. Jo unë, po prisja te bënte pip pip ai sensori i poshtër. Kam faj unë??????????????. Lum shtëpia që më ka”-shkruan këngëtarja e njohur në Instagram.

Read More

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregon që duhet akoma të jemi vegjilentë, sepse pandemia është ende në mesin tonë. Fakti se personat që kanë kaluar epideminë e koronavirusit, a mund të konsiderohen të shëruar, për mjekun Pipero, nuk përbën frikë, sepse sipas tij, ata konsiderohen tashmë të pastruar. “Personat e prekur nga Covid, të shtuar në spital, pas shërimit, rikuperohen rreth dy javë pas asaj që ne e quajmë shërim, studimet kanë dëshmuar se edhe nëse izolohet pjesëzat e ARN, ato nuk janë të aftë që të sëmurin dhe të infektojnë qytetarë të tjerë” . Dr.Pipero, me gjithë parashikimet referuar situatës…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka bërë me dije se është kërcënuar me vdekje nga “Garda Vullnetare Shqiptare”. Kurti shkruan se kërcënimi ndaj tij është kërcënim ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese e cila ka në dorë dekretin e Persidentit Thaçi për dekretimin e kryeministrit të ri. Reagimi i Kurtit Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër. Regjimi i vjetër e di…

Read More

Raportet vjetore për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të publikohen në vjeshtë. Lajmin e ka dhënë vetë Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi. Ai e ka justifikuar këtë shtyrje me pasojat që ka sjellë koronavirusi në të gjithë botën. “Konfirmova sot se kornizat negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të paraqiten në qershor. Ndërsa raportet vjetore janë shtyrë në vjeshtë, duke parë edhe zhvillimin e situatës me koronavirusin. Më rëndësi është që zgjerimi të vazhdojë”, ka thënë zyrtari i BE-së. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë miratimin për çeljen e negociatave, por ndryshe nga…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur presidentit të Republikës duke deklaruar se Ilir Meta ka pasur mundësi ta shpallte atë që e cilësoi si godinë tallashi, monument kulture por nuk e bëri sepse ishte godinë pa vlerë, ndërsa sot po tenton ta përdorë për sulme politike. “Zoti Meta ka qenë kryeministër. Ka pasur në dorë fatet e vendit. Duhet ta kishte bërë godinën e tallashit monument kulture kur ishte në krye të vendit. Ai kastile ka shkuar në një gjykatë që nuk e ka kompetencë fare, mund të shkonte në Gjykatën Administrative.Ai ka pasur mundësi ta…

Read More

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i ka kërkuar Ministrisë së Financave shtyrjen e afatit për rivlerësimin të pasurive të paluajtshme. Ky proces nga I cili pritet të përfitojnë më shumë se 50 mijë pasuri pritet të mbyllet më 30 shtator sipas ligjit aktual, ndërkohë ish ministri i Financave Anastas Angjeli ka kërkuar shtyrje deri në fund të këtij viti.

Read More

Një studente mjekësie ka treguar se ka gjetur një mënyrë të çuditshme për të fituar para në rrjetet sociale. Ajo tregon se ka mundur të grumbullojë më shumë se 70 mijë dollarë në vit, falë shitjes online të fotove të ndryshme të këmbëve të saj. E njohur me emrin Sëeet Arches, 28-vjeçarja e cila po ashtu punon në një spital, ka treguar mënyrën e saj për të fituar para duke thënë se edhe të tjerë mund ta bëjnë. Ajo thotë se për të realizuar foto të bukura dhe tërheqëse për “klientët e saj”, i duhet të punojë disa orë në…

Read More

 Elton Ilirjani, i njohur ndryshe dhe si biznesmeni gay u shpreh shumë i revoltuar për disa politikanë të vendit tonë, të cilët sipas tij, kanë diskriminuar komunitetin “LGBT” Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, biznesmeni zbuloi se ka zgjedhur të provokojë me anë të një fotoje në rrjete sociale dhe si përgjigje, thotë se ka marrë kërkesa seksi nga politikanët. “Postova një foto për të provokuar. Ti nuk e ke idenë sesa njerëz dhe politikanë më kanë bërë like foton. Nuk e ke idenë se sa komente kam marrë dhe më kanë komplimentuar, politikanët më kanë kërkuar seks. Sepse mendojnë se…

Read More

E kuruar në çdo detaj, është e vështirë të mendosh një Çiljetë mbipeshë. Por e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja zbuloi se këtë kohë në karantinë, ka shtuar disa kilogramë. Madje thotë se ka shkuar 73 kilogramë, ndërsa kur ka qenë në muajin e nëntë të shtatëzanisë me djalin e saj, Fernandon, tregon se ka qenë 74. Për t’iu rikthyer peshës optimale, Çiljeta thotë se do të ndjekë një dietë rigoroze. “Unë jam shëndoshur shumë në fakt këto dy muaj, jam gjashtë kilogram mbi peshë. U peshova një dite dhe isha 73 kg, 74 kam qenë…

Read More