Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës mbrëmë kanë mbyllur ujdinë e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të Luginës së Bashkuar. Sipas Kreut të Diplomacisë së Shqipërisë, ky është një hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës. “Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar”, theksoi Cakaj në përfundim të reagimit të tij.
Author: tirana
Greqia do të rihapë kufijtë e saj për turizmin më 15 qershor. Kjo u njoftua nga kryeministri grek, Kiryakos Mitsotakis në një samit me vendet e tjera të Ballkanit, për të marrë në konsideratë perspektivat e rajonit për rimëkëmbje pas pandemisë së koronavirusit. Kryeministri grek ra dakord për rihapjen e kufijve më 1 qershor për udhëtime biznesi, punëtorë sezonalë dhe anëtarët e familjeve që banojnë në vendet e tjera. Mitsotakis ai njoftoi se hapja e kufijve për udhëtime turistike do të bëhet nga 15 qershori.
Që nga 8 maji ka hyrë në fuqi ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Ai ka numrin 20 /2020 dhe përcakton procedurat dhe organin përgjegjës që është ASHK-ja, Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Qytetari vjen në institucionin tonë paraqet një kërkesë dhe gjithë procedura ndiqet nga një institucion i vetëm deri në regjistrimin e pronës dhe pajisjen me certifikatë pronësie. “Këtu flasim për aktet e marrjes së tokës në përdorim, për dhënien e titujve të pronësisë për objekte pa tituj pronësie të ndërtuara para vitit 1991, oborret në përdorim, si dhe ndërtimet pa leje”. “Për…
Duket se janë të shpeshta rastet kur këngëtarja Enca Haxhia akuzohet se përdor silikon. Kështu i ka ndodhur edhe pas videos së fundit që ka ndarë me ndjekësit në Instagram, teksa xhiron videoklipin e këngës së saj më të re. Enca shfaqet super seksi me një fustan të ngushtë që i tregon format, por duket se dikush e ka akuzuar sërish për silikon. Ndaj, këngëtarja i ka kthyer një përgjigje publike, duke i mbyllur njëherë e mirë gojë komenteve të tilla. “Sa herë që dikush përmend ‘silikon, rri si të ka bërë Zoti’ në profilin tim… Zoti derdh një lot…
Gjashtë lojtarë apo pjesëtarë stafesh të tre prej skuadrave të Premier League kanë rezultuar pozitivë pas testeve për koronavirusin. Lajmin e ka komunikuar vetë Liga Angleze dy ditë pas testeve në prag të rifillimit të stërvitjeve. “Mes të dielës dhe të hënës 748 lojtarë dhe anëtarë stafesh janë testuar për Covid-19 prej të cilëve 6 kanë rezultuar pozitivë, në tre klube. Lojtarët ose anëtarët e stafeve që dolën pozitivë do të qëndrojnë në autoizolim për shtatë ditë. Premier League komunikon këto të dhëna të përditësuara për të garantuar integritetin dhe transparencën e veprimtarisë. Asnjë detaj specifik mbi klubet ose mbi…
Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka njoftuar se nesër në orën 09:00 do të zhvillojë një protestë përpara Gjykatës së Tiranës, Dhoma Penale. Mësohet se do të protestojnë për të kërkuar lirimin e qytetarëve, që u arrestuan gjatë mbrojtjes së Teatrit Kombëtar. Sipas VV, mbajtja e tyre në arrest është vazhdim i dhunës së pashembullt të treguar nga pushteti me shkatërrimin e godinës. ‘Liri për mbrojtësit e Teatrit Kombëtar! Të mblidhemi të gjithë për të kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar padrejtësisht për përpjekjen e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar! Ata kanë ushtruar të drejtat e tyre si…
Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në ‘Facebook’ është shprehur se ajo që ndodhi më 17 maji nuk do të amnistohet kurrë. Meta e cilëson si ngjarjen që ka prodhuar më së shumti jehonë negative. Statusi i Metës: Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë!Ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë.Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua.Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s’do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat…
Bloggerja shqiptare Armina Mevlani e veshur me xhinse të larta dhe me një këmishë të lidhur në mes, Armina ka zbuluar se kjo e fundit nuk është e saja. “Me këmishën e tij” shkruan Armina teksa tregon veshjen e saj në Instastory. Veshja e saj është tejet minimale, e shoqëruar dhe me një palë vëthë dhe syze duke e bërë tepër komode për të dalë. Me pak fjalë, nëse nuk ju pëlqen asgjë që ju keni në garderobën tuaj, hidhini një sy asaj të partnerit pasi mund të surprizoheni me përfundimin e plotë të veshjes suaj.
Ish ministri Ylli Manjani ka bërë një deklaratë të fortë ndaj vëmendjës mediatike për deklaratat e Ambasadës Amerikane.” Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane! Të thotë more ç’të dojë!Vendi duhet bërë gati për tu ulur në tryezë me Europën. Ky është objektivi”, shkruan Manjani. Postimi i Manjanit Sinqerisht nuk e kuptoj këtë super vemendjen mediatike se “çfarë po thotë ambasada amerikane”?! Duam të negociojmë me Europën dhe presim ça do thotë Amerika?! Në cilën bythë rri kjo llogjikë kjo?! BE po na thotë troç, çdo ditë e më qartë që jemi larg nga tryeza me ta. Këto…
Një nënë e 4 fëmijëve rrëfeu ditën e sotme në programin “Historia ime”, në Tv Klan historinë e vështirë dhe vuajtjet që i është dashur të kalojë. Kur ishte 17 vjeç, u largua nga shtëpia me të dashurin e saj drejt Greqisë sepse familja nuk e pranonte lidhjen e tyre. Marrëdhëniet me familjen u ndërprenë dhe ata nuk i qëndruan pranë, as kur ajo solli në jetë fëmijët e saj. Ema kthehet në Shqipëri dhe jeton me vjehrrën e saj, ndërsa bashkëshorti qëndroi jashtë shtetit. Pavarësisht se gjendja ekonomike nuk ishte e mirë, ai nuk e linte të punonte. Në vitin…
Dy shqiptarë nga Kosova janë identifikuar për vrasjen e Grineo Dakës një një club të Londrës më 7 korrik të vitit 2019. Sipas medias së huaj viktima 27-vjeçare dhe nga Stratford, u qëllua për vdekje në Phoenix Snooker Club rreth orës 3 të mëngjesit në 7 korrik, pasi u qëllua me armë. Policia është duke gjurmuar Jeton Krasniqin, 26 vjeç, dhe Mirsad Brahimi, 33 vjeç, të cilët po jetonin në veri të Londrës, kur Grineo u vra. Krasniqi ka lindur në Kosovë dhe ka lidhje me Hertfordshire, kurse Brahimi është i njohur në Londrën qendrore dhe perëndimore. Një shpërblim prej 20,000 £ është ofruar për…
Këngëtarja Fjolla Morina është në ‘qiellin e shtatë’ pasi sipas saj është e para që ka hapur kufinjtë Kosovë-Shqipëri. Fjolla ka publikuar një video në ‘Instastory’ aty ku shihet duke i dhënë makinës e që shkruan: “E qela e para hajde more gzuar“. Për të lëvizur nga Kosova për në Tiranë në këtë kohë karantine duhet një arsye shumë e fortë ndaj besojmë se këngëtarja mund të jetë duke u marrë me xhirimet e projektit të saj të rradhës.