“Duhet të luftojmë më shumë për mposhtjen e koronavirusit dhe për këtë duhet kura respektive”, kjo ishte deklarata e bërë gjatë Asamblesë së OBSH, nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “BE i është përgjigjur menjëherë thirrjes për mbledhjen e 8 miliardë dollarëve për krijimin e vaksinës, e cila me t’u bërë, duhet të jetë e disponueshme ndaj të gjithëve pasi nuk mund të shitet si një mjet luksi, por e mirë e përbashkët”, ishte thirrja e saj para Asamblesë së 73 të OBSH. Deklarata e Von Der Leyen i referohet ngjarjeve të fundit ku Amerika kërkoi që…
Author: tirana
Kur disa vite më parë kreu i ICOMOS-it, Giora Solar, erdhi në Durrës dhe pa gërmimet në qendër të qytetit, tek ish-lulishtja “1 Maji”, u shpreh se zbulimi ishte më i rëndësishëm edhe se vetë Pompei, sepse tregonte për një vazhdimësi qytetërimi dhe traditash. Por, në vitin 2010, me firmën e ish-ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, të Institutit të Monumenteve të Kulturës Apollon Baçe dhe drejtorit të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik Roland Olli, “Pompei” shqiptar mori fund. Mbi rrënojat e një lagjeje të tërë të qytetit antik të Durrësit, e cila mendohej ta kishte zanafillën qysh…
33 punonjës të Qendrës shëndetësore Epidemiologjike janë ngritur ditën e sotme në greve pasi nuk kanë përfituar pagat e vijës së parë të luftës kundra Covid-19 dhe nuk janë paguar për punën jashtë orarit. Sipas Zija Alhyses, kreu i Sindikatës së shëndetësisë dhe punonjës pranë kësaj qendre, që prej 26 nëntorit ky grup punonjësish nuk kanë marrë ende pagat e tyre përsa i përket punës të kryer jashtë orarit., raporton BW. Ndërkohë gjatë dy muajve të fundit, ata ndodhen në vijën e parë të rrezikut nga COVID-19 pasi u duhet të jenë në kontakt me personat e mundshëm të prekur…
Arbenita ka dhënë sinjale që sërish mund të jetë pjesë e videoklipit të Feros. Arbenita dhe Fero janë çift shumë i komentuar në shoubiz, të cilët shpesh komentohen për krizë në lidhje. Së fundi, modelja publikoi një video me sekuenca të shkurtra nga videoklipi i Feros, pjesë e të cilit ishte edhe ajo.Në mbishkrimin që ia la asaj videoje, ajo shkruan “Kush dëshiron një tjetër këngë dashurie?”. Për ndryshe, pandemia i ka ndarë këtë çift, pasi Fero është në Kosovë, ndërsa Arbenita në Londër.
Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19, por me një ritëm më të ulët. Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 milion e 988 mijë e 994, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 324 mijë e 958. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 1 milion e 959 mijë e 149 pacientë të shëruar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 570 mijë e 583…
Moderatori Eno Popi dhe partnerja e tij, Atena Pali u bënë dy vjet më parë prindër të një vajze, të cilën vendosën ta quajnë Liv. Liv dje mbushi 2 vjeç, e ndërsa Eno vetë është mjaft i rezervuar me jetën private e preferon ta mbajë atë sa më larg vëmendjes mediatike, Atena nga ana e saj publikoi disa foto të vogëlueshës, që është rritur e është bërë një zonjushë kaq e bukur, dhe çapkëne. “Gëzuar ditëlindjen bebushes time që po rritet kaq shpejt! Dy vite më parë më bëre njeriun më të lumtur dhe tani unë jetoj vetëm për buzëqeshjen…
Nga Mustafa Nano Ju flas nga studio e “Provokacija” që siç e shihni është e re. Dhe monologun në këtë studio të re do t’ja dedikoj Lulzim Bashës, dua t’i jap disa këshilla. Por para se t’i jap këshilla dua të them një gjë që nuk është sekret tani më. Unë për Lulzim Bashën nuk kam ndonjë respekt si politikan. Nuk kam votuar ndonjëherë për Lulzim Bashën dhe nuk besoj se do të votoj ndonjëherë sepse kam frikë se ai nuk do të ma japë shansin asnjëherë. Dhe nuk është vështirë të më bësh mua që unë të votoj për…
Gazetari Adi Krasta është kërcënuar. Krasta e publikoi mbrëmjen e sotme në emisionin e tij “A-Show” mesazhin kërcënues të një personi që duket se jeton në SHBA. Krasta lexoi mesazhin, duke i dërguar edhe një kërkesë ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. “Ti thotë dikush ambasadores Yuri Kim, që sipas rregullave protokollare të shkojnë dhe ti tërheqin veshin dhe ti tregojnë se ç’është mënyra e mirë e të sjellurit. Të më nisë një ndjesë ta publikojë në emisionin e radhës. Ta shoh se si e ka formulimin se, militantët shpeshherë kanë një formulim…”, tha Krasta. Moderatori ka qenë një ndër…
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Nata e Kadrit është më e vlefshme sesa 1000 muaj jete. Spahiu u shpreh më tej se Zoti jep udhëzime të drejta për të fituar jetën e përtejme. “Nata e Kadrit është më e vlefshme se 1000 muaj, sa një jetë njeriu. Zoti zbriti këtë sure për njerëzit. Zoti ka përcaktuar se cfarë është gjë e mirë dhe cfarë është gjë e keqe. Zoti është sqarues i rrugës së drejtë, i normave, i ndërgjegjës dhe dallues i të drejtës nga e…
Tirana do të ketë një teatër të ri para vitit 2023. Kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv u shpreh i vendosur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, pavarësisht protestave dhe qëndresës së artistëve. Ai sqaroi se godina e re do të ketë edhe një hapësirë muzeale për teatrin e vjetër. “Do të fillojmë punë menjëherë, po detajojmë projektin, pastaj ndërtimi. Është kantier ndërtimi. Përpara fundit të mandatit tim do të ketë përfunduar teatri i ri, para 2023. Nëse do të lejohemi që të punojmë normalisht. Ne do ta mbarojmë përpara 2023. Në funksion të teatrit të…
“Ne kena urdhër me t’shoqëru dhe do t’shoqërohesh!” “Stop” është ndalur në Shkodër për problemin e qytetarit Oltion Shpendi, i cili ka shtetësi franceze dhe ka ardhur në Shqipëri pasi ka gruan shtatzënë dhe ka ngecur nga pandemia. Ai tregon se i është bllokuar patenta dhe makina dhe ka qëndruar i ndaluar për 7 orë, pasi i ra borisë dhe parakaloi një automjet tip Range Rover, që kishte bllokuar rrugën dhe që rezultoi të ishte e drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Brahimaj. Ky i fundit, pas këtij gjesti urdhëroi patrullën e policisë, që të ndalonte dhe arrestonte Oltionin…
Italia është një ndër vendet më të prekura në Europë dhe në botë prej koronavirusit, me numrin më të lartë të të infektuarve dhe të viktimave. Spitalet italiane ishte të mbushura plot me pacientë, deri në pikën e kolapsit, por tani nga pak po zbrazen. Siç ndodhi dhe me njërin në Brindizi. Pasi doli dhe pacienti i fundit, pas rreth dy muajve mbyllet reparti i pneumonisë Covid, në spitalin “Perrino”. Gëzimi dhe hareja e mjekëve është bërë virale në platformën “Tik Tok” dhe në rrjetet sociale.