Author: tirana

Dhëmbët e fortë e të shëndetëshëm mund të themi pa frikë se janë një dëshirë e çdokujt. Kjo jo vetëm për rehatinë e të gjithë organizmit, pasi mund ta imagjinoni dhimbjen që shkakton një dhëmb i sëmurë, por edhe si një faktor plotësues i portretit dhe buzeqeshjes. Duke qenë një nga pjesët e trupit që nuk ripërtërihet gjatë jetës, kujdesi për to bëhet akoma dhe më i vecantë. Një nga problemet më të përhapura sot përsa i përket dhëmbëve është gjetja e furçës së duhur, pastës apo mjeteve të duhura që sigurojnë higjenë dhe bardhësi. Beteja quhet e fituar kur…

Read More

Nga Çun Lajçi Për çka po protestoni? S’deshta, o s’deshta me shkrua, se dashtë e kam ma shumë se ju, që çirreni sheshit, tue derdhë lot pa lot, e tue mallkua pushtetin e Edin! O dashtë e kam ma shum se ju, betohem, dhe e dini pse? Se nji shekull m’ka nda me at teatër, nji bjeshkë kufi deri n’qiell, – ju e kishit aty, unë veç n’andërra! S’deshta, veç po iu them juve, që brenda hy s’i keni që dy dekada, e kam dashtë sa krejt atdheun, se viti 1972 m’futi n’zemrën e tij, e shfaqja “Viti 61” me…

Read More

Policia ka shoqëruar aktorin e njohur të humorit Ervin Bejleri në komisariatin nr 4 në Tiranë. Gjatë protestës së një dite më parë, aktori është konfliktuar verbalisht me policinë dhe kjo mendohet të jetë arsyeja e shoqërimit të tij. “A ju q****a motrën ju q****a. Nuk keni shanse brenda, do ju q* robt by******t. Mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”, është shprehur Bejleri i revoltuar.

Read More

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime për çështjen e Teatrit Kombëtar, si për ekspertizën e godinës ashtu dhe për dhunën e ushtruar nga policia të pretenduar nga personat e arrestuar. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, po kryen hetime për të arrestuarit në flagrancë nga Policia e Shtetit, në lidhje me protestën e datës 17.05.2020. Gjithashtu është regjistruar procedim penal duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinierët apo persona të tjerë të përfshirë. Nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe ne…

Read More

Kur bëhet fjalë për marrëdhënie, të gjithë kanë nevoja të ndryshme dhe duan të ndjehen të dashur dhe të përmbushur. Këtu janë shenjat që kanë nevojë për më shumë dashuri! Demi Demi është shenja më e dashur e zodiakut. I vendosur në Venus, planeti i lidhur me dashurinë, kjo shenjë nuk ka frikë të tregojë se sa shumë i intereson duke i mbështetur krahët rreth personit që do. Demi është gjithashtu shumë sensual dhe, si një shenjë toke, është shumë më i interesuar për atë që mund të shohë, shijojë, dëgjojë dhe (mbi të gjitha) prek, sesa aktivitetet më teorike…

Read More

Dashnor Kaloçi/  Publikohet historia e panjohur e atentatit që u krye në Tiranë në 17 maj të vitit 1941 ndaj Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanueli i III-të, teksa ai po largohej nga rruga e Durrësit për në aerodromin e Laprakës pas mbarimit të vizitës së tij në Shqipëri. Dëshmia e rrallë e 90-vjeçarit Genc Koka me banim në SHBA-ës, babai i të cilit, kolonel Sami Koka, ish-shef Shtatmadhorisë së Mbretit Zog, e kishte pranuar djaloshin nga Piqerasi si shërbyes në shtëpinë e tij që ndodhej në fund të Rrugës së Kavajës, pas rekomandimit q ëi kishte bërë…

Read More

Është ndaluar personi që hodhi lëndë plasëse në drejtim të protestuesve në Bulevard. Policia e Tiranës bën me dije se ai është 49-vjeçari Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re. Si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike janë lënduar dy persona, për fat të mirë pa pasoja serioze. Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma. Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin, sqaron policia. Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në…

Read More

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, meriton të quhet babai i vitit pas kujdesit shembullor që tregon për të vegjëlit e tij. Në janar të 2020-ës, futbollisti u bë baba për herë të dytë i një vogëlusheje që e quajtën Enkeleida. Tashmë, Enkeleida dhe djali i madh, Boiken, janë kthyer në personazhet kryesorë në llogarinë e të atit në Instagram. Loriku ndan shpesh momente me të vegjëlit e tij, duke treguar se kujdeset maksimalisht dhe kalon me ta pjesën më të madhe të kohës së tij. Sot, futbollisti ka ndarë foton më të ëmbël me vajzën dhe djalin, Ata shfaqen…

Read More

Koronavirusi do të zhduket gradualisht në mënyrë natyrale pa ndihmën e ilaçeve, ashtu siç u zhduk gripi spanjoll. I këtij mendimi është profesori italian i historisë mjekësore Xhorxho Kosmaçini, i cili në një intervistë për të përditshmen Corriere della Sera shprehet se mënyra më e mirë është shmangia e infektimit me distancim social. “Gripi spanjoll u luftua me të njëjtat masa higjieno-sanitare si sot, distancim social, karantinë e maska. Më pas u zhduk duke u vetë-shpërbërë, me zbutje të vazhdueshme të agresivitetit, pas përhapjes tek njeriu për një periudhë prej një viti e gjysmë”. Kosmaçini thotë se përhapja e shpejtë…

Read More