Author: tirana

Aktori Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij bukuroshe, Ira në tetor të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë. Ira solli në jetë një djalë, të cilin çifti e pagëzuan me emrin Dard. Gazi dhe Ira e prezantuan Dardin me publikun në foton e publikuar ku uronin Vitin e ri. Që prej asaj kohe çifti ka preferuar t’i ruajë privatësinë të voglit duke mos e ekspozuar në rrjete sociale. Megjithatë së fundmi Ira ka publikuar një foto me Dardin pas kaq shumë kohësh dhe shihet se vogëlushi është rritur shumë. Ndonëse nuk e ka treguar portretin e…

Read More

Sot është ditë e veçantë për familjen Gjebrea pasi djali i moderatorit, Joni feston ditëlindjen. Ardit Gjebrea ka postuar një foto të Jonit duke i uruar atij ditëlindjen me një dedikim emocionues ku shprehet se për familjen e tyre kjo ditë është e bekuar. “E bekuar për ne data 18 maj. Gëzuar ditëlindjen krenaria jonë”, ka shkruar moderatori krah postimit të fundit në rrjetet sociale. Ardit Gjebrea publikon shpesh në rrjete sociale momente pranë familjes së tij të bukur, që është edhe dashuria më e madhe e moderatorit.

Read More

Si sot 20 vite më parë këngëtarja e famshme Britney Spears lançoi albumin “Oops I Did it Again”, projekti muzikor i të cilit mban të njejtin emrër dhe u shndërrua në një hit që ende pëlqehet. Me anë të një postimi të ndjerë në rrjetin social Instagram, 38-vjeçarja falenderoi të gjithë fansat që e kanë mbështetur për kaq shumë vite të cilët janë bërë pjesë e eksperiencave të saj. “Oops I Did it Again” ka shitur plot 20 milion kopje dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme nga industria e muzikës. “Nuk mund ta besoj që kanë kaluar 20 vite,…

Read More

Ditën e sotme në vendin tonë janë hapur baret dhe restorantet, pas dy muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë, covid-19. Ndërkohë në Tiranë kafenetë janë mbushur që në mëngjes. LSA ka shkrepur disa foto se si u duke sot jeta në kryeqytet. Në këtë foto duke gjimnazistët maturantë që futen në shkolla, njerëz që shijnë kafenë apo ushqimin e tyre. Ndërkohë në faqen e e-albania ndodhet protokolli i sigurisë anti-Covid. Protokolli përmban masa strikte për klientët, punonjësit, shpërndarësit dhe furnizuesit. Sipas protokollit, personeli që ka kontakte shumë të shkurta me klientët, ndërkohë që është e ndaluar rreptësisht të prekë hundën,…

Read More

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ndërsa reagon në lidhje me ngjarjet e fundit në vend, bën përgjegjës jo vetëm kryeministrin Edi Rama, por edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha. Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se Edi Rama ka blerë kokën e opozitës. “Teatri dhe jeta e shqiptarëve është shembur e do vazhdojë të shembet sa kohë Edi Rama ka blerë kokën e opozitës. Prandaj duhen larguar 3-4 vetë që shpartalluan shpresen e vendit.”-shkruan Topalli.

Read More

Këngëtarja Enca Haxhia dhe reperja Rina Balaj do të sjellin shumë shpejt një bashkëpunim! Ky lajm që ka gëzuar fansat është konfirmuar ditën e sotme nga vetë Rina, në emisionin në T7, “Gjesi”. Teksa ka promovuar albumin e ri në bashkëpunim me Sin Boy, i cili titullohet “MM” dhe përmban 20 këngë, reperja ka pasur edhe një surprizë. Gjatë intervistës ajo u shpreh se ajo dhe Enca kanë menduar për një duet dhe jemi të bindur se bashkëpunimi i tyre s’do të vonojë shumë. Megjithatë, Rina ende nuk ka dhënë një datë kontrete dhe detaje për projektin e ri që…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Do të ndiheni mjaft të tensionuar gjatë kësaj dite. Do të ndiheni të pakënaqur, por pavarësisht kësaj mundohuni që të qëndroni pozitiv. Demi Ju pret një ditë problematike për dashurinë, por shumë shpejt Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe gjërat do të përmirësohen. Besojini instinktit në punë dhe në financa, pasi do t’iu çojë në rrugën e duhur. Binjakët…

Read More

Ditën e djeshme moderatorja e dashur për publikun Marina Vjollca, ka festuar ditëlindjen, e sigurisht nuk mund të mungonte urimi i ëmbël nga partneri i saj Getoar Selimi. Reperi ka pritur mesnatën për të uruar Marinën. Në një foto të publikuar në ‘Instagram’, ai shfaqet pranë moderatores, ndërsa bashkangjitur shkruan: Gëzuar ditëlindjen gruas që ende ma bën zemrën të më rrahë fort. “Do vdes unë për husband-in tim më të mirin në botë”, shkruan Marina në postimin në fjalë.

Read More

Kanë nisur incidentet tek Ministria e Brendshme, aty ku po zhvillohet një protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Disa protestuesë u qëlluan me njëri-tjetrit dhe në këtë moment, disa metra larg tyre, ndodhej edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Basha ishte duke qeshur në momentin e sherrit, ndërkohë që pas shpinës së tij, protestuesit nuk i kursyen grushtat.

Read More

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për protestën që po zhvillohet sot për prishjen e Teatrit Kombëtar ku ka lajmëruar qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri, që të mos lëvizin në zonat ku do të mbahet demonstrata. Kujtojmë se protesta ishte lajmëruar të fillojë në orën 16.30 minuta, ndërsa aktualisht në bulevard ka një numër të lartë njerëzisht që janë grumbulluar dhe nuk dihet se sa gjatë do të qëndrojnë. “Sot në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16.30 minuta dhe nuk…

Read More