Ish kryeministri i vendit Sali Berisha i është bashkuar protestës së opozitës dhe të shoqërisë civile i është bashkuar protestës kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Së bashku me Berishën, në protestë ka dalë edhe kreu demokrat Lulzim Basha. Partia Demokratike ka thënë madje se kur të vijë në pushtet do ta rindërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ndodhet.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka sfiduar dhe provokuar protestuesit e mbledhur para gërmadhave të Teatrit Kombëtar duke hyrë live me ministren Elva Margariti në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB). “Sot në hapësirën e transformuar rrënjësisht të Teatrit të Operas dhe Baletit, ku pas 70 vjetësh solistët e trupa jonë, si edhe talentet e mëdha të muzikës lirike e simfonike shqiptare që shkëlqejnë nëpër botë, do të ndjehen më në fund njësoj si në Milano, Londër, Neë York apo Tokio, m’u kujtua një grevë urie e artistëve që këndonin korin e skllevërve të “Aidës” me rripa të kuq në kokë,…
Zbardhen detaje nga takimi qe Presidenti i Republikës,Ilir Meta zhvilloi sot me Ambasadorët e 4 vendeve të grupit të Vishegradit, të akredituar në Tiranë. Presidenti Meta dhe Ambasadorët e Çekisë, Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë vlerësuan marrëdhëniet politike dhe bashkëpunimin miqësor dypalësh, si dhe shkëmbyen mendime rreth forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit edhe ndërmjet rajoneve V4-Ballkani Perëndimor. Gjatë takimit u ndanë informacione për situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend. Presidenti i Republikës dhe Ambasadorët theksuan nevojën për një hapje graduale dhe të kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në…
Pak para nisjes së protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar dyert e kryeministrisë janë rrethuar me gardh metalik, ndërsa forcat e FNSH, “Shqiponjat” dhe RENEA-t janë në gatishmëri. Gjithashtu prezencë të shtuar policie janë edhe në zonën e Pedonales dhe tek Ministria e Brendshme.
Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj është figura e parë e demokratëve që ka mbërritur në shesh në protestën që prite të fillojë në orën 16:30. Ka nisur vendosja e autoparlanteve të policisë, ku referuar të kaluarës, përdoren nga uniformat blu për t’u bërë thirrje turmës për qetësi, në rast incidentesh.
Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Takimi po zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Ky takim vjen vetëm pak minuta para se të nisë protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Policia e Elbasanit ka ndaluar dhe ndëshkuar ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri. Ky i fundit ishte nisur t’i bashkohej protestës në Tiranë por këtë gjë ia tregoi me sinqeritet policëve që e ndaluan. Ish-kryebashkiaku nuk do mundet kësisoj t’i bashkohet protestës.
Presidenti brazilian vazhdon të shprehë kundërshti ndaj masave strikte kundër koronavirusit, por sëmundja infektive në vend po përhapet rrezikshëm dhe po vë në rrezik sistemin shëndetësor. Brazili është vatra e katërt më e madhe në botë e të infektuarve me koronavirus, ndërsa pandemia po rrezikon kolapsin e spitaleve më të mëdha të vendit. Mbi 240 mijë persona raportohet se janë bartës të infeksionit, shifër e cila ka kaluar bilancet e Spanjës dhe Italisë, duke u renditur pas SHBA-së, Rusisë dhe shumë afër Mbretërisë së Bashkuar. Sëmundja infektive, ndërkohë, ka lënë më shumë se 16 mijë të vdekur. Në qytetin më…
Përfaqësues të Partisë Demokratike të Beratit janë nisur sot drejt protestës së thirrur në orën 16:30 në Tiranë nga Aleanca Kombëtare për mbrojtjen e teatrit dhe opozita. Nisja e protestuesve beratas është kryer rreth orës 14:30 nga selia e Partisë Demokratike Berat, ku janë nisur rreth 20 automjete të vogla, ndërkohë që më herët dhe në orare të ndryshme janë nisur edhe automjete të tjera. Kryetari i Partisë Demokratike, dega Berat, Gazmend Azizi ka deklaruar se makinat e protestuesve po pengohen rrugës drejt Tiranës nga policia rrugore pa asnjë shkak. “Demokratët beratas do të mbështesin fuqishëm protestën e thirrur nga…
Politikani gjerman dhe deputeti i CDU në Bundestag, Johann Wadepuhl ka shprehur qartë zhgënjimin për nxitimin e shembjes së Teatrit Kombëtar si dhe për dhunën e ushtruar gjatë rezistencës. Wadepuhl thotë se është një mbështetës i fortë perspektivës europiane të Shqipërisë, por tani ai vë në dyhsim negociatat. Ai tashmë shtron një pyetje ” A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po” e tyre për fillimin e negociatave?”. STATUSI NGA JOHANN WADEPUHL Si një mbështetës i fortë i perspektivës europiane të Shqipërisë. Prishja e Teatrit Kombëtar, nxitimi dhe dhuna më lanë…
Rrëfehet për emisionin “Me Zemër të Hapur në News 24, 18-vjecarja nga Korça, e cila pak ditë më parë denoncoi të atin për ngacmim seksual. Vajza mundi të regjistronte edhe një përgjim audio teksa i ati i kërkonte marrëdhënie seksuale, duke i premtuar se do ndjehej mirë. Në studion e emisionit, ajo rrëfeu sot detaje të reja shokuese. Sipas vajzës, babai nuk e ka dashur kurrë, madje e ka rrahur që kur ishte e vogël. Ajo shtoi madje se e ka dërguar edhe në jetimore. E reja iu përgjigj pozitivisht pyetjes nëse ishte vajza e tij biologjike dhe tregoi cfarë…
Komision Evropian ka reaguar në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar një ditë më parë në Shqipëri. Në reagimin e KE-së nuk fshihet rekomandimi i tyre për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të shkohej tek vendimi për prishjen. KE po ashtu shpreh keqardhjen që nuk pati dialog. “Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq”,- thuhet në reagim. Ndër të tjera KE-ja thotë se i…