SHBA-ja regjistroi 820 të vdekur nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar bilancin total në rreth 90 000, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Sipas universitetit, SHBA-ja ka diagnostikuar 1 486 376 raste me sëmundjen COVID-19. Kjo përbën 30% të rasteve të regjistruara në botë. Presidenti amerikan, Donald Trump krenohet me faktin se vendi i tij ka kryer më shumë teste, por bilanci përballë pandemisë është gjykuar katastrofik nga opozitarët e tij.
Author: tirana
Edhe pse shumë pak orë kohë për t’u organizuar, në rrugët e qytetit janë afishuar posterat e protestës që pritet të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:30. “Protesto, poshtë diktatura. Ora 16:30”, shkruhet në poster, teksa është përzgjedhur një foto nga protesta e opozitës, ku janë të shpalosur duy flamujt e Shqipërisë dhe BE-së.
Shembja e Teatrit Kombëtar është kryefjala e ditës së sotme, e cila shoqëruar edhe me dhunë e përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë. Në lidhje me këtë çështje, shkrimtari me famë botërorë dhe disa herë kandidat për çmimin nobel në Letërsi, Ismail Kadare ka folur në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental. I pyetur nga Tema TV se çfarë mendimi ka, shkrimtari Kadare tha se nuk ka fjalë për shembjen duke kërkuar që të mos e ngatërrojnë me këtë çështje. Nuk ndihem mirë, nuk jam në dijeni të çështje, Ju lutem mos më ngatërroni me këtë gjë” ka…
Një sasi molotovi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të diele brenda oborrit të xhamisë së Namazgjasë. Duke përfituar nga kaosi i krijuar në kryeqytet për shkak të protestës kundër shembjes së Teatrit, persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi molotovi brenda një kontenieri, ku njëra prej tyre ka shpërthyer e ndërsa një sasi tjetër është gjetur jashtë parlamentit të paplasur. Ka qenë roja e kantierit, i cili sapo ka parë tymin dhe flakët, ka njoftuar forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur ndërhyrjen në kohë dhe shuarjen e fjalëve.
Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një tjetër postimi, pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Fuga shkruan se themelet e ndertesave kombetare perpara sesa te mbahen ne themele dhe mure qendrojne mbi ligje, te drejta, institucione. Hiqini ato, te gjitha bien. Postimi i plotë: Pse ashtu bie nje ndertese teatri!!! Ra demokracia lokale me reformen e territorit, hiiiiic nuk u ndjete! Ra sistemi i votimit ku populli votonte kandidatin per deputet. Hiiiic nuk u ndjete! Rane rrezistencat qytetare. Hiiiiiic nuk u ndjete!Rane universitetet publike me ligjin per arsimin e larte, ra akademia e shkencave me ligjin e poshter, ra…
E di çfarë të shkakton më shumë ankth sipas shenjës tënde zodiakale? Si mund ta përballosh? Dashi Të jep ankth momenti kur ke shumë gjëra për të bërë, kur ndihesh i stresuar për të gjitha impenjimet që duhet të përballosh. Bëj ndonjë pushim herë pas here. Demi Frika se mos humb atë që ke; kjo të shkakton më shumë ankth. Problemet zgjidhen dhe gjërat funksionojnë gjithmonë, mësoni ta pranoni dhe përballoni më mirë çdo situatë negative. Binjakët Gjëja që të shkakton më shumë ankth është se mos nuk vlerësohesh sa duhet nga personat që të rrethojnë, sidomos nga ata që…
Lajme të mira vijnë nga spitali Infektiv në Tiranë. Gruaja shtatzënë nga Fieri, e prekur nga COVID 19 ka rezultuar negative, në dy teste duke fituar kështu betejën me koronavirusin. Mësohet se qytetarja, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, u prek nga COVID 19, pasi vizitoi prindërit e saj në Tiranë, të prekur nga ky virus. Ky takim me familjarët e saj në Tiranë i ka kushtuar edhe infektimin e familjes në Fier, por fatmirësisht për stafin mjekësor të Infektivit ajo sot gëzon shëndet të plotë.
Bayern Munchen ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj Union Berlinit në ndeshjen e parë pas rikthimit të Bundesligës. Skuadra bavareze ka marrë 3 pikë me vlerë, pasi vazhdojnë kryesimin e kampionatit. Një ndeshje e dominuar nga skuadra kampione e Gjermanisë e cila festoi me nga një gol në çdo pjesë. Sinjalet e para i dha Thomas Muller që gjeti golin në minutën e 19′, por rrjeta e tij u hoq nga ndërhyrja e VAR-it.Goli i avantazhit u shënua nga Lewandowski në minutën e 40′. Ai gjeti golin e 40-të në kampionat pas një penalltie të shënuar. Pjesa e parë u…
Dashi Edhe një natë e qetë mund të shndërrohet në një aventurë të çmendur. Jeta juaj shoqërore është padyshim duke marrë një kthesë të fortë tani, por kjo është për mirë. Parashikohet të jetë e mbushur me argëtim. Demi Dikush rreth jush po punon për diçka që mund të bëhet e suksesshme. Nëse mund ta përfshini veten me këtë projekt, mund të përfitoni financiarisht dhe nga ana intelektuale. Gjeni se si mund të angazhoheni nesër. Binjakët Nuk ka nevojë të frikësoheni për të pasur progres tani. Gjërat për të cilat shqetësoheni janë drejt zgjidhjes. Nëse keni qenë të shqetësuar për…
Armina Mevlani, ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Postimin e saj në Instastory për shembjen e Teatrit, Armina e shoqëron me fjalën ‘trishtim’. Blogerja e vazhdon postimin e saj duke theksuar se në asnjë vend të Europës nuk shkatërrohen ndërtesat historike. “Një pjesë e historisë e bërë copash. Nuk di në asnjë vend në Europë të shkatrrojë ndërtesa historike, ristaurohen po por nuk bëhen në forma “futuristike” objekte me kaq vlerë- ka shkruar blogerja.”
Kryeministri Edi Rama ka mohuar dhunën e policisë ndaj protestuesve gjatë aksionit për shembjen e Teatrit Kombëtar, teksa ka replikuar me komentuesit në FB. Tosi Dingo: I nderuar, ne mendimin tim te nje qytetari te lire, ju keni deshtuar ne te berit shtet, dhe kjo u tregua sot nga dhuna policore. Opozite nuk ka! As ata smund tme perfaqsojne. Ndjehem i paperfaqsuar, dhe te siguroj qe ka shume qe ndjehen ne kte menyre! Edi Rama: Cila dhune policore apo e ke me te degjuar nga televizori? Eh mor mik, s’ke faj, po do rrosh me gjate e do me kujtosh…
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një prononcim për mediat deklaroi se me shembjen e Teatrit Kombëtar u kalua vija e kuqe dhe u shkelën të gjitha parimet e shtetit të së drejtës. Ai tha se kjo situatë të con në një drejtim: Largimin e kryeministrit Rama. Salianji shtoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe jo në konflikt civil. “Ka ndodhur shembja dhe kthimi në pluhur e hi, jo vetëm Teatri, por është bërë pluhur dhe hi shteti i së drejtës. Tashmë nuk ka askush siguri ligjore. Të gjitha janë të riskuara tashmë nga një diktaturë, që i…