Author: tirana

Gazetari Alfred Lela ka gjetur biçikletën që e humbi ditën e djeshme tek Teatri Kombëtar ku u shoqërua dhe për në Polici. Lela bëri sot thirrje për të gjetur biçikletën pasi e kishte blerë e kursime 1200 euro dhe pikërisht një i moshuar vendosi t’ia kthejë. Gazetari thotë se më shumë se për biçikletën u gëzua dhe sepse Agush Karameta i tregoi cilët ishin ata që protestonin dje tek Teatri. Në fund Lela nuk kursen as një ironizim për Sandër Lleshajn dhe dhunën e ushtruar dje ndaj tij. STATUSI NGA ALFRED LELA Me Agush Karameten, qe me gezoi shume sot…

Read More

Dje te protesta për Teatrin, pakkujt i ra në sy një skenë dhune. Rrahën një artist. Kush është Gentian Shkurti, ish-nxënësi i Ramës, Nuk është artist i teatrit, është artist vizual, është fytyra e Shqipërisë në shumë ekspozita ndërkombëtare nga Qendra Pompidou në Francë, Muzeu i Artit Bashkëkohor Hungarez, deri në Edicionin e 54 të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Është artist rebel. Antikonformist. Se ndryshe nuk ke si je artist. Proteston nëpërmjet mënyrës që krijon.Dje ishte në protestë. Për teatrin. I ulur në trotuar me një shishe uji në dorë. Por kush është ai? Dëshmitarët në protestë tregojnë…

Read More

Vogëlushët e “Shtëpisë së Fëmijëve Zyber Hallulli”, janë surprizuar sot me një koncert të organizuar nga emisioni “E diell”, në Top Channel. Të ftuar për të kënduar e performuar ishin këngëtari Luan Zhegu, këngëtarja Mariza Ikonomi, këngëtarja Efi Gjika që prezantoi Shqipërinë në “Junior Eurovision” dhe vogëlushi i “Piter Pan”, Xheision Bafti i njohur si “Karamelja”. Xheison Bafti interpretoi një poezi mjaft të ndjerë për vogëlushët. Të gjithë u kujdesën që fëmijët në këtë institucion, të kalojnë disa momente të gëzueshme mes tyre. https://www.youtube.com/watch?v=jqf2IYJBd98&feature=emb_title

Read More

Një palë atlete basketbolli, të veshura dhe me autografin e Michael Jordan, u shitën në ankand për një rekord prej 560 000 dollarë, tha shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s”. ”Ato janë një palë atlete ‘Nike’ dhe gjendja e tyre është e mirë”, shtoi ”Sotheby’s”. Ofertat për atletet e Jordan, me numër 47, filluan më shumë se një javë më parë në Nju Jork dhe identiteti i blerësit nuk është bërë ende i ditur. Çmimi përfundimtar i shitjes ishte gati katër herë më i lartë se vlerësimi fillestar i ”Sotheby’s”.

Read More

Modelja e njohur, Adrola Dushi reagoi dje në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar duke publikuar poezinë e të madhit At Gjergj Fishta “Ju rrugaça e sallahana”. Por Adrola u përball me kritika të shumta nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët vunë në dyshim nëse ajo kishte qenë ndonjëherë në teatër. Pas kritikave, Adrola reagoi me një foto ku shfaqej krah aktorit të madh Robert Ndrenika dhe u shpreh se është adhuruese e qindra aktorëve shqiptarë. Modelja tha se është prekur nga komentet negative dhe kuptoi që ne si popull e duam pak veten. “Sot kam marre…

Read More

Roberto Carlos thotë se nuk do të ketë kurrë një Ronaldo tjetër, duke argumentuar se as Lionel Messi, as Cristiano Ronaldo dhe as Neymar nuk mund të krahasohen me ish-shokun e tij të kombëtares braziliane. “Fenomeni” kaloi pesë vite në “Santiago Bernabeu” duke luajtur së bashku me Carlos, i cili thotë se bashkatdhetari i tij ishte supertalenti i një grupi superstarësh së asaj kohe te “Galaktikët”: “Ronaldo u dallua që në stërvitje. Ai ishte më i miri. Nuk do të ketë kurrë një “Fenomen” tjetër si ai. Jo, Neymar, Cristiano apo Messi nuk janë si ai. Ronaldo ishte unik. Personalisht…

Read More

Gazetarja e “Aldo Morning show”, Griselda Katirai ka marrë vëmendjen e të gjithëve së fundmi me veprimin e saj gjatë emisionit. Griselda u zhvesh dhe doli vetëm me rrobabanjo para kryeministrisë, duke bërë që kalimtarët të kthejnë kokat dhe teleshikuesit të habiten. Griselda ishte e ftuar në “Why not”, ku tregoi edhe si reaguan familjarët pas këtij veprimi. Gazetarja tregoi se mamaja e saj i ka thënë përmes telefonit që i kishte pëlqyer shumë. “Nga familjarët nuk kisha asnjë telefonatë që të thoshin sa bukur, ose pse, asnjë lloj komenti. Pasi kishin kaluar 24 orë, unë telefonoj mamin për diçka…

Read More

Policia e Shtetit ka mundur të zbulojë një rast të trafikut të farave të kanabisit nga Spanja drejt Shqipërisë, me anë të postës. Më 14 maj në Doganën e Tiranës ka mbërritur nga Spanja një pako, që për policinë është cilësuar e dyshimtë, raporton BW. Burime policore bëjnë me dije se është bërë këqyrja e pakos dhe në brendësi të saj janë gjetur 11 mijë fara kanabis sativa. Pjesa më e madhe e farave ishin për kultivim në ambiente të mbyllura me llampa dhe një pjesë tjetër ishin për t’u kultivuar në natyrë. Pakoja kishte si destinacion qytetin e Vlorës.…

Read More

Aktorët e Teatrit ”Migjeni” në Shkodër kanë protestuar sot në mënyrë paqësore për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Ma mjete mbrojtëse, pankarta në duar dhe distancim social aktorët kanë protestuar para Teatrit ”Migjeni” me pankartat ‘”Poshtë diktatura”, ”Shembët godinën, por jo Teatrin”, ”Teatri është i pavdekshëm” etj. Ndërkohë sot do të mbahet protesta post- shembjes së Teatrit në orën 16:30 nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe mbështetje nga opozita.

Read More

Edhe pse festivali i madh europian i këngës u anulua për shkak të pandemisë, të gjithë këngëtarët pjesëmarrës promovuan këngët e tyre online, madje edhe prezantuan vendet përmes videoklipeve virtualisht. Angazhimi ka qenë maksimal edhe nga këngëtarja shqiptare Arilena Ara. Prej muajsh tashmë, këngëtarja shkodrane ka punuar në studion muzikore në Amerikë për të realizuar versionin anglisht të “Fall from the sky”. “Shaj”, siç e ka thënë edhe vetë artistja, ka lindur në fillim në anglisht dhe pastaj është përkthyer në shqip. Arilena e dashuroi që me dëgjimin e parë dhe e prezantoi po me të njëjtën dashuri edhe në…

Read More

Guvernartori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka bërë testin e coronavirusit gjatë një transmetimit live në televizion. “Të gjithë qytetarët e Nju Jorkut që kanë simptoma të gripit mund të kryejnë testin”, ka deklaruar Cuomo. Kujtojmë që në shtetin e Nju Jorkut, brenda ditës po testohen rreth 40 mijë qytetarë. Autoritetet e Nju Jokrut u kanë bërë apel qytetarëve që të japin gjak pasi që situata me coronavirusit ka ndikuar në rezerva, gjë që nëse nuk përmirësohet gjendja aktuale mund të ketë ndikim të madh negativ gjatë intervenimeve kirurgjike. https://www.youtube.com/watch?v=9usnMvlp3ZY&feature=emb_title

Read More

Të gjithë kemi mënyrën tonë të reagimit kur jemi me nerva, ose kur na vjen në majë të hundës. Dikush mund të bëhet shumë agresiv, ndërsa dikush tjetër mund të përdorë metodën e agresivitetit pasiv. Reagimi ynë në situata të tilla varet nga shumë faktorë, por a e kishit menduar se shenja e horoskopit do të ishte një prej tyre? Dashi Dashi është shenjë impulsive dhe kur është në humor të keq e ka të vështirë të kontrollojë veten. Nëse qëndroni para një Dashi që nuk është në humor, bëni mirë të largoheni me qetësi se nuk dihet se çfarë…

Read More