Author: tirana

Disa kohë më parë, Kim Kardashian lançoi linjën e saj të SKIMS. Brenda ditës ajo arriti të fitonte 2 milionë dollarë nga shitjet. Ajo ka vendosur së fundmi që linjën e saj të veshjeve ta përdorë për një kauzë të mirë. Ylli “Keeping Up With the Kardashians” njoftoi të shtunën se koleksioni i saj SKIMS kishte filluar të shiste maska në mes të pandemisë Koronavirus. Maskat që lahen, të cilat ishin 8 dollarë copa ose 25 dollarë një pako prej katër, u shitën brenda ditës, por Kardashian siguroi se më shumë do të jenë në dispozicion së shpejti.

Read More

Pas përfundimit të protestës Lulzim Bashës është larguar në drejtim të selisë, ndërsa ka premtuar se do të vijojë që të mbështesë protestat e artistëve dhe të qytetarëve duke filluar nga e radhës që do të jetë ditën e mërkurë në orën 17:30. “Të gjitha protestat dhe kudo që të ketë protesta PD-ja do të jetë në krah të tyre. Shpresa e Edi Ramës se përmes frikë dhe terrorit do të shuante shpresën mori fund. Shkatërrimi i teatrit është fillimi i fundit të tiranisë dhe teatrit që Rama ka luajtur 7 vjet. Ky fund do të jetë i shpejtë dhe…

Read More

Gazetarja nuk ka qenë e vetmja e lënduar nga hedhja e shashkave të një personi që ka marrë pjesë në protestë. Një grua tjetër, pjesëmarrëse në protestë është plagosur në këmbë. Pas kapsollave të hedhura në shesh, mbeti e lënduar gazetarja Sonila Prifti Osmanaj dhe gruaja, këmbën e të cilës e shihni në pamje. Ajo e ka fashuar këmbën, pavarësisht se gjaku i duket.

Read More

Soprano shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho reagon pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës në protestën e djeshme. “Kur njerezit nuk arrijne ti zgjidhin mosmarreveshjet dhe vendosin te luftojne njeri-tjetrin, e verteta eshte viktima e pare…” shkruan soprano e famshme Ermonela Jaho në rrjetet sociale, teksa poston edhe dy fotografi, nga shembja e teatrit dhe protesta e dhunshme.

Read More

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka dalë sot në sheshin e protestës së organizuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Veshur me bluzë të zezë, syze e kapele të zezë, Stresi shihet në shesh, krah për krah me miqtë e tij. Si gjithmonë, reperi ka zbritur në shesh, për të mbështetur Opozitën. Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Read More

Gjatë kohës që po zhvillohej protesta efektivët e policisë së shtetit janë vendosur mbi tarracat e godinave për të dokumentuar dhe monitoruar të gjithë tubimin që po bëhet në thyerje të aktit normativ pasi jemi në gjendje fatkeqësie natyrore për shkak të COVID-it. Në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës janë mbi një mijë forca policie.

Read More

Aktorja turke Demet Ozdemir është një nga më të komentuarat në shtetin turk për shkak të jetës së saj private. Të gjithë janë kuriozë të dinë se nëse Demet është apo jo në një lidhje me aktorin Can Yaman. Të dy aktorët kanë luajtur së bashku në serialin turk “Erkenci kus” e që nga ajo kohë fansat kishin dëshirë që ti shikonin si çift dhe në jetën reale. Së fundmi aktorja ndodhet e karantinuar për shkak të pandemisë COVID-19 mirëpo falë kësaj ajo ka zbuluar një talent që nuk e dinte me parë…pastrimin e shtëpisë. “Mendoj se aftësia ime e…

Read More

Prezantuesi i shumë komentuar, Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”, javën e kaluar u lirua nga Burgu 313, ku qëndroi për gati 5 muaj, pas arrestimit nën akuzat e Prostitucionit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga Arrest ne Burg në Arrest në Shtëpi. Burime të afërta për “Xing.al” bëjnë me dije se Hermes kaloi një krizë nervore gjatë periudhës në izolim dhe gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar. Ndërkaq, mësohet se Hermes është përfaqësuar nga avokati i njohur Perlat Kocillari që ka në ngarkim edhe dosjen e këtij të fundit. Hermes Nikaj…

Read More

Një incident ka ndodhur në protestën para Ministrisë së Brendshme vetëm pak minuta më parë. Një protestues “provokator” ka bërë vazhdimisht thirrje kundër kauzës, duke acaruar situatën, e kështu ka nisur një sherr mes qytetarëve atje. Janë hedhur edhe kapsolla, e kësisoj ka mbetur e lënduar në dorë një qytetare. Ndërkohë disa protestues e kanë marrë personin që ka provokuar dhe e kanë nxjerrë nga turma.

Read More