Author: tirana

Që nga viti 2011 është bërë traditë që në Kanada të shkojnë njerëz nga e gjithë bota për të bërë gjëra të çmendura. Ata hidhen në ujë kur është jashtëzakonisht i ftohtë dhe më pas rrinë aty derisa flokët e tyre të lagur ngrijnë. Fotot e tyre janë bërë virale në rrjet. Ndërkohë motivi për të bërë këtë është fare i thjeshtë, pasi bëjnë pjesë në një konkurs për flokët e ngrira më të bukur. Më poshtë ju ftojmë të ndiqni galerinë më modelet e veçanta të flokëve të ngrira.

Read More

Me siguri një pjesë të mirë të karantinës tuaj e keni kaluar në profilin e moderatores Arbana Osmani në Instagram, duke realizuar recetat aq të shijshme të gatimit që ajo tregon çdo ditë. Mirëpo, teksa disa e falenderojnë me shpirt që u zgjidhi hallet e vaktit të ardhshëm, të tjerë duket se kanë qenë paksa të pakënaqur nga postimet e moderatores. Dikush e ka kritikuar Arbanën në mesazhe për faktin që i ka treguar recetat, kur në fakt duhet t’i mbajë të fshehta që “t’i shitet” libri i saj i gatimit. Ose, një zgjidhje tjetër nga ndjekësi do të ishte…

Read More

Kryeministri Edi Rama në komunikim online i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me shqetësimet për situatën e koronavirusit. Rama është ndalur te pyetja e një qytetari për dasmat dhe se si do të procedohet më tej. Pyetje: Çfarë do të bëhet me dasmat? Rama: Asnjë aktivitet me mjedise të mbyllura nuk udhëzohet, por këshillohet e kundërta. Jo më të kërcasin dasmat. Për çfarë do të martohen njerëzit me dasma masive në këtë kohë. Për çfarë do të shkojnë në dasma, për të bërë muajin e mjaltit me ventilator.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është planifikuar që në 1 qershor për ditën e fëmijëve, të hapen çerdhet dhe kopshtet, por mbetet për t’u parë shifrat se si do të lëvizë kurba. Ndërkohë, ka pasur një paralajmërim edhe për shefat e komisariateve.”Në 1 qershor duam të hapim kopshtet dhe çerdhe. Por lidhet me rezultatet e numrave.  Nëse del vetëm për vrap, nuk rrezikon të infektohesh, parmbrëmë Liqeni kishte shëtitje në numra shqetësues në orën 07:00. Tiranë është zonë e kuqe, u shkarkua shefi i komisariatit. Thirrje këtyre shefave nuk duhet të bëjnë tolerancë, apo lëre më të…

Read More

Sot ,rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorin e dyshuar të ngjarjes , konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Read More

Nga Osman Stafa Nuk mund ta harroj ngjarjen e pak diteve me pare, kur Sonila Qerimi, 39-vjec, nderroi jete si pasoje e neglizhences e sorollatjes qe i beri sistemi shendetesor tek Trauma e QSUT. (Telefonojne ambulancen pasi ajo ishte rende. Ambulanca shkon e merr, e dergon tek Trauma, atje se pranojne, e u thone te shkojne ne QSUT. Ikin ne QSUT, atje u thone te kthehen perseri tek Trauma, Trauma nuk i pranon perseri. Pa zgjidhje ambulanca e dergon Sonilen ne shtepi, ku ajo nderron jete) Rastesisht kerkova ne google, shkruajta emrin e saj dhe me dolen disa artikuj, qe…

Read More

Gazetarja Ilva Tare, është ndër ata të famshëm që nuk parapëlqejnë të publikojnë shumë detaje nga jeta e tyre personale. Ndodh rrallë që gazetarja të postojë foto të fëmijëve apo të bashkëshortit në Instagram apo Facebook. Sot Ilva ka ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël të djalit të saj 3-vjeçar, Thomas. Gazetarja Ilva Tare është e martuar me Eduart Selamin dhe bashkë gëzojnë dy fëmijë, vajza e madhe Melody dhe djali Thomas.

Read More

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët. Shqipëria, sipas Ramës, do të hapet tërësisht por duke kufizuar disa aktivitete të rëndësishme si transporti publik, kinematë apo edhe lokalet e natës. “Ne nga e hëna, përvec transportit publik, aktiviteteve sportive e kulturore në mbjedise të mbyllura e argëtuese, nuk do kemi asgjë tjetër të mbyllur, pra hiq transportin publik, që është problem shumë i madh në këto kushte, e pse me të drejtë shumëkush nga ju është i shqetësuar për mungesën e tij, duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk e hapim dot ende.…

Read More

Epidemiologu Artan Simakunë tha se në këtë situatë në cilën ndodhet pandemia, janë lehtësuar edhe masat. Edhe pse është thënë që në fillim që në bazë të situatës do të merren edhe masat. Gjithashtu ai shtoi se që Tirana të hiqet nga zona e kuqe duhet të respektohen masat nga qytetarët: “Masat nuk janë ekstreme janë lehtësuar javë pas jave. Në bazë të monitorimit do të merren edhe masat analoge”, u shpreh ai për ABC News.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat, përsa i përket masave të reja të situatës së COVID-19 për fundjavën në Shqipëri. “Ky është patriotizmi sot, që të mos kuturisësh dhe të shkelësh rregullat. Dua ta përsëris sojin e papërgjegjshëm, që i bien fyellit që i bën në po atë vrimë që i kanë rënë dhe më parë. Njëri shkruante se kjo po bëhet për protestat, t’i lëmë këto broçkulla dhe të referohemi tek shkenca e të mos merremi me llafe”, tha Rama.

Read More

Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë gjithmone aktive në rrjetet sociale, por më së shumti gjatë këtyre ditëve në karantinë. Këngëtarja ka zhvilluar së fundmi një mini-intervistë me ndjekësit në rrjetin social ‘Instagram’. Një ndër ndjekësit e ka pyetur Ronelën: Për çfarë je penduar në jetën tënde? Ndërsa këngërja nuk ka hezituar të përgjigjet duke thumbuar dhe ish-partnerin e saj Young Zerka. “Penduar jo… Thjesht unë bëj shumë për njerëzit që dua dhe s’para më kthehet siç e kam bërë. Pooor nuk e evitoj dot, po të kem diçka në dorë për ta bërë për dikë do e bëj”, shkruan ajo.…

Read More

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, ka deklaruar se “nuk do të ketë paqe në Ballkan nëse nuk ka zgjidhje të problemeve në Ballkan, pa u zgjidhur çështja shqiptaro-serbe”. “Kosova është çështje e ditës sot, kur themi çështje e ditës, është çështje e madhe në Evropë. Nuk është diçka që ka lidhje me lojë diplomatike të çastit, por me interesat e mëdha të botës së sotme, dhe meqenëse me interesat e mëdha nuk mund të përfytyrohet jashtë pjesëmarrjes amerikane, sigurisht, Kosova ka hyrë në problemet kur ka hyrë prej kohësh Amerika bashkë me Bashkimin Evropian. Kur të dyja ato nuk…

Read More