Author: tirana

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte aktorja Linda Arani. Aktorja këtë kohë në karantinë, ka zbuluar një talent të ri, grimin. Linda me anë të grimit, ka bërë një ndryshim rrënjësor të saj, duke u kthyer, si grua e moshuar, djalë apo burrë të moshuar. Ky talent, është nxitur nga një ide e ndërmarrë nga teatri Migjeni në Shkodër, vend ku dhe Linda është aktore. Ndryshe nga kolegët e saj, që kishin menduar të “godisnin” publikun me një tregim apo poezi, Lindita thotë që zgjodhi për të eksperimentuar në këtë formë, sepse njerëzit nuk kanë më…

Read More

Të flasësh për seksin, shpesh është konsideruar një tabu. Mirëpo, këtë tabu gazetarja Zhaklin Lekatari, ka zgjedhur ta thyej dhe të thotë hapur atë që mendon, në lidhje me atë që ajo e quan edukatë seksuale. Të ndikuar nga mënyra e drejtpërdrejtë se si ajo i thotë gjërat, duket se Zhaklina është kthyer në “shënjestrën” e përdoruesve në rrjete sociale, të cilët i dërgojnë mesazhe vulgare. Në shenjë “revoltimi”, këto mesazhe Zhaklin ka zgjedhur që t’i bëjë publike. Në lidhje me këtë temë, ajo foli në studion e “Ftesë në 5”, nga ku ishte dhe e ftuar. Gjatë fjalës së…

Read More

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka thënë pasditen e sotme se Rama po nxiton të prishë Teatrin Kombëtar në mënyrë që në fund të vitit 2020 të prishet dhe Muzeu Kombëtar. “Çështja e Teatrit Kombëtar nuk ka të bëjë thjesht me godinën por edhe me integritetin e kulturës dhe artit shqiptar. Në dijeninë time nxitimi për teatrin kombëtar, është edhe arsyeja për prishjen e Muzeut Kombëtar brenda vitit. Rama do të shpërblejë në paradhënie djemtë e projektit për kullat…Po nxiton për ketë arsye”, tha Kryemadhi.E pyetur në Abc News për peticionin e artistëve që mbështesin shembjen e Teatrit Kombëtar, Kryemadhi…

Read More

Ditën e sotme një çift nga Shkodra ka arritur të fitojë betejën e vështirë me COVID-19. Shefja e Infektivit Najada Çomo ka dhënë lajmin e mirë për çiftin Kraja të cilët i kanë bërë një dedikim shumë prekës. “Dy shkodranë të fisëm fituan betejën me Covid, betejë shumë e vështirë, ky falënderim vlen shumë për gjithë stafin e shërbimit infektiv. Mirënjohje çifti Kraja për këtë dedikim të ndjerë”, ka shkruar Çomo krahas fotos. Shkodranët i janë drejtuar me një letër personelit mjekësor që u kujdesën për ta në QSUT duke falënderuar punën  e tyre të palodhur. Ata janë shprehur shumë…

Read More

Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli është shprehur i pakënaqur për masat e qeverisë për shkak të emergjencës Covid-19. Duke qenë se zotëron një restorant, ai kërkon që të hapet orari i lëvizjes. Kjo për arsye se orari i lejuar është i papërshtatshëm pasi askush nuk viziton restorantet apo lokalet në një orar të tillë. Renato ka publikuar një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, madje duke ironizuar me faktin që në restorant do të shkelin vetëm fantazmat e koronavirusit. “Hapni restorantet mo me orar të plotë se po lini nam! Kush do shkeli deri në orën 17:30? Apo fantazmat…

Read More

Vitet e fundit, në detin e Adriatikut dhe në ujërat që lagin Shqipërinë, po shfaqet një mik i ri dhe i pazakontë, siç janë delfinët. Sipas specialistëve, gjithçka lidhet me ndryshimet klimaterike por në 2 muajt e fundit delfinët janë parë edhe afër brigjeve të Velipojës. Sot, në sebashku me administratën e Zonave të Mbrojtura kryem një vëzhgim për të parë nëse do të mund të takojmë nga afër ndonjë nga miqtë e rinj. Ky lloj gjitari, paqësor me njerëzit shfaqet shpesh herë ne breg dhe është filmuar nga pushuesit dhe banorët e Velipojës por fatkeqësisht nuk kanë munguar edhe…

Read More

Duke qënë se në këtë periudhë pandemie e vetmja gjë që mund të bëjnë njerëzit është të shikojnë televizon ose të merren me rrjetet sociale- te kjo e fundit duhet thënë se ankesat nuk kanë qënë të pakta. Së fundmi modelja shqiptare Oriola Marashi ka publikuar në Instastory një koment të një personi që mesa duket ushtron profesionin e Dj-t. Ai shkruan: “Të gjithë Dj-t dhe modelet do të mbetën trokë në 2020-ën pasi nuk ka as punë dhe as para” duke e shoqëruar komentin me të qeshura. Postimi Oriola Marashi Duket se modelja shqiptare është prekur nga ky koment…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi në një konferencë shtypi se vendimi për hapjen graduale të kufirit me shtetin e Shqipërisë do të jetë shkencore dhe jo politike. I pyetur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se nuk e di me kë të bisedojë në Kosovë për të filluar hapjen graduale të kufirit, shefi i ekzekutivit tha se ai është kryeministër në detyrë dhe nuk ka dilema për këtë se kush e përfaqëson Kosovën. “Nuk e kam parë se ç’ka thënë kryeministri shqiptar në emisionin ku ishte i ftuar, por ne jemi të interesuar se porsa të krijohen…

Read More

Projekti “Drejtësi për të Gjithë” në Shqipëri ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Gjykatën e Lartë (GJL) për ngritjen e një ekipi Nëpunësish për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP), duke ofruar kështu mbështetje në drejtim të një pune më efikase për zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, parandalimin dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura. Parimi themelor i ngritjes së ekipit të NUNÇP është rritja e ritmit me të cilin trajtohen çështjet gjyqësore, për të mundësuar që këshilltarët ligjorë të përqendrohen më tepër te relacioni i çështjeve, sesa te detyrat administrative. Një…

Read More

Një lajm i trishtë ka prekur futbollin kosovar, teksa është lajmëruar vdekja e Ardren Dafotës, trajneri në akademinë e futbollit “Naim Kryeziu” të KF Vëllaznimit. Dafota u nda nga jeta në moshën 25 vjeçare, pasi trajneri vuante nga leuçemi akute, i cili nuk mundi dot ta mposhte. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare në “Facebook” e KF Vëllaznimit. Klubi i ka shprehur ngushëllime familjarëve, duke shtuar se u nda nga jeta një njeri shumë punëtor dhe i urtë. Një lajm i hidhur ky që ka prekur të gjithë, që ka tronditur futbollin shqiptar. “Qytetarë të nderuar, sot në…

Read More

Që kur Ledri Vula bëri publike lidhjen me Sara Hoxhën, modelja bukuroshe është vendosur në qendër të mediave rozë. E dashura e reperit ka tërhequr vëmendjen së fundmi me një postim në Instagram, ku shfaqet në një selfie përpara pasqyrës së një qendre tregtare pa maskë. “E hoqa maskën vetëm për një foto ndërkohë që askush nuk po më shihte,” shkruan Sara.

Read More

Një grup aktorësh dhe regjisorësh të kryesuar nga të mëdhenjtë e skenës së artit shqiptar, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Artan Imami, Spiro Duni, Leka Bungo, Altin Basha, Arben Derhemi etj., i janë drejtuar pasditen e sotme me një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për t’iu përsëritur edhe njëherë vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër. Dhjetra aktorët dhe regjisorët e kanë firmosur peticionin, i cili në fakt është…

Read More