Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

I kërkojnë seks në inbox, preket Zhaklin Lekatari: Liria e të folurit ka një kufi

20:20 / May 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zhaklin 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të flasësh për seksin, shpesh është konsideruar një tabu. Mirëpo, këtë tabu gazetarja Zhaklin Lekatari, ka zgjedhur ta thyej dhe të thotë hapur atë që mendon, në lidhje me atë që ajo e quan edukatë seksuale. Të ndikuar nga mënyra e drejtpërdrejtë se si ajo i thotë gjërat, duket se Zhaklina është kthyer në “shënjestrën” e përdoruesve në rrjete sociale, të cilët i dërgojnë mesazhe vulgare.

Në shenjë “revoltimi”, këto mesazhe Zhaklin ka zgjedhur që t’i bëjë publike. Në lidhje me këtë temë, ajo foli në studion e “Ftesë në 5”, nga ku ishte dhe e ftuar. Gjatë fjalës së saj, Zhaklin tha se këto mesazhe vijnë si rezultat dhe të izolimit të njerëzve, për shkak të koronavirusit. Ndër të tjera, ajo që gazetares i ka bërë më shumë përshtypje, është fakti se ka marrë komente negative në rrjete sociale, nga përdorues që mbrojnë personat, që asaj i dërgojnë mesazhe vulgare. “Është krijuar perceptimi se dikush që flet për edukimin seksual, automatikisht duket sikur unë qëndroj gjithë ditën dhe pres marrëdhënie seksuale”, shprehet Zhaklin

“Më shpejt sot të kërkojnë të kenë një marrëdhënie, se sa të pyesin për emrin. Sidomos gjatë karantinës, fakti që personat kanë qenë të izoluar, ka ndikuar shumë. Frika për të pasur kontakte me njerëzit tanë, ka krijuar varësi në rrjete sociale. Ka nxitur libiton, dëshirën e zjarrtë seksuale. Këto element të shoqëruar me mungesë të informacionit, sjellin këtë rezultat. Kjo është një dhunë verbale. Një pjesë e mirë e komenteve shkruanin se përse e fyen ti atë, përse e poston ti atë. Është për të vënë duart në kokë. Ajo që mua më tmerron është normalizimi dhe trajtimi i këtyre mesazheve, si sjellje krejt normale. Edukimi seksual është edukatë morale. Më mërzit shumë fakti që është krijuar perceptimi, se dikush që flet për edukimin seksual, automatikisht duket sikur unë qëndroj gjithë ditën dhe pres marrëdhënie seksuale.

Ne një gjë kaq të bukur, siç është marrëdhënia seksuale, ta shohim si diçka normale. Liria e të folurit ka një kufi, ne kemi mundësi të vrasim një person, por ne nuk duhet ta vrasim. Unë nuk do të ndalem, përmirësime ka sepse unë e shoh përditë. Nga ana tjetër kjo ka ndikuar në marrëdhënien time, në marrëdhënien time me një partner. Jam më kritike se sa duhet, jam më e frikësuar, sa herë ballafaqohem me një njeri antenat e mia janë më të ngritura. Nëse ti lules i flet çdo ditë me fjalë të bukura, ajo lule rritet dhe bëhet e bukur, nëse një njeriu i flet me fjalë të shëmtuara, ajo lule do të vyshket”, u shpreh Zhaklin Lekatari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026

“S’e di ende sa shumë dashuri të pret”, Agon Amiga bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

16:39 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.