Ky është horoskopi për ditën e diel 17 maj 2020. Dashi Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një ditë interesante. Në familje dikush do ju kërkojë diçka. Angazhimet profesionale do të ecin ngadalë, ndaj bëni durim. Demi Në dashuri, ndoshta do ju duhet që të bëni një zgjedhje dhe të merrni një vendim të rëndësishëm me partnerin/en. Bëni kujdes me sferën financiare, pasi së fundmi keni pasur shumë shpenzime dhe pak të ardhura. Binjakët Kjo e diel do ju gjejë mjaft të lodhur. Në dashuri gjërat do të përmirësohen gjatë pasdites, ndonëse ndjesia e nervozizmit do…
Author: tirana
Pak ditë më parë, i vogli i Bietës dhe Albanit, Kroi Art mbushi 3 vjeç. Moderatorja i dedikoi djalit fjalët më të ndjera, duke uruar që çdo femër të provonte po të njëjtën ndjesi, atë të të qenurit nënë. Ditën e sotme Bieta ka ndarë në ‘Instastory’ disa foto të ambientit të zbukuruar duke zbuluar festën në natyrë për Kroin e vogël. Nga pamjet dallohen tollumbacet me emrin e tij dhe Sulo e veshur sportive duke përgatitur ushqimet mes ajrit të pastër me gotën e verës në dorë. Me siguri ky do të mbetet një kujtim i bukur për Kroin…
Policia gjermane ka nisur hetimet pasi një gur varri u vendos në zyrat elektorale të kancelares gjermane Angela Merkel. Me sa duket kjo është bërë për të kundërshtuar masat e vendosura nga qeveria, për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ky incident vjen ndërkohë që mijëra demonstrues u përgatitën të mblidhen në qytetet e mëdha gjermane përfshirë Stuttgart, Mynih dhe Berlin për të protestuar kundër izolimit në shtëpi. Trëndafila të kuq dhe qirinj u vendosën rreth gurit të varrit, i cili mbante mbishkrimin: “Liria e shtypit, liria e mendimit, lëvizja dhe Kuvendet – Demokracia 1990-2020”. Një maskë…
Studiuesi i Shkencave të Administrimit, Roland Bejko, i është drejtuar me një letër të hapur aktorit të njohur të skenës dhe ekranit, Viktor Zhusti, i cili ka shprehur mendimin e tij pro ndërtimit të një Teatri të ri. Në reagimin e Zhustit, studiuesi thekson se nuk ka kuptuar një gjë, “si ka mundësi që ti të firmosësh symbyllurazi një peticion të bërë kushedi në ç’zyrë pushteti pasi qeveria dhe bashkia kanë marrë vendime të njëpasnjëshme për prishjen e godinës”. Për studiuesin, peticioni i artistëve që janë pro teatrit të ri nuk vlen më në dobi të zgjidhjes së konfliktit pasi…
Ditën e djeshme, bukuroshja e ekranit Olta Gixhari konfirmoi shtatzëninë me një foto ku shfaqej duke u puthur me partnerin. “Mami dhe babi”, shkruante aktorja e njohur krahas fotos. Por duket se ky nuk është i vetmi lajm i bukur nga Olta. Burime për “Panorama Plus” kishte nisur disa kohë më parë përgatitjet për dasmën, në një ceremoni krejtësisht private. Nuk dihet se Koronavirusi është bërë shkak për ta shtyrë apo Gixhari ka vendosur ta organizojë në një mënyrë tjetër këtë moment të jetës së saj. Kujtojmë se ajo aktualisht ndodhet në Spanjë, pasi partneri i saj jeton aty.
Një 65-vjeçar duke lëvizur me biçikletë u aksidentua rreth orës 14:41 të ditës së sotme në bulevardin “Bajram Curri”. Ai u përplas me makinë nga një 25-vjeçar me inicialet L.C. I plagosuri me inicialet H.Ll. është transportuar në spital. Drejtuesi i mjeti është shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr.2. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Rikthimi i maturantëve në banka, Besa Shahini: Shkollat gati për ditën e hënën Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar disa foto nga shkollat duke theksuar se ato janë gati për të mirëpritur maturantët ditën e hënë. ‘Të gjitha shkollat gati për të mirëpritur maturantët ditën e hënë’, shkruan Shahini. Rreth 31 mijë maturantë do të rikthehen të hënën në shkolla duke ndjekur rregulla shumë strikte të distancimit social dhe mbajtjes së higjienës. Në çdo bankë do të ketë dezinfektantë dhe do të qëndrojë vetëm një nxënës, ndërsa bankat në klasë janë të vendosura në mënyrë të tillë që garantojnë…
Rreth 30% e pacientëve të cilët janë të sëmurë rëndë me koronavirus, po zhvillojnë mpiksje të rrezikshme të gjakut, sipas ekspertëve mjekësorë. Siç shkruan BBC, mpiksja e gjakut, e njohur edhe si trombozë, mund të bëhet faktor rreziku i madh për numrin e njerëzve që humbin jetën nga sëmundja. Inflamacioni i rëndë në mushkëri, një reagim i natyrshëm i trupit ndaj virusit, mbetet pas kësaj simptome tjetër që shfaqet tek të sëmurët. Pacientët në të gjithë botën po preken nga shumë komplikime për shkak të virusit, disa prej të cilave mund të jenë fatale. Në mars, pasi koronavirusi ishte përhapur…
Një ditë më parë, Alban Ramosaj, publikoi projektin e tij më të fundit, “I nat me ma fal”. Ky projekt mori menjëherë vëmendjen e të gjithëve, kjo edhe për shkak të videoklipit unik. Përveç ndjekësve të tij besnikë, duket se Albani ka edhe një ‘fanse’ mjaft të njohur për të gjithë. Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha ka shprehur hapur preferencën e saj për Albanin si artist. Teksa ka ndarë këtë projekt në Instagram, Lori është shprehur se ka qenë gjithmonë fanse e Albanit dhe ky projekt meriton gjithë dashurinë.
Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, denoncon një tjetër incident në Ministrinë e Shëndetësisë, duke u shprehur se djegia e dokumenteve dhe bllokimi i informacionit nuk janë e vetmja gjë që po ndodh në këtë institucion. Bardhi thekson se në Ministrinë e Shëndetësisë ndodh edhe hapja me forcë e zyrave të punonjësve në katin e katër ku ndodhen zyrat e tenderave, pasi sipas tij, mëngjesin e 15 prillit punonjësit që janë paraqitur në zyrat e tyre në katin e katërt të Ministrisë së shëndetësisë, kanë konstatuar dyert e dëmtuara, e të hapura me forcë. Mesazhi i Bardhit: NGA CIKLI “BANDITIZEM NE MINISTRINE…
Në një kohë kur qytetarët e thjeshtë po gjobiten sepse nuk respektojnë rregullat e vendosura nga qeveria në lidhje me distancimin social apo grumbullimet, Policia e Shtetit merr pjesë në mbledhje në salla të mbyllura, ku njerëzit qëndrojnë ngjitur me njëri tjetrin. Në Tropojë është zhvilluar një mbledhje ku kanë marrë pjesë kryepleqtë e fshatrave, Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana, Drejtori i Policisë së qarkut Kukës dhe shefi i komisariatit të Policisë së Tropojës. Pa respektuar aspak distancimin social, pa maska dhe doreza dhe në një sallë të mbushur plot ku qytetarët ishin të ulur ngjitur me njëri tjetrin,…
Moderatorja e njohur Arbana Osmani do bëhet nënë për herë të dytë, dhe babai i fëmijës do të jetë regjisori Eduart Grishaj. Ka qenë vetë moderatorja e cila ka dhënë lajmin e bukur për pritjen e ëmbël dhe këtë e bëri në ditëlindjen e partnerit të saj. Sigurisht që ajo mori shumë urime nga fansat dhe ndjekësit e ndërkohë disa të tjerëishin të interesuar të dinin gjininë e bebes por megjithatë Arbana nuk ka dahur të jap detaje të tjera. Fillimisht u tha se ajo pret një djalë mirëpo kjo nuk qenka e vërtetë pasi moderatorja dhe njëhkohësisht shoqja e…