Author: tirana

Aktori i njohur Robert Ndrenika, thotë se nuk ka firmosur asnjë peticion për shembjen e teatrit ekzistues, por ka shprehur vullnetin e tij për ngritjen e një teatri të ri. I pyetur për renditjen e emrit të tij në peticionin që është firmosur nga dhjetra artistë, pro shembjes së Teatrit, Ndrenika tha për TvT: “S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor, (në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni” Edhe aktori Viktor…

Read More

Në një video, të publikuar, shihet se si qytetarët në Sarandë janë mbledhur pas një kamionçine të ngarkuar me blloqe të mëdha betoni. Mbi kamionçinë ka hipur vetë deputeti Artur Roshi, i cili dëgjohet teksa bërtet ofendon dhe hedh në tokë blloqe betoni. “Ja deputeti i Parlamentit shqiptar, vetë deputeti, ja çfarë bën,”- dëgjohet të thotë një nga banorët. “Ikni mor legena mu*i, kam që në 1999 këtu. I kam ndërtuar vetë. By*q*rat e mu*tit… çfarë kujtoni ju mor legena…do tallni by*ën me djersën time… I kam ndërtuar vetë me djersë,”- thotë deputeti Roshi, shkruan Saranda Ëeb. “Momentet e tensionit…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë përgjegjës qeverinë dhe kryeministrin Rama për krizën ekonomike në vend si pasojë e koronavirusit, ndërsa tha se Shqipëria ka rënien më të thellë në Rajon. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, kryeopozitari Basha u shpreh se rënia e ekonomisë ka ndodhur për shkak se qeveria nuk injektoi likuiditet, ndërsa theksoi se jemi i vetmi vend në Europë ku “në kohë pandemie shpenzohen 20 mln lekë për zyrën e një ministri. “Ekonomia po tmerron njerëzit më shumë se virusi. Çdo njeri ka shqetësim kryesor ekonominë. Kjo rënie kaq e thellë ka…

Read More

Kurioziteti se çfarë ndodh pas kamerave do të jetë gjithmonë i madh. Disa fragmente na i tregon Evi Reçi, e cila drejton një programin e pasdites në Vizion Plus. Përmes një videoje rreth një minutë, Evi tregon se sa herë i duhet të kthehet sërish pas, për shkak të një lapsusi, për flokët që nuk i rrinë mirë, për një llambë që i prish pamjen, për zhurmën në kufje, e për 100 arsye të tjera. Ju duket e thjeshtë në ekran, por ja që nuk është edhe aq. Evi na tregon momentet e saj, pas kuintave

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e konsideroi “hakmarrje nga qeveria” vendosjen e dy gjobave ndaj tij, pasi u akuzua se nuk respektoi masat e distancimit social. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Basha u shpreh se ka respektuar distancimin social, ndërsa ironizoi se disponon 6 patenta. “Është thjesht hakmarrje, pasi kam respektuar një më një rregullat e Covid-19. Të jeni të sigurt se mua nuk më bën pis dikush që ka marrë namim tashmë si kreu i një qeverie të delegjitimuar. Unë kam 6 patenta“, tha Basha.

Read More

Tuna hodhi poshtë njëherë e mirë fjalët për ndarjen me Patrisin nëpërmjet këtij postimi të ëmbël në ditëlindjen e tij Prej kohësh në media thuhej se Tuna dhe Patrisi i kishin dhënë fund martesës së tyre, por mesa duket fjalët kanë rezultuar të pavërteta. Madje, sot Tuna i ka hedhur poshtë njëherë e mirë fjalët për ndarjen me Patrisin nëpërmjet urimit që ajo i bëri atij për ditëlindje duke e quajtur “burrë”. Patrisi feston sot ditëlindje në kushte karantine dhe me siguri urimi që i ka bërë Tuna e ka ëmbëlsuar akoma më shumë këtë ditë. Nëpërmjet një postim në…

Read More

Policia ka arrestuar dy marokenë të dyshuar për një sërë vjedhjesh të kryera në zonën e “Ali Demit” dhe te “Rruga e Barrikadave”.Në kuadër të operacionit “Befasia” janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe një sasi parash. Marokenët dyshohen si autorë të disa vjedhje telefonash dhe bizhuterish. Marokenët e arrestuar janë Nouredin Boulan 23 vjeç dhe Hysein Albasari 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në një nga rastet, ata i kanë vjedhur me dhunë sendet personale edhe një siriani me inicialet M. H. 30 vjeç. Gjatë kontrolleve në banesat e autorëve u gjetën një shumë…

Read More

Dorëzohet në polici Jaeld Çela, ish-drejtori i Policisë së Vlorës përfundon në duart e autoriteteve pas tre vitesh arrati. Ai ishte ne kerkim per trafik droge.i Çela akuzohej bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës. Çela, i shpallur në kërkim për trafik droge, u dënua ne shtator te 2019-es me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Read More

Këngëtari i njohur Kastro Zizo ka reaguar lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari shpreh mendimin se nuk është aspak dakort me të gjithë ata njerëz që ngrihen kundra shembjes së një godine që e quan ‘Orgji Kombëtare’. Sipas Kastros, Teatri Kombëtar është një vend ku bënin seks 10 persona në një dhomë. ‘Do doja të bëja një status të gjatë për ktë çeshtjen e teatrit…thjesht s’kam kohë t’ju them që ai biçim Bordello duhet fshirë në gjenezë nga tullat, kanë qenë ato që kanë parë lloj e soj përversiteti italian “Locopoco”,…

Read More

Modelja Angela Martini, ashtu si dhe shumë njerëz të famshëm, është bërë pjesë e aplikacionit më të ndjekur të momentit, “TikTok”, dhe ka publikuar videon e parë. Në postimin e saj ajo është vendosur në rolin e Lorelei Lee në filmin “Gentleman Prefer Blondes”, ku aktorja është në rolin e Marilyn Monroe. Në këtë video modelja “bisedon” me babain e djalit me të cilin do të martohet, duke ia shprehur hapur se po martohet për paratë e tij. Babai i djalit: Mund ta bindësh atë idiot që e do, por nuk më bind dot mua Angela: Shumë keq sepse unë…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka dënuar dhunën e policëve ndaj adoleshentit në Tiranë, ditën e djeshme. Sipas Metës, ky akt dëmton imazhin e Policisë së Shtetit. Reagimi i plotë Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë. Ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit. Veçanërisht sjellja e çdo institucioni…

Read More

Futbolli ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë. Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, ashtu siç pritej, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale, siç pat njoftuar më herët ministrja Manastirliu. Një lajm pozitiv ky për klubet e futbollit, që do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur, për rifillimin e kampionateve. Kujtojmë që Kategoria Superiore do të rinisë në 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë, është planifikuar të rinisë në 7 qershor. Tashmë duket se…

Read More