Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte mes 26 të shoqëruarve në Polici gjatë shembjes së Teatrit ku i ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të mos njohin më shtetin e Edi Ramës. Kryemadhi tregohet e ashpër teksa thotë se themelet e kullave tek Teatri do të jenë varri i tij. Madje ajo thotë se tashmë duhet braktisur edhe gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe rregullat e vendosura nga qeveria. Fjala e plotë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi pas lirimit nga policia: Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Mos të njohin asnjë gjë,…
Author: tirana
Nga Aurel Plasari Mjafton që, si një heqje nervi, t’ia shkulësh një shoqërie kujtesën historike që ta kthesh atë në barbare. “Mjerë ai popull që e ka humbur kujtesën historike!”, psherëtihet atëherë. Mirëpo, “atëherë” domethënë vonë. Asgjësimin e kësaj ekzistence të dytë të qenies shqiptare synon kazma që është ngritur kundër një monumenti shumëfish historik, – të historisë kulturore, të historisë artistike, të historisë sociale, të historisë së albanologjisë, të historisë politike të shtetit shqiptar, – siç është ish-kompleksi emërmadh “Skanderbeg”, i thjeshtuar sot në trajtë të aktualizuar si “Teatri Kombëtar”.U duhet treguar saktë bashkëqytetarëve se për çfarë monumenti shumëfish historik bëhet fjalë,…
Shoqërohet në Polici ish-deputetja Silva Caka. Kolegët e saj kanë shkuar dhe janë përballur me policinë duke kërkuar që Caka të lirohet.
Nxehen gjakrat tek Teatri Kombëtar. Rezistenca nga një grup artistësh dhe qytetarësh vazhdon përpara ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Të pranishëm janë edhe deputetë dhe gazetarë. Ndërkohë, gazetari Alfred Lela i pranishëm në protestë, është shoqëruar nga policia.
Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Disa aktorë që protestonin për ruajtjen e godinës janë shoqëruar në polici. Sipas informacioneve të para, janë shoqëruar aktori Neritan Liçaj, aktorja Juli Emiri dhe regjizori Robert Budina. Për të kryer shembjen e Teatrit Kombëtar u desh edhe ndërhyrja e policisë dhe forcave Renea të cilët larguan protestuesit nga godina e teatrit.
Gjatë orëve të para të mëngjesit nisi shembja e Teatrit Kombëtar. Pas këtij aksioni, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Rama ka postuar një video në facebook ku tregon se protestuesit që protestonin për ruajtjen e godinës nuk e duan zhvillimin e kryeqytetit. Sipas Ramës, protestuesit janë të njëjtën persona që kanë protestuar edhe për projekte të tjera madhore. Ja videoja e postuar nga Rama:
Ky është momenti kur godina e Teatrit Kombëtar është shembur. Ka mjafuar vetëm një goditje e lehtë për ta rrëzuar. Në këtë mënyrë I është hapur rruga projektit për t’i dhënë Tiranës një Teatër të ri duke i dhënë fund edhe debatit politik dhe mes vetë artistëve.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shoqëruar nga policia bashkë me artistët pas rezistencës në momentin që ndërhyri policia. Disa nga grupi i artistëve që kanë bërë rezistencë janë shoqëruar në komisariat. Mes tyre janë Robert Budina, Neritan Liçaj dhe të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë forca të shumta policie, por edhe qytetarë.
Forcat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendosr kanë mbëëritur mbrëmjen e sotme pranë zonës së Teatrit Kombëtar. Godina dhe sheshi i Teatrit është rrethuar nga forcat e Policisë së Shtetit, dhe nuk mungojnë as forcat e INUV. Ajo që vihet re është edhe prania e makinave të OSHEE-së, e cila siç duket ka sjellë përforcime, në rast se gjatë natës do të ketë ndërhyrje për t’u shembur godina.
Historia e dytë që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Migenës, vajzës 23-vjeçare e cila kishte mbi 5 muaj që nuk takohej prindërit. Migena në studion e programit rrëfeu historinë e jetës dhe kalvarin e vuajtjeve që ajo dhe familja e saj kishin kaluar. Prindërit e Migenës jetojnë në një fshat të Tiranës, në Kllojkë dhe për shkak të angazhimeve dhe gjëndjes së emergjencës civile, Migena nuk kishte pasur mundësi që të shkonte për t’i vizituar. Migena kishte komunikuar me prindërit e saj nëpërmjet bisedave telefonike për shkak se në…
Programi “Dua të të bëj të lumtur” u rikthye në ekranet tona mbrëmjen e sotme me të tjera histori pas ndërprerjes dymujore për shkak të pandemisë së COVID-19. Qeveria shqiptare në muajin mars të këtij viti shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe nxori rregullat e distancimit social për të parandaluar për hapjen e korona virusit. Në këto rregulla thuhej se distanca midis njerëzve duhet të jetë 2 metra dhe duhet evituar grumbullimi në grupe të mëdhenj, prandaj për herë të parë pas 4 vitesh në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” mungonte publiku i tij. Në këtë…
Teatri Kombëtar ndodhet aktualisht i rrethuar nga efektivë policie dhe forcat e INUV, që janë të pranishme. Protestuesit shprehen se gjatë natës pritet që të ketë ndërhyrje nga ana e efektivëve, ndërkohë që në shesh ndodhen artistët që kanë nisur të protestojnë mbrëmjen e sotme, bashkë me eksponentë të Opozitës. Në shesh ndodhen Gazmend Bardhi, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, etj. Një mesazh ka alarmuar edhe strukturën e Partisë Demokratike, dhe u është kërkuar të gjithë anëtarëve e ish-deputetëve që të jenë të pranishëm në shesh. Ndërkohë, vetë Kryemadhi është shprehur se do të qëndrojë gjithë natën pranë godinës dhe se…