Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me protestën dhe tensionimin e situatës pranë teatrit kombëtar, godina e të cilit ka nisur të prishet në orën 04:30 të mëngjesit. Sipas policisë deri tani janë shoqëruar 37 persona në komisariat, ndërsa një efektiv policie është plagosur si rezultat i hedhjes së shashkave dhe mjeteve piroteknike nga protestuesit. Polici ndodhet në Spitalin e Traumës pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit. Gjithashtu policia ka bërë thirrje që protestuesit të kuptojnë se janë në shkelje të aktit normativ për pandeminë covid-19, që ndalon tubimet dhe grumbullimet. Policia apelon për shmangie të…
Author: tirana
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha se vendimi politik i opozitës do të jepet dy orë më vonë. Sipas saj, lufta është hapur, ndërsa u kërkoi qytetarëve që të mos njohin postblloqet e policisë. Kryemadhi për gazetarët: Vendimi i opozitës do të finalizohet në orën 12:00. Mesazhi që këtu është për qytetarët shqiptarë të mos njohin shtetin e Edi Ramës, mos të njohin postblloqet e Edi Ramës sepse paratë e tyre po i përdor për dhunë. I bëj thirrje Edi Ramës që të lirojë një orë më parë gratë…
Në orët e para të mëngjesit nisi puna për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli. Shembja u bë me anë të një fadrome, ndërkohë që vazhdojnë punimet në zonë. Ndërkohë që prej orëve të para të para të mëngjesit qytetarë janë mbledhur në qendër të kryeqytetit për të protestuar.
Mijëra efektivë policie ndodhen në sot në terren, pasi qindra qytetarë janë ngritur në protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit ” në hyrje të autostradës Elbasan, pranë “Tynelit të Krrabës-Tiranë” është ngritur një postbllok policor me shërbime të përforcuara, pas një urdhëri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme.
Çim Peka ka reaguar i revoltuar pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Ndërsa ka postuar një foto të shoqërimit nga policia të Robert Budinës, Peka ka sulmuar aktorët dhe ata që akuzojnë opozitën “Shikojini mire keto pamje, kriminele me uniforma marrin zvarr artistin me integritet dhe bijte e kurvave qe u doroviten nga fiku i Rames po shijojne keto pamje, me shume mundesi nen shoqerine e vemjeve te bashkise dhe aktoreve te portokallise. Mos mendoni se nuk do shembeni dhe ju bashke me neverine morale qe perfaqesoni. Tani vazhdoni me akuzat ndaj opozites per shembjen e teatrit!! Italianet e ndertuan, bijte…
Aktivistja e aleancës për teatrin, juristja Adriana Kalaja e revoltuar për shembjen e godinës përpos akuzave për pushtetin kishte një thirrje për ambasadën e SHBA-së në Tiranë. “Na kanë nxjerrë zvarrë dhe kanë përzënë mediat. Një mijë policë erdhën për 5 minuta. E papranueshme. Ambasadores së Amerikës ose dil prononcohu për këtë krim, ose ne do të pushtojmë ambasadën e Amerikës. Është e papranueshme” tha ajo.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka shkuar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi vjen pas paralajmërimit të kryetarit Basha, se opozita do të marrë një vendim politik për përgjigjien e opozitës pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Vazhdon situata e tensionuar në Bulevardin para Ministrisë së Brendshme. Prej disa orësh Policia mban të rrethuar perimetrin përqark Teatrit Kombëtar. Pak më parë janë shoqëruar në Polici dy ish-deputetët e LSI-së, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Meta e konsideron aksionin për shembjen e teatrit një krim kushtetues, ligjor dhe moral të paamnistueshëm. KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Ky ËSHTË NJË KRIM…
Shkrimtarja Flutura Açka ka akuzuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, se i ka tradhtuar dhe ka lejuar me qëllim prishjen e Teatrit Kombëtar. “Më falni, si tha mbrëmë: Mos u afroni, nuk ka nevojë për 1000 vetë, as për 100 vetë. Ishte vërtet thirrja e duhur për këtë natë të bardhë vizitash dhe ditë të zezë pabesie. Qetësia me të cilën e tha, nuk u ngjante atyre të mitingjeve, ishte zbutëse, qetësuese, shëruese…”, shkruan shkrimtarja Açka, një prej kundërshtuesve të prishjes së Teatrit Kombëtar.
Binjakët-Lulzim Basha Kjo e diel do ju gjejë mjaft të lodhur. Në dashuri gjërat do të përmirësohen gjatë pasdites, ndonëse ndjesia e nervozizmit do të mbetet. Në punë, mund të ketë zhvillime premtuese në vijim. Gaforrja-Edi Rama Në dashuri dita do të jetë nën ritmin e duhur, sidomos pasdite. Në punë, do keni mundësi që të rinisni, por nuk do të jetë e lehtë dhe do të keni nevojë për më shumë kohë. Dashi-Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një ditë interesante. Në familje dikush do ju kërkojë diçka. Angazhimet profesionale…
Kreu i Partisë Konservatore nuk është pritur mirë nga qytetarët e mbledhur për të protestuar ndaj prishjes së Teatrit Kombëtar. Sapo e kanë parë qytetarët, e kanë qëlluar edhe me vezë. “Ik o shkë***atë. Ik se je legen,”-i janë drejtuar qytetarët në korr deputetit. Ndërsa ai është justifikuar se sapo kishte ardhur nga Vlora dhe se nuk kishte pasur mundësi për të qënë i pranishëm në rezistencën qytetare. “Edi Rama është treguar një kusar. Unë jam një nga nismëtarët për mbrojtjen e Teatrit. A mund ta mbaroj? Vij nga Vlora dhe jam pa gjumë. I bëj thirrje të gjithë deputetëve…