Author: tirana

Krye i PD Lulzim Basha është nisur me urgjencë drejt Teatrit Kombëtar. Newsbomb.al mëson se në celularët e demokratëve ka mbërritur një SMS e papritur që ju kërkon të mblidhen menjëherë. Sekretari Organizativ i PD kërkon që të gjitha struktuarat e larta të partisë të mblidhen me urgjencë te sheshi përpara Teatrit Kombëtar. Newsbomb.al ka siguruar dhe përmbajtjen e mesazhit, si më poshtë:“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar! Me porosi të Krytarit duhet të merrni masa për të ardhur tek Teatri tani. Aleanca ka bërë thirrje për mbështetje. Kryetari Basha është nisur për tek Teatri”,…

Read More

Jaeld Çela, ish-drejtori i Policisë së Vlorës gjatë periudhës kur ministër ishte Saimir Tahiri, u dorëzua sot në Drejtorinë e Policisë i shoqëruar nga avokati i tij, i cili më vonë në një deklaratë për mediat hodhi poshtë akuzat duke shpjeguar se përse klienti i tij kishte ndejtur në arrati për 3 vite. Çela ishte në kërkim nga policia që prej nëntorit të vitit 2017, kur u hap çështja ndaj tij, ish-ministrit Tahiri, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohillës. Kush është Jaeld Çela Ish efektivi i lartë i policisë u hetua nga prokuroria për trafik droge dhe favorizim të grupit kriminal…

Read More

Eurovisioni 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, është vendosur që të mbahet online si asnjëherë më parë. Finales së Festivalit Evropian të këngës përveç 41 konkurrentëve, do i bashkohen edhe një sërë performancash të artistëve më të spikatur të edicioneve të kaluara. Të gjithë konkurrentët e Eurovisionit kanë dërguar klipet e këngëve. Ky lloj formati është quajtur Europe Shine A Light. Shqipërinë do e përfaqësojë Arilena Ara me këngën “Fall from the sky” e cila është publikuar edhe në Youtube me videoklipin zyrtar.

Read More

Perëndimi i ka zgjedhjet një mekanizëm për zgjidhjen e krizave, Shqipëria për paradoks, hyn rregullisht në krizë sa herë që ka zgjedhje. Marrëveshja e 17 majit të vitit 2017 shuajti një krizë groteske të rradhës, për t’i dhënë thellësinë më të madhe spirales së krizës që nisi aty dhe vazhdon ende! Shpjegimi i parë për të kuptuar cfarë ka ndodhur, fillon me përpjekjen për të gjetur kush fitoi e kush humbi prej asaj Marrëveshjeje. Përgjigja e parë, automatike, sipërfaqësore dhe bardh e zi është fare e thjeshtë: fitoi Rama maksimalisht dhe maksimalisht humbi Basha. PS-ja e vetme në maxhorancë, rezultati…

Read More

Kryeministri Sali Berisha vazhdon të publikoj të gjitha denocimet që vijnë në emrin e tij. Por duket se këtë herë ka rënë pre e fake news. “Mos qeshni, 8 anëtarë të organizatës mafjoze të narkoshetit po dorëzojnë një pako ndihma!, shkruan denoncuesi. Ndërsa në postimin e Sali Berishës shtohet “Mungon vetëm babai i propagandës!” Në fakt rezulton se kjo është një foto e ralizuar në Turqi, mund të jetë shpërndarje ndihmash, por nuk bëhët fjalë për vendin tonë. Zoti Berisha bën mirë të shoh edhe këtë postim!

Read More

Aktori Neritan Licaj gjatë fjalës së tij të mbajtur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, u shpreh se tashmë kryeministri dhe kryetari i Bashkisë Tiranë janë praktikisht dy gangsterë. Licaj tha se artistët e vërtetë do të qëndrojnë e do mbrojnë teatrin, ndërsa politikanët që udhëheqin këtë “operacion” për shembjen e godinës së TK, do të kenë shumë shpejt, sipas tij, fundin politik. “Kanë shkelur Kushtetutën dhe kjo është një tragjedi. Po luajnë me emrat e heronjve kombëtarë. Ata duan të përcajnë komunitetin e artistëve. Ata përcajnë, sepse kështu duan të sundojnë. Duan të sundojnë me dhunë. Nuk kanë fytyrë e…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje në lidhje me vetëdorëzimin në polici të Jaeld Çelës. I ftuar në studion e Abcnews, Hoxha tha se Çela ka mbërritur me një automjet në derën e Drejtorisë së Policisë Tiranë, dhe se nuk ka njoftuar askënd për këtë gjë. Sipas gazetarit, Çela nuk ka preferuar të njoftojë njeri, pasi mund ta kishin arrestuar. “Ka ardhur me një automjet aty me vullnet të lirë pa njoftuar njeri. Nëse do e hasnin në rrugë do e arrestonin dhe do kishte marrë edhe shpërblim. Ai e ka bërë qëllimisht dëorëzimin sepse duke qenë edhe faktor i…

Read More

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia ndaj një të mituri afër Liqenit Artificial në Tiranë. AP shprehet se akti në fjalë është i patolerueshëm e kërkon marrjen e masave urgjente ndaj efektivëve që kanë bërë veprimin. Njoftimi i Zyrës të Avokatit të Popullit: AVOKATI I POPULLIT NIS PROCEDURËN E SHQYRTIMIT TË ÇËSHTJES SË DHUNIMIT TË NJË TË MITURI NGA POLICIA Në mediat sociale është publikur një video, ku dallohen punonjësit e policisë së shtetit duke ushtruar dhunë kundrejt një të mituri në afërsi të liqenit artificial të Tiranës. Në mbështetje të nenit 13,…

Read More

Plazhet në të gjithë Evropën filluan rihapjen dhe kontinenti po përgatitet për ndeshjet e para të mëdha të futbollit në ligë brenda më shumë se një muaj. Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar vendet që kanë lehtësuar masat e bllokimit se tani duhet të jetë një “kohë për përgatitje, jo festim”, për të shmangur një rritje vdekjeprurëse të infeksioneve të reja në dimër. Por ndryshimet sugjerojnë se ka shpresa për të shpëtuar sezonin e turizmit veror, të paktën për udhëtarët që vijnë nga vendet që kanë pasur disi sukses në luftën me virusin. Italia do të lejojë udhëtimin ndërkombëtar nga…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë hapur kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sa i takon aksionit opozitar duke kërkuar revolta pasi është e vetmja mënyrë sipas tij për të rrëzuar Ramën. Basha u pyet nga gazetarja sesi e komenton këtë deklaratë të Berishës. “Me gjithë respektin që kam për ju, ju e keni pasur zotin Berisha. Sot po flisni me mua, megjithë respektin që kam për ju dhe emisionin tuaj, por mos më vini në pozita për komentet e deklaratave të zotit Berisha”, ishte përgjigja e Bashës.

Read More

Një ambulancë është përplasur me një makinë Toyota pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se në ambulancë nuk ka pasur staf mjekësor apo pacientë. Por është lënduar lehtë vetëm shoferi i ambulancës. Në mjetin Toyota udhëtonin dy persona. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

Read More