Author: tirana

Tirana vijon të jetë një “zonë e kuqe” përsa i përket pandemisë botërore Covid 19. Por, kjo nuk i ka penguar ata që kanë menduar të jenë pjesë e Aleancës për Teatrin dhe që janë drejtuar prej orëve të para të mëngjesit në sheshin përpara Teatrit Kombëtar, aty ku dhe u kryer shembja, pas një vendimi të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Por, ndërkohë disa persona, për të cilët nuk ka asnjë informacion kanë kryer një veprim të paligjshëm në Laprakë, në rrugën kryesore që del nga Tirana. Kazanë të mbushur me plehra janë nxjerrë në rrugë, duke bllokuar edhe lëvizjen…

Read More

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit në Selinë Blu me aleatët, pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Basha ka njoftuar se nga sot opozita do të nisë dhe do të përkrahi protestat në gjithë vendin. Gjithashtu, kreu i PD kujtoi marrëveshjen e 17 majit të mbajtur 3 vite më parë me kryeministrin Rama dhe tha se atëherë gaboi por garantoi se s’do përsëritej më kurrë.“Si sot tre vite më parë unë u ula më këtë njeri me shpresën dhe besimin se forcat politike mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të unitetit të kombit. Koha…

Read More

Aktori Neritan Liçaj i është bashkuar protestës tek Teatri Kombëtar në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Liçaj tha për mediat se nuk është në gjendje të flasë dhe nuk do që të flasë sot. Madje ai nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh me kolegët e tij në komisariatet e Policisë ku është shoqëruar. E pranishme në protestë është një doktoreshë e cila do vizitojë aktorin Neritan Liçajn. Neritan Liçaj u shoqërua sot gjatë orëve të para të mëngjesit kur filloi dhe shembja e Teatrit Kombëtar. ”Jo sot, nuk jam mirë, më ndjeni. Nuk jam mirë. çuna, artistët…

Read More

Ndërkohë që e gjithë vëmendja sot është përqëndruar tek shembja e Teatrit Kombëtar dhe përplasjen e qytetarëve me policinë, kryeministri Rama ka pasqyruar në rrjetet sociale një realitet krejt tjetër. Një video ‘live’ e ka çuar kryeministrin në të gjitha rrugët kryesore dhe parqe ku ka fëmijë dhe pensionistë që shijojnë të dielën me diell. “E diel në Tiranë”, shkruan kryeministri krahas videos.

Read More

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi është tentuar që të shoqërohet nga Policia e Tiranës, e cila ka rrethuar zonën e Teatrit Kombëtar. Në mbrojtje të saj ka dalë gazetari Enkel Demi, i cili ka tentuar që ta shpëtojë nga duart e efektivëve. Gjatë gjithë kohës ai është shtyrë me efektivët për të marrë sërish ish-deputeten por është ndaluar nga Policia. “Ka mundësi të marrim pak atë gruan ne? Mos e prek me dorë o burrë se është femër. Albana mos lëviz!” – thotë gazetari. Në një komunikim me Euronews Albania, Vokshi e përlotur është shprehur se ka shumë kujtime në…

Read More

Teksa militantët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim përplasen me Policinë e Shtetit, drejtuesit demokrat mbërrritën paraditen e sotme në selinë blu me makina e tyre. Ajo që u pa gjatë raportimit të mediave ishte tejmbushja e oborrit të selisë së Partisë Demokratike me makina të shtrenjta. Bëhet fjalë për marka që konsiderohen si makina luksi, BMW, Benz apo Range Rover. .

Read More

Policia e Shtetit thotë se gazetari Alfred Lela nuk është dhunuar si gazetar, por si protestues që theu kordonin policor. Në një reagim, ku PSh shpreh keqardhjen për “dezinformimin” e bërë nga mediat, thuhet se Forcat Operacionale kanë punuar në terren të vështirë dhe se dy policë jantë plagosur. Gjithashtu shton se gazetari u shoqërua njësoj si 37 persona të tjerë që iu mor deklarimi. Por në pamjet e publikuara në të gjithë mediat, shihet shumë qartë, se gazetari Alfred Lela, u mor zvarrë, dhe u hodh mbi hekura. Efektivë civilë e ulën përtokë dhe e shoqëruan. REAGIM I POLICISË…

Read More

Ambasada e BE në Tiranë ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një postim në “Twitter”, BE deklaron se prishja erdhi në një kohë që kishin kërkuar dialog para një vendimi të pakthyeshëm dhe shpreh keqardhjen që thirrja nuk u ndoq nga institucionet kombëtare e vendore. “Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të…

Read More

Shembja e Teatrit Kombëtar në orët e para të ëngjesit të ditës së sotme ka ngjallur shumë reagime te personazhet e njohur. Ata janë shprehur të zhgënjyer nga ky veprim, që duhej ndaluar. Më e fundit, është moderatorja Fatma Haxhialiu, e cila ka deklaruar se me një kryetar të opozitës si Lulzim Basha, vetëm të jesh debil të mos bësh çfarë të dojë kokrra e qejfit. Fatma thekson se nuk beson te forca e popullit që nga shuarja e protestave të studentëve. ‘Me nje si Basha ne opozite, vetem te jesh debil mos te besh ca te doje kokrra e…

Read More

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas shmebjes së Teatrit Kombëtar. Teksa kujton se si sot 4 vite më parë Rama dhe Basha bën marrëveshjen e bujshme të 2017, Hoxha duke cituar fjalët e të mabhit Sulejman Pitarka shkruan: E keqja do ta bej te saj, por koken e vet do te haje. “17 maj 2020 Festa e ylberit dhe 4 vjetori i marreveshjes Rama-Basha, te 2017-es… SHEMBET … godina e Teatrit Kombetar… “E keqja do ta bej te saj, por koken e vet do te haje”, thote i madhi Suleman Pitarka,…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me COVID-19. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 946. Sipas Flutura Beqos, 13 rastet e reja janë në Durrës, kontakte të personave që janë prekur nga COVID në fasonerinë e qytetit bregdetar. Po kështu numri i të shëruarve ka shkuar në 715, ose 75% e të infektuarve kanë fituar betejën me COVID-19. Aktualisht në vend janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat. Ndërkohë në spitale janë 17 pacientë…

Read More