Nga Ben Andoni Askush nuk mundet të parashikojë sot sesi do të shkojnë zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021, qeveria tranzitore e kërkuar nga Opozita apo edhe një Aleancë e mundshme, që po përvijohet disi nga larg e PS dhe LSI. Me habirat që solli pandemia, shtuar me situatën e tmerrshme të tërmetit dhe me paparashikueshmërinë e ngjarjeve e kemi të vështirë, që të bëjmë një prognozë të Shqipërisë, përveç një fakti që e dimë të gjithë: Jemi pranë një zgripi ekonomik, që vërtetë mund të jetë pak më i butë prej informalitetit por që do të ndryshojë shumë të…
Author: tirana
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se ka qenë politikania e parë që ka kundërshtuar mënyrën e njëanshme të ambasadorëve në Shqipëri. Sipas saj qëndrimet e forta të presidentit Ilir Meta vijnë pasi edhe atij i ka ardhur në majë të hundës. E pyetur nga moderatori Rezear Xhaxhiu për qëndrimet e presidentit Ilir Meta, Kryemadhi tha se edhe atij i ka ardhur në majë të hundës me ndërkombëtarët, ndërsa pavarësisht natyrës së tij të qetë dhe diplomatike, ajo tha se po shpërtheu do të thotë se nuk duron dot më. “Ata të huajt nuk paguajnë asnjë taksë këtu në Shqipëri,…
Dy moderatoret shumë të dashura për publikun, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu u takuan këtë të Mërkurë pas karantinës. Dyshja dolën së bashku për pazar dhe Arbana publikoi një foto ku shiheshin pa maska. “Përpara se të filloni, maskat u hoqën vetëm sa për foto”, shkruante ajo. Shumica e ndjekësve kanë komentuar që Xhemi duhet të lidhë lidhësën e atleteve dhe nuk ka munguar një koment nga moderatorja. “Ke harruar të sqarosh edhe që atletja është e lidhur…ose që rashë…varet çfarë kanë qejf të lexojnë”, ka shkruar ajo. Më pas një ndër ndjekësit ka replikuar: “Tani ti Xhem…meqë merresh me…
Ambasada e Shqipërisë në Athinë do të rifillojë punën të hënën e ardhshme më 18 maj. Lajmi është komunikuar nga, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook. Prioriteti i punës, sipas njoftimit, do të jetë realizimi i takimeve të prapambetura nga pandemia Covid-19 për pasaportë dhe kartë identiteti. Ambasada e Shqipërisë në Athinë publikon gjithashtu datat e reja, për takimet që ishin fiksuar për periudhën nga 13 mars-13 prill. Ajo tërheq vëmendjen se qytetarët që do të paraqiten për takimet, duhet të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse për koronavirusin. Ndërsa qytetarëve të cilët kanë përfunduar procesin e…
Artistja shqiptare Hueyda El Saied prej kohësh jeton në Luksemburg, vend ku ka mbaruar edhe periudha e karantinës. Mirëpo shqiptarja edhe pse e lirë për të lëvizur, ka vendosur që të mos dalë nga shtëpia. Me një video në rrjetin e saj në Instagram, Hueyda ka sqaruar se nuk mund të dalë pasi ka dëmtuar një brinjë në shtëpi gjatë kohës kur ushtrohej dhe si pasojë nuk mund të lëvizte. “Që dje ka mbaruar karantina, pra mund të dalim, por a e dini çfarë kam bërë unë? Nuk kam dalë nga shtëpia dhe as në ballkon. A e dini pse?…
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thotë se nuk i frikësohet aspak një pazari Rama-Meta, nisur dhe nga deklarata e djeshme e kryeministrit për mundësinë e një marrëveshje të re me LSI-në. Në fakt, kur u pyet nga gazetarët Rama tha “kurrë mos thuaj kurrë” por shtoi se në këtë moment s’kishte asnjë plan për marrëveshje. E ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, Kryemadhi tha se nuk e shqetësonte fare deklarata e Ramës sepse sipas saj kryeministri ka thënë shumë herë “kurrë kurrë”. Për kryetaren e LSI, deklarata e Ramës është bërë për të tërhequr vëmendjen nga varfëria që ka kapur…
Tek disa prej nesh, intuita është më e zhvilluar dhe na lejon të shohim përtej falsitetit që na servir bota reale. Kontrolloni nëse shenja juaj bën pjesë në këtë listë! Gaforrja Intuita e Gaforres i detyrohet vetëdijes emocionale. Përveçse e kupton mirë se ç’po i ndodh brenda vetes, këto shpirtra perceptojnë edhe emocionet e njerëzve të tjerë në jetën e tyre. Janë shumë të mençur dhe dinë si të punojnë për t’u përmirësuar çdo ditë. Këto cilësi frymëzojnë ata që i rrethojnë për të krijuar më shumë vetëdije në jetë. Peshqit Peshqit janë njerëz shumë kreativë dhe ekspresivë dhe ky…
Ditët në karantinë paskan rezultuar produktive për artistët, të cilën e kanë shfrytëzuar këtë kohë për të reflektuar e për të krijuar art. Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi. Ndërkohë që fansat e saj ishin të shqetësuar për mungësën e saj në rrjete sociale, por jo vetëm, Era nuk paska qëndruar kot. Këngëtarja ka zbuluar se gjatë karantinës ka kënduar këngë të dhimbshme, por që janë të bukura në të njëjtën kohë. Era në këto ditë izolimi është marrë me muzikë, por ndër të tjera paska realizuar ëndrrën e saj brenda karantinës. Ajo ka risjellë në…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik pasditen e sotme ku u raportua se një 37-vjeçar, i identifikuar si Rodolf Merolli është vënë në pranga pasi ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 18-vjeçe. Babai është i njëjti person i akuzuar për vjedhje tre vite më parë dhe ku deklaroi para hetuesve se ishte kushëri me Eduard Shalsin, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Në vitin 2017 Merolli, kushëriri i ministrit Eduard Shalsi, denoncoi dhunën fizike të ushtruar nga operativi i zonës dhe shefi i Krimeve të Komisariatit të Maliqit, shoqërohej nga vajza e tij, emrin e të…
Detaje te reja janë mësuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Maliq, ku një 37-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij. Banorët e fshatit Vloçisht, kanë folur pas ngjarjes dhe shprehen se R.M. ishte një punëtor i qetë, por kishte ves alkoolin. Ata shprehen se ai punonte si elektricist në fshat, dhe kishte disa muaj që ishte ndarë me gruan e nuk takonte as vajzën. Banorët thonë se 37-vjeçari i respektonte të gjithë dhe për ta ngjarja duket e pabesueshme dhe e stisur, duke hedhur kështu poshtë akuzat e vajzës.
Kancelarja gjermane ka bërë me dije se kufijtë me Francën do të hapen duke filluar që nga 15 qershori, ndërkohë që me Spanjën e Italinë kufijtë do të qendrojnë të mbyllur. E para e Gjermanisë ka deklaruar se për Luksemburgun e Holandën po pritet vendimi për hapje, gjithashtu edhe për Danimarkën, duke theksuar se Gjermania dëshiron ta hapë plotësisht kufirin me këtë të të fundit. Ajo ka thënë se nga e shtuna do të ketë lehtësime kontrollesh në kufi dhe se kontrollet do të bëhen vetëm në momente të rastësishme. Merkel theksoi se duke filluar nga 15 maji do të…
Pesë prokurorë kërkuan të vihen në mbrojtje gjatë vitit 2019, me argumentin se janë ndjerë të kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës. Mësohet se dy nga prokurorët që janë vënë në mbrojtje janë pjesë e Prokurorisë së Posaçme anti-Korrupsion që ka nën hetimet zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë dhe anëtarë të grupeve kriminale. Të dhënat janë publikuar në raportin vjetor të Këshillit të Lartë të Prokurorisë drejtuar Kuvendit, ndërsa një tjetër shqetësim mbetet mungesa e mjediseve, numri kufizuar i stafit, si dhe mungesa e inspektimeve apo hetimet disiplinore në radhët e prokurorëve. Një nga prioritetet e KLP për 2020-n është edhe…