Trejsi Sejdini prej disa muajsh është larguar nga Shqipëria. Pas përfshirjes së emrit të saj në çështjen e ish-të dashurit, missi vendosi të shkonte në SHBA ku dhe të provonte pasarelat ndërkombëtare. Ashtu si vetë ajo e ka thënë jeta në Amerikë nuk është si në Tiranë, megjithatë duket se bukuroshja ka vendosur të qëndrojë atje për disa kohë. Një nga postimet e fundit të bërë në rrjetet sociale, ka intriguar fansat, duke hamëndësuar për një lidhje mes saj dhe Noizyt. Me një pozë seksi, Trejsi ka pozuar veshur me linjën e rrobave të reperit të mirënjohur dhe gjithashtu e…
Author: tirana
Izolimi nga Covid-19 prodhoi mjaft ngjarje dhe konflikte nga më të pabesueshmet që ndryshe njihen si mosmarrëveshje banale. Disa kanë kërkuar ndihmë në polici për qiranë. Dikush tjetër për pagën e luftës. Por ka edhe raste ku vetë punëdhënësi pretendon se u vodh nga vartësit në formë hakmarrjeje, pasi kishte vonuar pagesën mujore. Duket kriminale dhe i pafalshëm veprimi i shitëses, por si do vepronit ju në rast se punëdhënësi nuk ju jep rrogën mujore apo në rast se e vonon pagesën? Disa ndoshta mund të përgjigjen se do i drejtohen gjykatës. Por, një vajzë e re ka zgjedhur “të…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh të fortë e “të koduar”, përmes librit të Boris Johnson, i cili ka cituar fjalët e ish-kryeministrit britanik. Presidenti Ilir Meta jep një mesazh të fortë për funksionimin e sistemit gjyqësor, të drejtat e njeriut dhe parimeve themelore të lirisë për të zgjedhur, pikërisht sot, pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Përmes një shënimi në Facebook, Kreu i Shtetit tregon se po lexon librin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili risjell mesazhet e Uinston Çurçill, shkëputur nga fjalimi i tij më 1946, kur paralajmëroi “Perdet e Hekurta”. Postimi…
Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka një look të veçantë për të cilin është admiruar shpesh. Në InstaStory, Dafina ka publikuar video nga e cila përmban gji gaerderoba ç’ka që bën të lumtur një femër. (Rrobat, çantat dhe këpucët sigurisht!) Siç duket nga pamjet, në garderobën e këngëtares mbizotërojnë veshjet sportive, që i përshtaten më shumë tipit të saj. Në radhët e dollapit shohim bluza të gjera të ngjyrave të ndryshme, mirëpo çfarë na zënë më shumë sytë janë atletet. Duket se Dafina është e fiksuar pas tyre dhe numëron pafund të tilla. Atletet e saj janë të ngjyrave e firmave të…
Ish-deputeti i PD Tritan Shehu i është drejtuar shqiptarëve në mes të debatit që ka shkaktuar paralajmërimi i kryeministrit Rama për legalizimin e kanabisit mjekësor. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Shehu shkruan se asnjë vend nuk është zhvilluar nga droga por ka ndodhur e kundërta. Ai tha se ‘tymosja’ nuk e vret virusin, por njeriun. ““Tymosja” nuk vret Virusin por njeriun. Kanabisi eshte nje droge. Asnje vend nuk eshte zhvilluar nga droga, perkundrazi. E provuam me 2015-18 Kanabizimin, tymosjen kudo, krimin e shkaterrimin ekonomik te tij. Shuplaka” e BE ndaj Rames, mesazh. Nuk ka asnje tablete apo ampule…
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 83.491, prej të cilëve 1.481 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 22.031, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.410.168. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar 298.593 të infektuar. Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në…
Pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit video e aktoritdhe regjizori Eric Tabach në Youtube, i cili tregonte një bisedë me moderatoren shqiptare Luana Vjollca. Për sqarim, Tabach zgjedh personazhin më të famshëm apo më të ndjekur nga publiku në çdo shtet, për t’i shkruar atij në Instagram dhe për të parë nëse do t’i përgjigjet. Për Shqipërinë, zgjedhja e tij ishte moderatorja Luana Vjollca, e cila i ka kthyer përgjigje aktorit të njohur. Eric i ka shkruar Luanës nëse “mund të prodhojmë diçka bashkë, ndërsa moderatorja i ka kthyer përgjigje duke i shkruar “Si?”. Ajo që ka tërhequr…
Teatri Kombëtar në pronësi të Ministrisë së Kulturës tashmë përfundimisht i ka kaluar Bashkisë së Tiranës, duke i hapur rrugën ndërtimit të godinës së re nga ana e bashkisë. Në një vendim të qeverisë që mban datën 8 maj 2020 saktësohet zona kadastrale ku përfshihet ky objekt si dhe të drejtat që ka bashkia për të zbatuar projektin e ri. Ky vendim është konsideruar si “pazar” nga aktivistët dhe artistët që mbrojnë Teatrin. Policia Bashkiake ka mbërritur para Teatrit Kombëtar dhe ka patur përplasjen e parë me artistët dhe aktivistët. Një person pati konfrontim me policin duke i thënë: “Mos…
Shumë shpejt, Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë. Ditën e nesërme, Klea futet në javën e 37-të të pritjes së ëmbël dhe e gjitha ka qenë si një ëndërr për të. Pavarësisht peripecive të shumta që ka kaluar 3 muajt e parë, moderatorja tregon se e ka shijuar në maksimum shtatzëninë. Për kënaqësinë e saj personale dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjitha femrave shtatzënë, Klea ka ndarë në kanalin e saj në Youtube videon e përgatitjes së çantës së maternitetit. Hap pas hapi, ajo tregon gjithçka që ka menduar të marrë…
Për të gjithë ata që janë të apasionuar pas eventeve astronomike, Marsi dhe Hëna do mund të shihen pranë njëri-tjetrit natën e 13 majit. Gjithsesi, për të parë Marsin më nga “afër”, duhet të qëndroni shumë vonë zgjuar apo edhe të ngriheni shumë herët në mëngjes. Kjo pasi paraqitja e marsit dhe hënës do të ndodhë disa orë përpara lindjes së diellit më 14 dhe 15 maj. Edhe pse ne mund të na duket sikur planeti i kuq është shumë pranë satelitit tonë natyror, Marsi në fakt do të jetë rreth 425 herë më larg Tokës, krahasuar me hënën. Rreth…
Ky është ndoshta rasti i parë, kur diktatura rrëfehet nga brenda familjes. Asnjëherë s’duhet të harrojmë se diktatura dhe veglat e saj, ashtu siç shkatërronin jetën e e kundërshtarëve politikë, po ashtu shkatërronin edhe jetën e familjes së tyre… E ftuar në studion e “Shqipëria Live”, Lindita hodhi akuza të rënda ndaj babait. Ajo akuzoi se ai ka dhunuar sistematikisht të vëllanë e ndjerë Agronin, por edhe se ka tradhtuar mamanë. “Babai e tradhtonte mamanë, shkonte me shumë gra, para se t’i bënte ndere shkonte në krevat me to”, tregon Lindita. Gjithashtu ajo u shpreh se familjarët kanë tentuar ta…
Bërja e vaksinës kundër gripit sezonal përpara periudhës vjeshtë-dimër mund ta bëjë më të lehtë luftën me koronavirusin. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi. Në këtë studim të botuar në revistën Lancet, nga Universiteti i Hong Kongut thuhet se gripi mund ta lehtësojë hyrjen e koronavirusit dhe një vaksinë e bërë në kohë mund ta ndalojë këtë proces. Shkencëtarët infektuan disa inde njerëzore me viruset SARS dhe MERS dhe panë një “ rëndim të receptorëve ACE2 në qelizat epiteliale”. Nivele të larta të ACE2 në rrugët e frymëmarrjes mund të lehtësojnë hyrjen e virusit dhe…