Author: tirana

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar rikthimin e disa figurave të vjetra pranë PD-a-së. Basha tha se “Partia Demokratike është e hapur për secilin që e ndjen veten demokrat dhe që do të japë kontributin e vet në këtë familje politike që po përgatitet të qeverisë vendin.” Sa për rastin e Jozefina Topallit dhe për mundësinë e rikthimit të saj pranë PD, Basha dha të njëjtën përgjigje duke shtuar edhe një gjë të përsëritur atë të interesit personal. “Secili nga ne duhet që të shikojë interesin publik dhe jo vetëm atë personal”, tha Basha për Fax News.

Read More

Shembja e shkollës 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” pa asnjë paralajmërim, ka vendosur në vështirësi edhe banorët e lagjes përreth. Sikurse shihni edhe nga kjo video e ardhur në redaksinë tonë, banorët ankohen se jo vetëm që nuk janë lajmëruar paraprakisht duke sjellë edhe trembjen e tyre, por ka vështirësuar edhe hyrjen nëpër banesa. Mbetjet e lëna nga prishja e shkollës shtrihen gjer në hyrjet e pallatave apo të banesave private përreth saj, çka bën që banorët të maten mirë sa herë që dalin nga shtëpitë.  / Tirananews.al

Read More

Nëna e vajzës që qyshohet se është ngacmuar seksualisht nga babai, ka folur sot për ngjarjen. Në një intervistë për Syri Tv, nëna e 18-vjeçares tha se babai i ka kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale dhe gjithçka është e regjistruar dhe e kemi dorëzuar në polici. “Më kërkoi vajza të shkonte te i ati. I thashë mirë, se unë kam një vit që jam larguar prej atij. Vajti atje, duke menduar se është te i ati. Të nesërmen në mëngjes, kur po shkoja për punë, më merr një shoqja e vajzës dhe më thotë që xhaxhi Rodolfi ka bërë…

Read More

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço tha se priten çmime të papërballueshme për shqiptarët në këtë sezon turistik. Ai tha se po diskutohet që një çadër plazhi në disa zona të Shqipërisë të jetë 50 euro. “Turizmi do të jetë vërtetë sektori më i prekur, por për momentin, ajo që mund të bëjë qeveria është vetëm subvencioni. Aplikimi i masave, ruajtja e distancave, mbyllja e sistemit dhe hapja e tij e dëmtojnë turizmin por dhe në këto momente, nëse do të ruajmë distancat dhe do të ruajmë çfarë është diskutuar nga Ministria e Turizmit, i bie që kostot e turizmit shqiptar…

Read More

Ibrahim Lici, i dyshuari kryesor për ekzekutimin e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, refuzon të plotësojë formularin e OFL-së për justifikimin e pasurisë. Mustafa Lici, këshilltar i PD në Bashkinë e Shkodrës është shprehur se djali i tij Ibrahim Lici nuk është subjekt i këtij ligji sepse nuk është dënuar asnjëherë, nga asnjë Gjykatë. Gjithashtu, Mustafa Lici ka thënë se djali i tij nuk ëhstë as në hetim nga Prokuroria. Ky rast shënon edhe refuzimin e parë të një kërkesë të OFL. “Unë Mustafa Lici, ju kthej përgjigje në emër të djalit tim, Ibrahim lici. Refuzon të ju përgjigjet pasi…

Read More

Ambasada e Shqipërisë në Itali njofton shtetasit shqiptarë në Itali se lejet e qëndrimit italiane të skaduara ose në skadim mbi qëndrimin afatshkurtër në Itali gjatë emergjencës për shkak të COVID-19, do jenë të vlefshme deri më 31 gusht 2020. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, mbi bazën e komunikimit me autoritetet italiane lidhur me statusin juridik të shtetasve shqiptarë në Itali, njofton se lejet e qëndrimit që kanë skaduar ose skadojnë në periudhën 31 janar 2020 – 31 korrik 2020, do të ruajnë vlefshmërinë e tyre deri më 31 gusht 2020. Kjo periudhë kohore përkon me atë të…

Read More

Arkitekti italian Stefano Boeri ka prezantuar planin e ndërtimit të lagjes së re në Tiranë, për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryefjalë e këti projekti është gjelbërimi, 2/3 e kësaj hapësirë do të jetë me gjelbërim, madje do të vihen në zbatim edhe tarracat e gjelbra, siç është parë në shumë qytete europiane. “Është një projekt që ka përfshirë kompetenca kombëtare, një projekt që ka rimarrë disa ide që kishim zhvilluar për masterplanit të Tiranës, idenë e një pylli orbital. Projekti parashikon që të ndërthuret në një nga zonat që përfytyrohej që do të krijohej një Tiranë…

Read More

Elona prej tre vitesh, jeton në Lodër, sëbashku me bashkëshortin, Oltin. Ajo është një konsulente dhe merret me shitje të produkteve të ndryshme në ankand. E pyetur nga Bieta se cila është shuma më e lartë që ka shitur një produkt. Elona u përgjigj se ka shitur për 120 mijë euro një çantë, natyrisht nuk ishte e saja, por në ankand është përfaqësuar nga ajo. “Shuma më e lartë ka qenë me çantat, që nuk kanë qenë të mijat, por e kam përfaqësuar unë. E kam shitur për 120 mijë paund. Çdo gjë që është e rrallë, çmimi është i…

Read More

Moderatorja dhe autorja e programit të pasdites në ekranin e ‘Top Channel’, Bieta Sulo e ka nisur ditën e sotme mes urimeve të ndryshme të ndjekësve për ditëlindjen e tretë të Kroit. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj një video dhe disa foto ku shfaqej duke i kënduar vogëlushit këngën e ditëlindjes. “Sot 3 vite ne, në krahët e njëri-tjetrit, kuptoj shumë mirë të gjitha nënat që kanë sjellë në jetë fëmijë dhe ua uroj me shpirt atyre që akoma nuk kanë kaluar nëpër këto shtigje emocionesh. Thjesht dashuri”, ka shkruar Sulo krah fotove duke përqafuar të voglin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me dy arkitektët italian, për 2 planet e rindërtimit. ” Stefano Boeri dhe Mario Cucinella, dy arkitektët e famshëm italianë, prezantojnë në këshillin kombëtar të territorit, dy plane të rindërtimit në tiranë dhe Durrës, dy lagje të reja, njëra pranë lumit të Tiranës e tjetra në zonën e Spitallës, që mishërojnë ambicien tonë për Shqipërinë që duam. Po hapet një kapitull të ri, për qytetet e së ardhmes”, shkruan Rama.

Read More

Gazetarja nga Kosova, Saranda Hoda, gjithashtu e njohur si Sasa ka treguar se si po e kalon periudhën e karantinës. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Sasa ka treguar se ka ëndërruar shumë, por më e veçanta ka qënë ajo me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. “Më ka ngelur në mendje ëndrra me Edi Ramën. Unë shikoj shumë ëndrra. Kur zgjohem nga gjumi komentoj që pashë atë ëndërr e këtë ëndërr. Por më e bukura e gjithë këtyre ëndrrave ka qenë ëndrra me Edi Ramën. Kishte shumë njerëz, erdhi më takoi mua dhe më kërkoi për të biseduar, qamë hallet…

Read More

Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj duket se janë gjithë kohës bashkë. Të dy i janë ‘futut me kokë’ rrjetit më të ri social “Tik Tok”, duke postuar thuajse çdo ditë. Së fundmi edhe ata kanë bërë sfidën “Flip the sëitch”, ku fillimisht një vajzë dhe një djalë kërcejnë para pasqyrës, dhe më pas ndërrojnë rrobat me njëri-tjetrin. Jonida ka veshur një fustan të zi, me të cilin për pak ka treguar më shumë seç duhet, dhe më pas ia ka kaluar Romeos. Ky i fundit, ka pasur në dorë një cigare, të cilën më pas e ka pirë…

Read More