Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën ministres së Financave Anila Denajt. Kjo e fundit ishte duke mbajtur fjalën në foltore, ndërsa pas mbarimit të minutazhit të përcaktuar nuk është toleruar as edhe një sekond nga Ruçi. Denaj kërkoi edhe pak më shumë kohë për ta përfunduar fjalën, mirëpo nuk u mirëkuptua nga kryeparlamentari. “Është me kohë të përcaktuar zonja ministre prandaj mbylle’” tha Ruçi, ndërsa Denaj u largua nga foltorja.
Author: tirana
Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen 4 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Zgurë”, Njësia Administrative Zall Bastar, në një serë kanë kultivuar në kubikë fara narkotike, të cilat po tentonin t’i mbillnin në tokë. Kubikët me fidanë kanabisi u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Hetimi u krye nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë…
Ka shkuar ne 898 numri i te prekurve me koronavirus, me 18 raste te reja, ne nje “rekord” prej 11 rastesh ne Tirane. Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit. E PLOTË COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 18 raste të reja në 24 orët e fundit, shkon në 898 numri i të prekurve Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Në 24 orët të fundit janë testuar 191…
Në fillim të seancës parlamentare, Kujtim Gjuzi i kërkoi kryetarit të Kuvendit procesverbalin ashtu si fletën e votimit që ka mbi tavolinë. Reagimi dhe batuta e Ruçit solli ilaritet në sallë. Replikat Kujtim Gjuzi: Dua procesverbalin në tavolinë sikur kam fletën e votimit. A ke qejf ta bësh komunizëm, mbylle… Gramoz Ruçi: Në komunizëm nuk kishte elektronikë, por kështu që kërkon ti (Të qeshura në sallë) Kujtim Gjuzi: Të shtojmë minutat se nuk mund të bindim me vetëm një minutë Gramoz Ruçi: Koha është përcaktuar, është e barabartë mes pozitës dhe opozitës. Kërkesën e korrigjova, ua kam bërë dy minuta,…
Deputeti Ralf Gjoni u shpreh sot në Kuvend se nëse PS dhe PD do të vijojnë që të luajnë dhe të mos marrin në konsideratë ndryshimin e sistemit zgjedhor do të rishikojnë vendimin për praninë e tyre duke paralajmëruar largimin. Ai i kërkoi Rudina Hajdarit që të rishikojë vendimin nëse do të vijojë e njëjta sjellje. Për Gjonin Hhapja e listave nuk kërkon ndryshim kushtetute, nëse ndryshimi i sistemit kërkon ndryshim kushtetute hajde flasim. Në një moment Gjoni lëshoi gojën në parlament duke u shprehur se ‘E keni kthyer Kushtetutën si prostitutat e Amsterdamit’ drejtuar shumicës dhe opozitës jashtë kuvendit.…
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me biznesmenë në Durrës, ku ka biseduar për situatën në të cilën këta të fundit ndodhen, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Me një shënim në facebook, Basha shkruan se Durrësi vuan ende pasojat e tërmetit dhe se kjo pandemia vetëm sa ka thelluar edhe më tek krizën ekonomike. 695932d3-40a9-4945-94b2-dbf9dac2d713 Basha ka bërë edhe njëherë përgjegjëse qeverinë për krizën e shkaktuar, ndërsa tha se shumë durrësakë ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar. “Qeveria Rama e keqmenaxhoi situatën e pandemisë në kurriz të shqiptarëve, duke favorizuar…
Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një informacion të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë amerikanë dhe rezidentë të ligjshëm të përhershëm amerikanë. Ambasada njofton se në 17 maj në orën 12:00 niset një charter nga Tirana në Zyrih. | Ambasada Amerikan e ka marrë informacion mbi një fluturim charter nga Tirana në Zyrih, që niset të dielën, 17 maj, ora 12:00. Fluturimi është i vlefshëm vetëm për qytetarët amerikanë dhe rezidentët ligjorë të përhershëm amerikanë. Për të rezervuar një vend në këtë fluturim Tiranë-Zyrih, ju lutemi të kontaktoni menjëherë adresën [email protected] për udhëzime…
Viruset përhapen në mënyrë të frikshme në çdo moment dhe ne nuk e vëmë re këtë gjë. Por, një eksperimenti i realizuar së fundmi në Japoni tregon qartë si përhapen viruset, kur vetëm një person është i infektuar. Eksperimenti simulon atmosferën në një restorant. Ajo është realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit. Videoja tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”. Para se dikush të mund të shërbente vetveten, studiuesit aplikuan një locion fluoreshente në duart e njërit prej subjekteve. Locion përfaqësonte grimcat e një kollë…
Një sherr i nisur mes disa familjarëve në Krujë, ka përfunduar me dhunë, zjarr dhe dy të arrestuar. Uniformat blu të Krujës, ndërhynë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa familjarëve. Kështu u bë arrestimi i dy kushërinjve Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë.Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë vëllezërit N. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë. Të dyshuarit, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.Pas konfliktit 40-vjeçari Sh. V., i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të…
Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka deklaruar së fundmi se COVID-19 është ende mes nesh dhe se qytetarët duhet të bëjnë kujdes maksimal për të ulur rrezikun e infeksionit. “Vijoni të vigjiloni mbi shëndetin tuaj e të kujdeseni për veten, si dhe mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut COVID-19….Virusi mbetet ende mes nesh dhe vetëm përkujdesi i juaj i vazhdueshëm e ul rrezikun e infektimit prej tij…BASHKË me siguri do ja dalim mbanë përballjes me sfidën Sats-Cov2/Covid-19…:”, shprehet ndër të tjera ai. Teksa kujton trajtimin e qindra të sëmurëve në QSUT dhe kohën kur nisi studimet e…
Berati regjistron sërish dy raste të reja sot me COVID-19. Për të tretën ditë radhazi ky qytet është aktiv sa i përket koronavirusit. Në fakt rastet e sotshme janë rrjedhojë e atyre të djeshme, ku dy punonjës të Ujësjellësit të Beratit rezultuan pozitivë. Prej dje u kryen 33 tamponë përfshi familjarët e këtyre punonjësve dhe dy prej tyre kanë rezultuar tashmë me COVID-19. Tashmë me 2 rastet e reja Berati shkon në 5 raste aktive me COVID-19 duke u bërë qyteti i 5-të në Shqipëri me më shumë raste aktive.
Gazetarja nga Kosova, Saranda Hoda, e njohur si Sasa, e ftuar në “Ftesë në 5” zbuloi se gjatë periudhës së karantinës, ka parë në ëndërr kryeministrin Edi Rama. “U takuam dhe qamë hallet”, thotë Sasa. Po ashtu ajo zbuloi se në Kosovë, kur shikon një politikan në ëndërr, thonë që do të realizohet diçka e madhe dhe ajo shpreson për këtë. “Më ka ngelur në mendje ëndrra me Edi Ramën. Unë shikoj shumë ëndrra. Kur zgjohem nga gjumi komentoj që pashë atë ëndërr e këtë ëndërr. Por më e bukura e gjithë këtyre ëndrrave ka qenë ëndrra me Edi Ramën.…