Astrologia e njohur Meri Shehu ishte e ftuar tek “Rudina”, këtë herë jo për të dhënë parashikimin për çdo shenjë horoskopi siç bën çdo fillim muaji, por për të treguar çfarë pritet të ndodhë pas 13 Majit dhe 3 muajt në vazhdim, pra deri në 7 Gusht. “Pas 13 Majit planeti Afërdita kthehet i kundërt dhe sjell keqkuptime, mosmarrëveshje, krisje në marrëdhënie. Si pa kuptuar, nga një fjalë, nga një moment mund të ndahen njerëzit dhe as nuk e kuptojnë që po ndahen. Ky ndikim do jetë deri në datën 7 Gusht. Tre shenja do preken më shumë: Binjakët, Peshoret…
Author: tirana
Prej kohësh Gent Fetali është në një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, ndërmjet fotove që publikon pranë të dashurës. Dyshja po e kalojnë të ndarë karantinën pasi Rozafa ndodhet në Gjermani ndërsa Genti në Kosovë. Ai ishte i ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Vizioni i pasditës” dhe ka treguar se me të dashurën komunikon online dhe se e ka marrë malli. “E shoh, ja siç ju shoh juve. Me Skype, Whatsapp, Viber, kështu aplikacionesh. Nuk di ç’të them, por karantinimi ka të mirat e veta, sepse rritet malli”, u…
Ministri i Turizmin, Blendi Klosi, sqaroi nga foltorja e Kuvendit projektligjin e shumëdebatuar “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””, duke u shprehur se nuk është favorizim i luksit, por krijimi i një ekonomie që në vendin tonë mungon. Sipas ministrit Klosi, me lehtësimet fiskale (Heqjen e TVSH) i hapet mundësia bizneseve të investojnë këtu, duke gjeneruar para dhe vende të reja pune, që do i shërbejnë ekonomisë. “Debatin që bëni sot për jahtet e keni bërë për agro-turizmin, për hoteleritë dhe tashmë për industrinë e jahteve. Nuk…
Ministrja Elisa Spiropali pas batutave të Murrizit i ka kthyer përgjigje këtij të fundit duke ironizuar. Spiropali ka thënë se është më mirë që Murrizi dhe opozita e re të vijojnë të jenë në Kuvend për shkak se janë më mirë se opozita joparlamentare me bojë, miell e çizme. Po ashtu ajo ka përmendur edhe Bashën, për të cilin thotë se flet për koncesione sot në opozitë kurse kur ishte në mazhorancë jepte koncesione me ligje skandaloze. ”Ju prekni në disa plagë se i dini mirë, jeni ndër më të vjetrit. Juve ju urojmë suksese në partinë e re, të…
Herën e fundit që Lazio fitonte titullin kampion ishte 20 vite më parë dhe këtë sezon dëshiron të provojë sërish t’ia dalë, por në Itali nuk ka ende një datë për rinisjen e kampionatit, pavarësisht përpjekjeve të shumta të Federatës dhe disa klubeve. Një prej skuadrave që po lufton më shumë për rinisjen e kampionatit është pikërisht Lazio, që këtë herë me anë të Drejtorit Sportiv Igli Tare, ka sulmuar qeverinë italiane dhe e ka akuzuar se në rastin më të mirë nuk po ndihmon futbollin e në rastin më të keq, po tallet. “Të ndalesh tani do të thotë…
Deputet i opozitës, Erion Piciri ka paraqitur një nismë për uljen e pagës bazë të deputetëve në masën 30 për qind. Nisma individuale e deputetit të opozitës është depozituar në Kuvend. Ai propozon që “Paga bazë mujore bruto e deputetit nuk duhet të kalojë dyfishin e pagës mesatare në nivel kombëtar dhe me gjithë komisionet, shpërblimet, dietat, transportin dhe telefonin nuk duhet të kalojnë trefishin e pagës mesatare mujore në nivel kombëtar”. Në relacionin e nismës, Piciri thekson se në kohën kur në Shqipëri 35 % e popullsisë, e kjo sipas Bankës Botërore, ku 60% e popullsisë duan të emigrojnë,…
Ministrja Elisa Spiropali tha se opozita parlamentare dhe joparlamentare kanë ngjashmëri sa i përket sjelljes dhe qëllimeve për Reformën Zgjedhore. Në fakt Spiropali tha se opozita joparlamentare me kushtet që ka vendosur po bën pazar sa i përket Reformës Zgjedhore kurse nga ana tjetër opozita e re do të mbijetojë. Por për këto Spiropali i bën apel opozitës së re që mos fajësojë as mazhorancën dhe as sistemin pasi opozita joparlamentare i nxorri nga partia, i quajti tradhëtarë dhe aty duhet ta gjejnë fajin. ”Keni dy gjëra të përbashkëta me opozitën jashtëparlamentare. Të ktheni mbrapsht rrotën e historisë dhe mendoni…
Raulimar Diaz zuri hapësirë në mediet sportive shqiptare për shkak të problemeve në çift me Aristoteles Romero. Futbollisti i Partizanit përfundoi në polici pas një debati verbal me bukuroshen nga Venezuela me të cilën bashkëjetonte prej disa muajsh. Tanimë marrëdhënies së tyre ata i kanë dhënë fund, ndërsa Raulimar po kalon ditët e fundit në Shqipëri. Ditën e djeshme, ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale ku nxjerr në pah format e saj të mrekullueshme. Ish-partnerja e lojtarit të Partizanit shfaqet duke u zhytur, ndërsa e shoqëron me diçiturën: “Ti je sirena ime, të dëgjoj duke kënduar dhe duke…
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PS, Ilir Beqaj iu përgjigj akuzave të njëpasnjëshme të deputetëve opozitarë. Beqaj tha se është me fat që është deputet i Qarkut të Dibrës dhe nuk ka fare rëndësi nëse shkon apo jo atje. Sipas tij, e rëndësishme është që Qarku i Dibrës është më pak i prekuri nga pandemia e koronavirusit. Rritja e ‘frikshme’ e numrit të të infektuave me COVID-19 në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetit zbulon ku u shënuan rastet e reja dhe qyteti që shënoi shifrën rekord (Harta e shpërndarjes)“Kam fatin e madh të jem deputeti…
Grupi Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, i cili përbëhet nga 9 deputetë ka shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare dhe ka vendosur Myslim Murrizin në vendin e saj. Vendimi është shoqëruar me debate të forta brenda grupit. Vendimi pritet që të zyrtarizohet në vijim me një deklaratë në Kuvend. Kjo nuk është hera e parë që Hajdari tentohet që të shkarkohet nga posti, pasi disa muaj më parë ishte Korab Lita që pretendoi se ka besimin e deputetëve për të drejtuar grupin.
Nuk ka kurë për Covid-19, por një “antidot” natyral që mund të ‘fik’ forcën e koronavirusit, ndoshta po: është vitamina D. “Ajo përfaqëson një pengesë të rëndësishme për të shmangur komplikimet e Covid”,- thotë Profesori italian Giancarlo Isaia për Giornale.it Për momentin, nuk ka kurë parandaluese kundër Covid-19 por, ndoshta, ekziston një mënyrë për ta bërë virusin më të dobët, dhe kjo falë vitaminës D. Fillimisht u konsiderua si një lajm i rremë, një këshillë që ju bëri të buzëqeshni me ironi, por tani nuk është më kështu. Studimi italian Dy studime në të gjithë botën, një italiane dhe një…
Pas dëmeve të shumta që la pas tërmeti i 26 nëntorit që shkundi vendin, shumë ndërtesa dhe pallati dolën jashtë funksioni disa të tjerë ekspertët i cilësuan si të banueshëm por që kishin nevojë për rikonstruksion. Me anë të një postimi në rrjetin social gazetarja Klodjana Haxhiaj kishte menduar se pallati i saj do të riparohej për dëmet që i kishte shkarkuar tërmeti, pasi ekspertët e huaj e vlerësuan me DS3, por vendimi i fundit i Këshillit të Bashkisë Durrës e ka surprizuar. Rastësisht nga një bisedë mes fqinjëve të saj dhe “të plotfuqishmit” të lagjes siç e quan ajo,…