Author: tirana

Janë zbuluar të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq të Korçës, ku një 37-vjeçar ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij 18 vjeçe. Vajza jetonte me të ëmën te gjyshja në Korçë, pasi prindërit e saj ishin në prag divorci, raporton BW.Mësohet gjtihashtu se 18-vjeçarja ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte të kryenin marrëdhënie seksuale. Ndërkohë, një ditë më parë ajo i është drejtuar policisë, duke denoncuar babanë e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vloçisht.

Read More

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq të Korçës, pasi ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeçare. Njoftimi i policisë: Maliq Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Read More

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) prezantuan dje gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje 2019” ku ndër të tjera renditen edhe institucionet ku shqiptarët besojnë më shumë. Sipas këtij sondazhi, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vazhdon të konsiderohet si institucioni me rolin më të madh në kërkesën e llogarisë ndaj qeverisë (63.7%), ndjekur nga Parlamenti (53,4%), Avokati i Populli (44.3%), partitë opozitare (42%), Komisioneri për Mbrojtjen nga diskriminimi (40.9%) dhe Komisioneri për të Drejtën e informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (38.9%). Po kështu shqiptarët besojnë se mekanizmi më…

Read More

Pëllumb Pipero i ftuar në “Open” u shpreh kundër vendimit për moslejimin e larjes në det. Sipas mjekut rëra dhe uji i detit luftojnë infeksionet, qoftë edhe koronavirusin. “Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë, gjithashtu ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin”, shpjegoi Pipero. Mjeku theksoi se nuk duhen lejuar në asnjë mënyrë shkuma party apo grumbullime të rinjsh në ambiente siç janë lokalet.

Read More

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili deklaroi se Edi Rama do që të shkatërrojë konsensusin mes palëve e të kompromentojë kështu Reformën Zgjedhore. “Kryeministri tha dje se nuk më interesojnë propozimet e opozitës, por më interesojnë vetëm propozimet e OSBE ODIHR-it. Në Shqipëri ka ndodhur vetëm një fenomen, grabitje dhe vjedhje e votës. Kjo maxhorancë ecën me divizën “ju votoni se ne numërojmë votat”. Rama e tha qartë se nuk negociojmë asgjë. Ne kërkuam që maxhoranca të tërhiqet, duke qenë se nuk do konsensus”, tha Vasili për News 24. Petrit Vasili u shpreh se opozita e bashkuar ka përballë një njeri…

Read More

Ndalohen përqafimet si manifestim i festimit apo përshëndetjes më kundërshtarin dhe shokun, asnjë shtrëngim duarsh dhe do të shmanget sa më shumë pështyma. Janë këto disa nga rregullat që futbollistët e Bundesliga dhe Liga 2 duhet të respektojnë, duke u kthyer në fushë në Gjermani me dyer të mbyllura këtë fundjavë, pas pushimit të madh të dashur për shkak të koronavirusit. Një rregullore me 35 faqe, ku përfshihen edhe normat e reja higjenike për lojtarët. Sakaq, në rast se rezulton një futbollist pozitiv, atëherë do të duhet që e gjithë skuadra të shkojë në karantinë.

Read More

Anulohet festivali i muzikës europiane ”Eurovizion”.Ai do të zhvillohej në datat 12, 14 dhe 16 maj. Por këngëtarët për të nderuar të prekurit nga kriza e pandemisë së koronavirusit do të këndojnë nga vendet e tyre. Festivali nuk do të ketë as fitues dhe as votim për këngët “Eurovision Song Contest 2020 qe duhej te zhvillohej ne dt. 12; 14 dhe 16 maj 2020 u anulua për shkak te pandemisë se krijuar prej koronavirusit. Shqipëria, që përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara, fituese e Festivalit te 58 të Këngës ne RTSH, do te konkurronte në natën e dyte gjysmë finale, në…

Read More

Brazili ka regjistruar gjithsej 178 214 njerëz të infektuar me Covid-19. Të infektuarit me koronavirus në 24 orët e fundit në Brazil kanë shkuar në 612 individë. Sa i përket numrit të vdekjeve nga koronavirusi, në 24 orët e fundit në Brazil kanë ndërruar jetë 57 njerëz nga ky virus. Numri total i viktimave nga Covid-19 në Brazil ka shkuar në 12 461 persona. Autoritetet braziliane kanë raportuar këto të dhëna, ndërsa organizmat ndërkombëtarë thonë se shifrat mund të jenë shumë më të larta, por se nuk raportohen.

Read More

Mediat serbe vazhdojnë të ndihen të provokuara, sa herë që diçka nga shqiptarët ka të bëjë me ta. Tashmë, duket se gjithçka është kthyer në një problem psikologjik dhe këtë herë të fundit ajo që ka shërbyer si “provokim” për ta ka qenë një video në Instagram e postuar nga Granit Xhaka. Mesfushori me origjinë shqiptare ka shpërndarë një video ku një shqiptar godet letrën higjenike dhe në sfond dëgjohet komenti i ndeshjes Zvicër-Serbi në Botërorin e 2018, moment kur Xhaka shënoi golin e barazimit për helvetët. “2 ALBANIANS 2-1 SRB”, shkruhej në postim ku ishte etiketuar Xhaka. Postimi është…

Read More

Vajza që raporton për emisionin ‘Aldo Morning Show’ në Tv Klan, e që rëndomë cilësohet gazetare, quhet Griselda Katirai, një vajzë shumë provokuese dhe rebele. Pas kritikave të djeshme, ajo nuk ka reflektuar, përkundrazi ka provokuar sërish duke dalë me sutjena. Fillimisht Griselda u shfaq me golf por pas disa sekondash e hoqi fare. Ndërsa Aldo e cilësoi si ‘gazetare të së ardhmes’ për të cilën ‘Shqipëria vuan’. “Mos e vrit mendjen se ne Shqipëri nuk ka gazetarë, gazetarë janë 1 ose 2 ose kanë vdek, të tjerët janë punonjës televizionesh”, i tha Aldo vajzës nga Tepelena.

Read More

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve prej orës 10:30 është ndërprerë për disa minuta. Shkak janë bërë debatet e ashpra mes përfaqësuesit të PS-së, bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri dhe nënkryetarit të LSI-së, përfaqësues i opozitës Petrit Vasili. Mbledhja u ndërpre për një pushim të shkurtër deri sa palët janë qetësuar dhe ka rinisur përsëri.

Read More

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me disa prej çështjeve për Reformën Zgjedhore.Mbledhja e sotme e Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve u mbështet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bën të ditur se kjo mbështetje bëhet për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore.

Read More