Author: tirana

Sipas “Forbes”, kompania e Kim “KKWBeauty” është ndërmarrja më fitimprurëse për momentin. Që nga vera e vitit 2018, Kim ka fituar 100 milion dollarë të ardhura dhe ajo zotëron 100 përqind të saj. Për të mos harruar faktin kur Kim lançoi produktin e bukurisë “Crème Coutur Kits” ajo arriti të shiste plot 300 mijë të tilla brenda 2 orëve që kushtonin nga 48 dollarë. Dhe nëse bën një llogari të thjeshtë, ajo për 2 orë fitoi gati 14 milion dollarë. (Unë nuk po qaj, ti po qan!) Por Kim Kardashian nuk fiton vetëm nga kompania që ajo ka. Ylli i…

Read More

Italia planifikon të pajisë me dokumente ose lejeqendrim të gjithë emigrantët e paligjshëm që punojnë në bujqësi, por mosmarrëveshjet midis partive qeverisëse po ngadalësojnë miratimin e paketës së fundit financiare. Paketa e re stimuluese, e quajtur Rilancia Italia, ka një vlerë prej 55 miliardë euro dhe pritej të miratohej në fund të prillit, por ajo është akoma e bllokuar, për shkak të përplasjeve mes partive qeveritare, Pesë Yjet dhe Partisë Demokratike. Shkak për debat është pajisja me leje qëndrimi e qindra mijëra emigrantëve që kryesisht punojnë në sektorin e bujqësisë dhe qëndrimi i të cilëve në Itali nuk legalizohet zyrtarisht.…

Read More

Psikologe klinike Entela isufi Si të mbroni marrëdhëniet tuaja gjatë kësaj kohe stresi dhe pasigurie? Të gjithëve na është bërë e qartë nga qeveria,ekspertët e shëndetit se si të ruhemi nga COVID-19. Por çfarë nuk na është bërë e ditur është se si të ruajmë marrëdhëniet në çift gjatë kësaj kohe pandemie. Ka pasur raporte për një rritje të kërkesave për divorc në qytetin kinez Çi´an pasi çiftet u detyruan të karantinojnë së bashku, dhe avokatët e divorcit në SH.B.A. dhe Britania e Madhe po parashikojnë një fenomen të ngjashëm më vonë këtë vit. Ky nuk është një muaj mjalti.Eshte…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live me gazetarët ka përjashtuar mundësinë që PS të shkojë në koalicion me LSI në zgjedhjet e 2021. Rama e konsideron LSI-në partinë e Presidentit Meta e cila është degraduar dhe nuk përbën perspektivë për një aleancë me ta. ”Në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Por nuk shoh një koalicion me partisë e Presidentit sepse konteksti i sotëm, degradimi i vazhdueshëm i assaj force politike dhe detyrimet tona programore ashtu si dhe bindja jonë që është e mjaftueshme të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë krejtësisht pa interes…

Read More

Këtë vit finalja e festivalit ndërkombëtar “Eurovision” është trasmetuar në Youtube me emrin “Eurostream 2020” për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Vihet re se kishte shumë herë më pak shikues se të gjitha herët e tjera. Mësohet se fituesi është shpallur grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”. Ndërkohë në 5 vendet e para janë renditur Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika. Ndërsa Shqipëria me këngëtaren Arilena Ara arriti të kualifikohej në finale dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi. Mbetet…

Read More

Një vajzë që u denoncua e humbur nga prindërit e saj, gjashtë muaj më pas ajo u kthye në shtëpi dhe tregoi se kishte jetuar me dajën e saj me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie. Për këto të dhëna, se bashku me referimin e një sërë mesazhesh telefonike, ku daja i kërkonte mbesës të kthehej të jetonte me të, prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Edmond Kolës dhe dënimin e tij me katër vite burgim. Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale në gjini. 17-vjeçarja tregon në rrëfimin e saj se ishte kthyer në shtëpi menjëherë pasi e kishte kuptuar që kjo…

Read More

Dashi Pas ditëve të lodhura dhe me ngarkesë për jetën në çift, më në fund do të nisë përmirësimi. Raportet me të tjerët do të jenë më të mira. Mundohuni që të jeni më pozitiv dhe të mos largoheni nga të tjerët, duke iu bërë bisht situatave. Demi Do e keni Marsin kundër dhe kjo gjë do ju krijojë probleme, por shumë shpejt situata do të ndryshojë. Bëni mirë që të shmangni grindjet në dashuri, sidomos pasi Venusi iu është kthyer në favor. Kini besim lidhur me të ardhmen. Binjakët Ky është moment përmirësimi, sidomos në dashuri. Marsi do të…

Read More

Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë! Moderatorja e njohur shqiptare e ka dhënë lajmin e bukur para pak ditësh përmes një urimi për ditëlindjen e partnerit të saj të zemrës, Eduart Grishaj. Kurioziteti është i madh në lidhje me gjininë e bebushit. Sipas revistës “Story”, bebushi që do të vijë së shpejti në jetë është djalë. Kanë qenë disa miq të çiftit që e kanë konfirmuar lajmin. Deri më tani moderatores së njohur të “Dua të të bëj të lumtur” nuk i duket ende barku dhe ajo është rikthyer në punë. Ndërkohë Eduarti ka filluar që…

Read More

Tirana, pa ngurrim mund të quhet tashmë kryeqyteti i biçikletave. Javët e fundit është vënë re një ‘boom’ shitjesh të biçikletave, aq sa nuk është më e lehtë për t’i gjetur nëpër dyqanet e shitjeve, jo vetëm të atyre të specializuara në këtë drejtim, por edhe pikave të tjera të shitjeve me artikuj të përzier. Situata më e fundit e krijuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, si pasojë e koronavirusit, dhe në kushtet e kufizimit thuajse të plotë të transportit publik, ka bërë që njerëzit të zgjedhin forma të tjera për të lëvizur në kryeqytet, ku forma…

Read More

“Lokalet do të monitorohen, dhe duhet të respektojnë masat, sepse nuk duam të detyrohemi t’i mbyllim. Kemi filluar punën për një strategji të adoptimit të transportit, të cilën e publikojmë në fillim të qershorit…” Kreu i qeverisë ka njoftuar se në fillim të qershorit do të bëhet publike një strategji e adoptimit të transportit publik, e cila do të funksionojë edhe pas periudhës së pandemisë. Kryeministri tha se lokalet, transporti dhe turizmi janë tre pika të nxehta, që paraqesin rrezik për përhapjen e COVID-19. Ai tha se lehtësimi në zonat e kuqe në këto momente, është i pamundur të ndodhë.…

Read More

Sebastian Vettel njoftoi se pas gjashtë vitesh, do të largohet nga Ferrari, pasi skuadra konfirmoi se kampioni botëror për katër herë i Formula 1, nuk do të rinovojë kontratën që skadon në fund të këtij sezoni. Vettel u transferua te Ferrari në vitin 2015, pasi fitoi tituj të njëpasnjëshëm botëror me Red Bull 2010-2013, por nuk mundi të rivalizojë kampionin, Michael Schumacher. Vettel, 32 vjeç e la të hapur të ardhmen e tij në këtë sport, ndërsa Ferrari nuk dha detaje se kush do të jetë zëvendësuesi i tij, përkrah të riut mbresëlënës, Charles Leclerc. Disa nga sugjerimet janë për…

Read More

Franca vendos të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e Covid-19 deri më 10 korrik. Ky vendim i jep fuqinë qeverisë franceze për të zbatuar masa për të shmangur një valë të dytë të Covid-19. Franca ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 17 marsi, shkruan CNN. Ligji i jep shtetit fuqinë për të zbatuar masa si kufizimin e udhëtimit brenda 100 kilometrave nga shtëpia, duke e bërë të detyrueshme përdorimin e maskave në transportin publik dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se 10 personave. Projekt-ligji kaloi në parlament këtë fundjavë dhe u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese të…

Read More