Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshendeti sot infermieret dhe infermierët e Shqipërisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit. Ai ka bërë me dije se Kuvendi do t’u dhurojë nga një karafil 375 infermiereve dhe infermierëve që shërbejnë të Shërbimi Infektiv, Urgjenca Kombëtare dhe Spitali “Shefqet Ndroqi”, “Asnjëherë kombi nuk është zgjuar me kaq mirënjohje sa sot, për ju, motra dhe vëllezër infermierë të Shqipërisë. Sepse sot ju nuk jeni thjesht 13 mijë profesionistë që u shërbeni të sëmurëve. Sot Shqipëria u shpreh mireënjohjen 13 mijë luftëtareve dhe luftëtarëve në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, kundër pandemisë që ka izoluar…
Author: tirana
Një gazetare australiane e quajtur Charlotte Goodlet, ndërkohë që po raportonte për 10 News First, u përball me një të papritur, të cilën e përballoi me shumë profesionalizëm. Gjatë raportimit asaj i kanë shpërthyer pantallonat duke hapur një vrimë në të pasmet e saj. Charlotte pasi përfundoi raportimin e saj, bëri një foto në fugonin e lajmeve dhe me mikrofon tregon vrimën që i është hapur tek pantallonat. Pjesën e shqepur të pantallonave ajo e kishte mbuluar me një emoji me fytyrë majmuni. “Momentet pas transmetimit të drejtpërdrejtë. Edhe unë kam pasur lajmin tim më të ri”, ka shkruar ajo.…
90 milion euro kesh plus një lojtar të përzgjedhur nga Inter. Kjo është kërkesa fikse e klubit zikaltër për të lënë të lirë Lautaro Martinez. Nga Spanja vijnë të dhëna të reja për këtë tratativ të cilën Barcelona kërkon ta mbyll sa më shpejt të jetë e mundur: “Lautaro ok”, ky është titulli i të përditshmes “Sport”. Sipas gazetës spanjolle, oferta e Barcelonës mbetet e njëjtë, 60 milion euro kesh plus kartonin e Vidal plus një lojtar tjetër. “Sport” shton se Inter kërkon një anësor, një ndërmjet Semedo ose Emerson. Gjithçka është e mbyllur sa i takon akordit me lojtarin:…
Një 39-vjeçar ne Durrës, është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai ishte i denuar për trafikim të lëndëve narkotike. Lajmin e ka bërë me dije policia, e cila ka njoftuar se ka vënë ne pranga shtetasin Genci Maksuti, 39 vjeç, banues në Durrës. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2018 e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, njofton policia. NJOFTIMI Gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2020, nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana janë kapur…
Një 34 vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga uniformat blu të këtij qyteti, pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe për më tepër ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë. Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Cërrikut. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Njoftimi i Policisë Elbasan Nuk respektoi rregullat e qarkullimit rrugor, goditi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 34 vjeçari. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në vijim të punës monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të marra për parandalimin…
Greqia ka vendosur që të shtyjë automatikisht lejet e qëndrimit për emigrantët deri në 31 dhjetor 2020, duke marrë shkas nga situata e krijuar me pandeminë e koronavirusit, ku për shkak edhe të mbylljes së kufijve, u pezulluan dhe procedurat për dokumente. Ky vendim u mor nga ministria e Emigracionit. Paralelisht, një vendim i posaçëm ministror i datës 7 maj 2020, me afat skadimi datën akoma të panjohur të pezullimit të masave kufizuese, ndalon rreptësishtë shërbimin me prezencë fizike, në të gjitha njësitë kompetente për procesin e legalizimit të emigrantëve. Gjithashtu, në Aktin Normativ urgjent për paketën e masave ekonomike…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një mesazh për infermierët. Një mesazh mirënjohje në ditën e tyre, për të cilën Rama thotë se nuk ka qenë kurrë kaq ndërkombëtare. Sipas kryeministrit infermierët që kemi parë këto muaj si luftëtarë të pamposhtur me COVID-19 na mësuan se hero të bën sakrifica. “MIRËMËNGJES😊 Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica. Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri🇦🇱 #RESPEKT🙏 #DitaNdërkombëtareeInfermierëve”, shkruan…
Ngrënia e frutave në mëngjes është mënyra më e mirë për ta nisur ditën. Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë të keni një mendje të kthjellët por edhe të humbisni në peshë dhe të keni një sistem tretës në formë të shkëlqyer. Frutat janë të pasur me vitamina dhe minerale tepër të nevojshme për organizmin. Përthithja maksimale e këtyre ushqyesve është e gjitha në varësi të kohës së ngrënies së frutave. Çfarë Ndodh Nëse Hani Fruta Pas Buke? Fruti duhet të jetë ushqimi më i rëndësishëm për njeriun. Nëse ju keni ngrënë ushqim bashkë me dy feta bukë dhe…
Në kuadër të ditës Botërore të Infermierëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një mesazh falënderimi për ta në këtë kohë pandemie. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu thekson se si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin. Ajo theksoi se ka falënderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor. MESAZHI I MANASTIRLIUT Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e…
Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 37-vjeçari Hamza Çela, i cili mbrëmjen e djeshme masakroi me thikë bashkëfshatarin dhe të afërmin e tij 77-vjeçarin Ramadan Çela. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit, në banesën që Ramadan Çela kishte në fshat, ku kishte shkuar prej disa ditësh i vetëm për t’u kujdesur për tokat bujqësore dhe prodhimet e mbjella. Autori dhe viktima kishin lidhje gjaku, ata ishin farefis i largët por as kjo lidhje farefisnore nuk e ka penguar autorin Hamza Çela të kryejë krimin makabër. 37-vjeçari Hamza Çela mësohet se ka qenë i…
Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit Zgjedhor në emisioni në Report tv, “5 pyetje nga Babaramo”, në lidhje me Kodin Zgjedhor është shprehur se mendohet një shtyerje e zgjedhjeve në periudhën prill-maj ose tetor-nëntor. Gjithashtu ka shtuar se edhe opozita ka rënë dakord me këtë, duke mos pasur kundërshtime. “Për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, duke hequr muajt e nxehtë, qershorin, shtatorin si muaj potencialë zgjedhjesh, sepse realisht klima po ngrohet dhe vëmendja është tek turizmi, temperaturat janë të tilla që nuk lejojnë një fushatë të qetë”, është shprehur Gjiknuri. Ai tha se do të vazhdohet me çështjet e mbetura, ku…
Kur u arrestua, ata zbuluan se ai kishte mbledhur tashmë 24 kilogramë dhe 500 gram, të cilat u konfiskuan dhe u dërguan në Prokurorinë Publike të Janinës, duke e akuzuar atë për shkelje të legjislacionit pyjor dhe legjislacionit mbi të huajt, etj. Çfarë është “lulja e Darvinit” Lulja lulëzon çdo pranverë dhe përfshihet tek bimët mjekësore aromatike. Kjo bimë zakonisht gjendet në zonën e malit të Gramozit, ku çdo vit në një kohë të tillë të vitit, shqiptarët vrapojnë ta mbledhin lulen tejet të shtrenjtë. “Lulja e Darvinit” eksportohet e tharë në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës, ku…