Author: tirana

Femrat të cilat kanë pasur më shumë se një partner ëndërrojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale me ish të dashurin e tyre, ka zbuluar një anketim britanik. Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe kohët e fundit nga Instituti i Seksologjisë, rezultoi se 38% e femrave në Angli, preferojnë të bëjnë seks sërish me ish të dashurin e tyre! Ndërsa përqindja tek meshkujt, arrin në 29%. Megjithatë studimi zbuloi se shumica e të anketurave nuk do preferonin të martoheshin me partnerin me të cilin kishin më parë. Femrat e zgjedhin partnerin për martesë duke u bazuar në disa kritere…

Read More

Pasi Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë në Greqi, kanë ardhur edhe aplikimet e para për të tërhequr punëtorë nga vendi ynë. Deri më tani janë kryer 356 leje të përkohshme në zonën e Verias. Pala greke po punon me ritme të larta pasi kërkesat janë emergjente, ndërkohë mësohet se dogana e parë ku do të kalojnë shqiptarët që do të udhëtojnë me këto kontrata është Kakavija, ku po punohet për të ndërtuar edhe vendin ku do të kryhen testet e Covid-19. “Në rastin konkrete kemi mësuar se janë…

Read More

Emërimi i tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë riaktivizoi shqyrtimin e çështjeve në Dhomën e Këshillimit. Nga marrja e detyrës prej tyre janë shpallur 35 vendime. Mes të tjerash gjyqtarët e rinj po aplikojnë edhe gjobat për personat që kanë abuzuar me të drejtën për të bërë rekurs. Aktualisht në këto Dhoma Këshillimi me trupa tre anëtarëshe shqyrtohen rekurset që kanë në thelb mosmarrëveshjet për juridiksionin, kompetencën, si edhe pezullimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Ndonëse ka nisur shkundja nga pluhuri e dosjeve të stivuara prej vitesh, numri minimalist i gjyqtarëve në detyrë nuk garanton ritëm të lartë.…

Read More

Koha në karantinë i ka bërë nostalgjikë shumë personazhe të njohur. Kështu ka ndodhur edhe me Olti Currin, i cili ka hapur arkivat e vjetra. Ai ka zgjedhur të publikojë një foto krah këngëtares së njohur, Bleona Qereti. “Kur bëja triceps me @bleona”, shkruan Olti. Edhe këngëtarja ja ka kthyer me po të njëjtin humor komentin. “Paskam dalë fiks si peshë e rëndë”, shkruan ajo. Në foto mund të vësh re lehtë se si Bleona, ashtu edhe Olti nuk kanë ndryshuar aspak në pamje, por as në raportin me njëri-tjetrin, pasi me sa duket vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie mjaft të…

Read More

Agustin Kola ka shpërthyer ndaj Andi Lilës, kryetarit të Sindikatës së Futbollistëve të Pavarur Shqiptarë. Një nga ikonat e klubit bardheblu i bën thirrje lojtarit të Tiranës, njëkohësisht edhe në rolin e presidentit të Sindikatës, që mos të ketë mendjen vetëm tek paratë. Madje Kola e thotë hapur që të anëtarësohesh në atë që ka krijuar Lila duhen 250 mijë lekë të vjetra. Ish-futbollisti s’kursehet aspak, përkundrazi në kanalin e tij në Facebook shkruan: “Dy fjalë për ish futbollistin, tashmë sindikalist, Andi Lila I dashur Andi, jam gëzuar shumë kur mësova muaj më parë nismën tënde për krijimin e Sindikatës…

Read More

Një studim në Hong Kong ka zbuluar se pangolinët malajanë apo të quajtur ndryshe Manis javanica mund të mbartin Sars- Cov/2.Sipas studimit të kryer në Kinën jugore ka zbuluar se tek disa prej këtyre kafshëve mbartim linja të koronavirusit shumë të ngjashme me ato të Sars/ Cov-2.Ndërkaq, tashmë rekomandohet që këto kafshë të hiqen nga tregjet pasi mund të jetë një faktor i përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë një tezë tjetër për kafshët e egra mbetet që koronavirus të ketë lindur dhe të jetë përhapur nga lakuriqët e natës.

Read More

Në kryqëzimin e Cërrikut janë dhunuar dy efektivë të rrugores të cilët po kryenin punën e tyre të përditshme në një pike postoblloku. Dy efektivët e policisë rrugore, Sefer Memoci dhe Llambi Gjermeni kanë ndaluar automjetin për verifikim të dokumentacionit. Pas shenjës së bërë nga policia për ndalim, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe pas disa metrash j ai ka fyer dhe është afruar duke i goditur dy punonjësit e policisë. Më pas drejtuesi është arrestuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit.

Read More

Edhe pse Bashkia e Poliçanit nuk njihet për ngjarje kriminale, duket se qetësia është prishur pas shumë kohësh. Një 73- vjeçar është vrarë me thikë pasditen e sotme rreth 20 kilometra larg nga qyteti. Ai është Ramadan Çela ndërkohë që policia ka prangosur shtetasin H.Ç 37 vjeç si autorin e dyshuar të krimit. I arrestuari është edhe i afërm i viktimës. Raportohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërkohë që grupi hetimor pritet të japë më tepër detaje.

Read More

Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) do të marrë përsipër të paguajë interesat e kredive që bizneset do të marrin, duke përforur fondin e garancisë për pagat prej 11 miliardë lekësh. Një ndryshim në vendimin për garancimin e huamarrjes së bizneseve, aktiviteti i të cilave është prekur nga Covid-19”, publikuar sot, thuhet që “MFE do t’i rimbursojë Huadhënësit interesat që burojnë nga Huatë e garantuara nga kjo Marrëveshje Garancie një herë në tre muaj, ku tremujori i parë do të fillojë të përllogaritet nga data e bërjes efektive të kësaj Marrëveshjeje. Sipas vendimit, Nuk do të gjenerohen dhe nuk do…

Read More

Revista “Heathline” në artikullin e saj shkruan për rëndësinë e dietës Zone. Kjo lloj diete këshillon të konsumohen vakte me një sasi të përcaktuar të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrës. Kjo lloj diete nuk është e re, ajo u zhvillua pothuajse tre dekada më parë nga biokimisti Barry Sears, i cili botoi librin e tij “The Zone” në vitin 1995. Kjo lloj diete është e njohur për të ulur inflamacionin. Sears e ka krijuar këtë dietë, pasi humbi anëtarët e familjes si pasojë e sulmeve në zemër. Qëllimi ishte një dietë për të zvogëluar inflamacionin në trup, që është një shkak…

Read More

Një rrjet shqiptar i drogës që operonte në Geleen të Holandës dhe rrethina për vite me radhë, duket se mund të pastrojë relativisht lehtë në vendin e tyre milionat e fituara. Investimet bëhen në makina dhe pasuri të paluajtshme. Hetuesit kanë përllogaritur se grupi fitonte rreth 1.8 milion euro në vit nga tre plantacione të mëdha të kanabisit në Limburg. Sidoqoftë, numri i plantacioneve, dhe bashkë me të edhe fitimi i rrjetit të drogës, ishte shumë herë më i madh. Protagonistët nuk u tunduan të hedhin në shitje pasuritë e tyre të paktën jo në Holandë. Makina të shtrenjta Për…

Read More

Grupi nismëtar i shoqërisë civile që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor deklarojnë se kanë filluar sërish procedurën për t’ia arritur qëllimit. Grupi për ndryshimin e sistemit zgjedhor thotë se u takon qytetarëve që të vendosin dhe se nuk janë dorëzuar për të realizuar këtë qëllim edhe pse herën e parë dështuan. “Ne Grupi Nismëtar për Ndryshimin e Sistemit Zgjedhor, bëjmë me dije opinionin publik, që kemi proceduar sërish për të realizuar qëllimin tonë: atë të realizimit të Referendumit Kombëtar, me pyetjen vendimtare për ndryshimin dhe demokratizimin e jetës së vendit, pyetja konsiston thjesht në një tekst konciz: A jeni dakord…

Read More