Author: tirana

Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani i ka lënë ndjekësit e tij gojëhapur me foton e fundit të publikuar në Instagram. Niko si kurrë më parë shfaqet duke pozuar me të brendshme. Stilisti e ka realizuar foton teksa po ujiste lulet në shtëpinë e tij, i veshur me këmishë dhe mbathje të kombinuara me çorapet, rozë me të verdhë. “E ujitët lulen tuaj?”, shkruan Niko ndërsa në hapësirën e komenteve bien në sy komentet e VIP-ave. “Lart”, i shkruan Roza Lati. “Hottie”, i komenton grimieri Arbër Bytyqi. “Për ty qenka jeta o Komani”, i shkruan Sara Kolami.

Read More

Një punonjës i policisë bashkiake Tiranë është ndarë nga jeta duke humbur betejën pas një sëmundje të rëndë. Ai është Besfort Dajçi. “Policia Bashkiake Tiranë, me keqardhje dhe pikëllim të thellë, mori sot lajmin e trishtë, për ndarjen e parakohshme nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, të efektivit shembullor Besfort Dajçi. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve, shokëve dhe kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Besfort, me mall dhe respekt” thuhet një njoftimin e policisë bashkiake Tiranë.

Read More

Qeveria shqiptare kërkon mendimin e shqiptarëve në lidhje me masat e marra kundër koronavirusit. Ndërsa vendi po shkon drejt hapjes, një email i dërguar nga platforma e qeverisjes synon të bëjë një sondazh online për të kuptuar më qartësisht se çfarë mendojnë qytetarët. Sondazhi pyet nëse kryeministri Edi Rama ka marrë vendimet e duhura për përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID19 apo vlerësimi për vendimin e qeverisë për të mos prekur pagat e administratës dhe pensionet. Teksti hyrës i sondazhit: Shqipëria ia ka dalë mbanë me faqe të bardhë deri këtu, në përballjen me një nga fatkeqësitë më të…

Read More

Jonida dhe Romeo jo vetëm që janë kthyer në çiftin më të pëlqyer nga publiku, por ata tani po bëjnë namin me kërcimet e tyre. Në kërcimin e fundit të realizuar në Tik Tok, Jonida dhe Romeo shfaqen ndryshe nga herët e tjera. Ata e nisin kërcimin normalisht, por më pas ritmi ndryshon dhe po ashtu lëvizjet e çiftit. Romeo shfaqet duke bërë tëerk ndërsa Jonida kërcen prapa tij duke bërë sikur i gjuan. Kërcimet e çiftit po pëlqehen shumë e gjithashtu po shpërndahen jashtë mase.

Read More

Në Shqipëri shumë shpejt do të diskutohet drafti që parashikon legalizmin e kanabisit, sipas kryeministrit Edi Rama, vetëm për qëllime mjekësore. Ndërkohë avokati Spartak Ngjela duke folur rreth kësaj iniciative, në studion e Top Talk ka treguar se është pro saj, pasi siç ka treguar babai i tij ka qenë iniciatori i parë për legalizimin e kanabisit si bimë medicinale që në kohën e Enver Hoxhës. “Nëse do bëhet me ligj dhe këtë e ka në dorë shteti…kjo nuk është e re është shumë e vjetër se nuk kam si të jem kundër si iniciativë se ligjin se kemi parë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar proceduart për aplikimin online ne e- Albania për kartat ID dhe pasaporta që do të ofrojë lehtësime dhe heqjen e radhëve duke përgjysmuar kohën. Rama thotë se aplikimi bëhet tek Platforma Qeveritare e Ndërveprimit në e- Albania. Ai sqaron se Policia ka 2 afate sa i përket verifikimeve, për ato me procedura normale 8 ditë, për ato të përshpejtuara 24 orë. Më tej kryeministri shpjegon se qytetari njoftohet me e-mail pas këtyre verifikimeve për orarin kur duhet të paraqitet për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse. STATUSI NGA EDI RAMASQARIM PËR SHUMË KOMENTE MBI…

Read More

Xhemi Shehu mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe padyshim një ndër më bukuroshet. Xhemin jemi mësuar ta shohim vazhdimisht bjonde, por së fundmi ajo ka bërë një ndryshim drastik në pamje. Moderatorja duket se i ka lyer flokët në ngjyrë gështenje dhe për më tepër ka bërë dhe onde. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video ku tregon flokët, por pa zbuluar fytyrën. Nuk dihet si kanë reaguar ndjekësit e saj ndaj këtij ndryshimi pasi Xhemi ka hequr opsionin e komenteve.

Read More

Dje, më 10 maj, në botë u festua Dita e Nënës. Kështu, këngëtarja Elvana Gjata uroi të ëmën, e cila është pjesë e frontit të parë të luftës ndaj Covid-19 si dhe uniformat e bardha. “Askush nuk do të të dojë aq shumë sa nëna…Falenderim dhe përulje për të gjithë doktorët dhe infermierët, për gjithçka që kanë bërë dhe bëjnë ende për ne në këto kohë të vështira.. Heronj të vërtetë! Gëzuar ditën e nënave”, shkruan këngëtarja.

Read More

Shumë personazhe të njohur shqiptarë u dyndën drejt bregdetit fundjavën që shkoi, duke thyer kështu rregullat e liridaljes. Të famshmit nisën të postonin foto plazhi dhe deti, duke na i bërë zili të gjithëve ne që qëndruam në shtëpi. Por me sa duket situata nuk ka shkuar mirë për disa personazhe të cilët janë gjobitur duke qenë se thyen rregullat. Një nga ato është blogerja dhe fashionista Anxhelina Kotorri e cila e ka pranuar vetë publikisht faktin që është gjobitur për fundjavën që kaloi në plazh. Në një bisedë me fotografen Fjoralba Maliqi, Anxhelina ka treguar se është gjobitur për…

Read More

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kryepolici Ardi Veliu dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, dhe kryeministri Rama kanë inauguruar automjetet e reja të Policisë së Shtetit vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë fjalës së tij Lleshaj tha se këto automjete do të jenë kryesisht në funskion të policisë kriminale. Ndërkohë kryeministri Rama pasi ka falënderuar Bashkimin Europian, u ka kujtuar Lleshaj dhe Soreca-s dhe Veliut të ruajnë distancës. Rama: Ruaj distancën, ruaj distancën… Lleshaj: Po, mos të harrojmë Covidin… Pas kësaj këshille të Kryeministrit Rama, mbajti fjalën përshëndetëse Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ndërkohë kryeministri ka…

Read More

Dashi: Gjatë kësaj jave, kalimi i Mërkurit në shenjën e Binjakëve do të ndikojë për mirë edhe për ju. Ky planet do t’ju favorizojë në marrëdhënie me të tjerët, sidomos në aspektin profesional. Aty nga e mërkura dhe e enjtja mund të merrni një lajm të mirë. Edhe në aspektin e ndjenjave do të merrni kënaqësi të shumta. Venusi do të vazhdojë të jetë në shenjën tuaj, duke ju bërë të parezistueshëm. Hënën do ta keni aleate dhe fundjava do të shkojë më së miri. Demi: Këtë javë planeti Mërkur do ta braktisë shenjën tuaj për të kaluar në atë…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë, përmes një projektrezolute të posaçme, i kërkon Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, që drejtohet nga Gentiana Sula, që gjatë këtij vitit të zbulojë vendvarrimet e peronave të zhdukur nga regjimi komunist gjatë periudhës së diktaturës. Nga 11 detyra që Kuvendi i ka lënë Autoritetit të Dosjeve për vitin 2020, dy detyra kanë të bëjnë me gjetjen e varreve të të zhdukurve si dhe me zbulimin historisë së tyre. Në dokument, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve që të mos mjaftohet vetëm me dërgimin e kërkesës bashkive, por të ndjekë dhe monitorojë procesin…

Read More