Author: tirana

Klaudia Pepa padyshim është një nga balerinat më të njohura e më të suksesshme. Jo vetëm prej talentit që ka, por edhe aludimet për një lidhje me koreografin Albi Nako. Bukuroshja që vetëm qesh e bën ushtrime aerobike nga më të vështirat, është shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht Instagram. Së fundi ajo ka publikuar një video në Instastory, e ulur në karrige e pa reçipeta. Me disa lëvizje provokuese, nga Tik Tok balerina bukuroshe padyshim i “ka ngritur qimet e kokës’ çunave.

Read More

Që prej 8 majit, një hapësirë e posaçme i është kushtuar viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ku të afërm të tyre dërgojnë një histori të shkurtër për personat që kanë humbur betejën me Covid-19. Mes tyre është edhe një grua 72-vjeçare shqiptare, emigrante në Nju Jork, historinë e së cilës e ka rrëfyer në CNN e bija e saj. Nagjija Gjidija dhe bashkëshorti u larguan nga Ballkani në vitet 1970 dhe emigruan në Shtetet e Bashkuara, ku vajza e tyre, Liria, thotë se ata “mishëruan ëndrrën amerikane”. Çifti Gjidija pati 4 fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” është pyetur kur do të organizojë opozita protestën e radhës. Sipas saj, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia ka ndikuar në axhendën e opozitës. Pjesë nga intervista: Peka: Do bëni protestë para zgjedhjeve? Kryemadhi: Do i bëjmë të gjitha ne. Protesta, aksione politike. Peka: Kur ka zgjedhje? Kryemadhi: Një orë e përpara të bëhen do të jetë më mirë për shqiptarët. Do të sillte një çlirim të ekonomisë shqiptare. Ne jemi të gatshëm ta mbyllim sa më shpejt reformën zgjedhore, çka sjell edhe zgjedhje të reja.

Read More

Në media qarkulluan lajme se COVID-19 kishte ardhur në vendin tonë që në muajin janar, ndërkohë që mjeku Tritan Kalo i shuan këto zëra. Ai ka sjellë disa argumente, ndërkohë që thekson se rëndësi më shumë ka mënyra se si vendi e menaxhoi situatën e vështirë. “Pikë së pari, gjatë kësaj periudhe u shfaq grip, por nëse e krahasojmë me vitin e shkuar, numri i të infektuarve nuk u shtua më shumë. Gjithashtu po të shikojmë, nuk kemi një rritje të numrit të të vdekurve. Për më tepër që edhe në spitale nuk pati një fluks pacientësh”, tha ai në…

Read More

Spikeri i edicionit qendror të lajmeve në Tv Klan, gazetari Drini Zeqo, ishte i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e kësaj të hëne, ku iu përgjigj pyetjeve pikante të “gazetarëve” të vegjël dhe Alketa Vejsiut. Duke folur për edicionin e lajmeve në të cilin lemza nuk e la rehatë, Drini Zeqo, tha se nuk e keni “idenë se çfarë nuk mund të ndodhë në një studio lajmesh”. Deon Gjoni: Aman ore Drin, a mbytet robi vetëm me një pikë të vockël fare uji? Drini Zeqo: E ore, e, mbytet, edhe pa një pikë fare, vetëm me ajër mbytet. Deon Gjoni: Jo ore.…

Read More

Lartësitë e fshatit Xibër të Matit rrisin një lule të rrallë. Emri i saj është “Narcissus Poeticus. Në mbi një mijë metër lartësi, banorët e identifikojnë atë si lulja e së bukurës, krenarisë, besimit apo e egos. Arsyeja që Abdulla Diku është ngjitur në këto lartësi nuk është vetëm për të na rrëfyer ekzistencën e një luleje që rrallë rritet në livadhe të tjera, është edhe mosshfrytëzimi i kësaj zone për turizëm. Shpresa për ta vendosur atë në hartën e vendeve për t’u vizituar është rruga e Arbrit. Deri më sot, vizitorët e saj të zakonshëm janë të rinjtë e…

Read More

Qeveria italiane do të ofrojë një subvencion prej 70 %, deri në 500 euro, për njerëzit që blejnë një biçikletë ose skuter elektrik ose që regjistrohen në shërbimet e shpërndarjes së biçikletave dhe skuterave. Ministrja e Transportit, Paola De Micheli, tha sot se masa do të jetë pjesë e një pakete të ardhshme stimulimi prej 55 miliardë eurosh për ekonominë e goditur nga koronavirusi. “Për shkak të kërkesave për distancimin social, shumë më pak njerëz do të jenë në gjendje të marrin autobusët dhe trenat, duke u detyruar të marrin në konsideratë mënyra alternative të lëvizjes”, tha De Micheli. Subvencioni…

Read More

Një gjyqtar pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka bërë kërkesë për mbrojtje pasi ka marrë kërcënime. Lajmin e ka dhënë gjyqtarja Saida Dollani, anëtare e kësaj Gjykate, e ngarkuar për komunikim me mediat. Ajo ka pranuar sot se një nga anëtarët e GJKKO ka kërkuar mbrojtje por nuk i është ofruar pas shqyrtimit nga Komisioni i posaçëm. “Nga data 19 Janar 2020, ka pasur vetëm një kërkesë të një gjyqtari për vënie në ruajtje të posaçme, kërkesë të cilën Komisioni për Mbrojtjen e Gjyqtarëve pranë KLGJ, nuk e ka vlerësuar si të tillë”, u shpreh…

Read More

Qeveria ka miratuar listën e apartamenteve për familjarët e viktimave të tërmeti tragjik të 26 nëntorit. Në Fletoren Zyrtare është miratuar vendimi për miratimin e listave nr.1 dhe nr.2, në mbështetje të aktit normativ të Këshillit të Mininistrave i miratuar më 30 nëntor të vitit të shkuar. Lista prej 22 familjesh, është miratuar në bazë të shkresës së miratuar nga ministri i Bujqësisë, Bledar Çuçi më 12 dhjetor 2019, si drejtues qendror i operacionit për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore. “Ngarkohen njësitë e vetëqeverisjes vendore, përkatësisht sipas vendndodhjes së apartamenteve, të marrin masa për përballimin e shpenzimeve për dhurimin e tyre,…

Read More

Ministri i Brendshëm, Sandër LLeshaj ka dhënë detaje se si do zbatohet reforma për largimin e punonjësve të policisë mbi 55 vjeç. A mund të na e shpjegoni çështjen e moshës së policëve dhe daljen në pension se ndoshta ka dhe ndonjë keqkuptim? “Ka keqkuptime. Sigurisht që vendimi i qeverisë për të miratuar vendimin për trajtimin financiar të punonjësve të policisë që dalin para kohe nga shërbimi është një nga investimet më të mëdha, më serioze, në mbështetje të policisë së shtetit. Policia e shtetit është një strukturë e cila e kryen angazhimin e saj përmes shumë elementëve ku elementi…

Read More

Vijon riatdhesimi i shqiptarëve në atdhe pas dy muajsh izolim në vend të huaj prej përhapjes së COVID-19. Së fundmi janë publikuar riatdhesimet për datat 14 deri në 20 maj. Përmes fluturimeve shqiptarët e ngelur në Milano, Romë, Frankfurt, Zyrih, Londër, Paris do të kenë mundësi të vijnë në Shqipëri pranë familjarëve të tyre. Sipas rregullave të reja duke nisur nga kjo javë të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në shtëpitë e tyre duke zbatuar rregulla të rrepta brenda mjediseve të banesës. Oraret dhe destinacionet e fluturimeve të riatdhesimeve më 14-15 maj: 14 maj në orën 07:40-08:25 fluturimi Stamboll-Tiranë…

Read More