”Lëvizja Shqipëria Bëhet”, pretendon se mësuesit që kandidojnë për deputet nën siglën e saj, po shantazhohen nga drejtorët e shkollave ku punojnë dhe Zyrat Vendore Arsimore përkatese. Nënkryetarja, avokate Dorina Prethi, deklaron se mësuesit që kandidojnë për deputet në listat e partisë së saj, janë kërcënuar me pezullim nga detyra. “Fletë-rrufe nga partia në pushtet për të gjithë mësuesit që kandidojnë me Lëvizjen Shqipëria Bëhet në zgjedhjet parlamentare 2025. Sipas Kushtetutës tonë, të gjithë kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen. Edhe mësuesit. Por ditët e fundit, bazuar në një rregullore të Ministrisë së Arsimit faktikisht të gjithë mesuesit…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, thotë se PS është një parti e re, duke iu referuar kandidatëve. “Ne jemi një forcë që çon gjërat përpara si askush tjetër. Së dyti, jemi të organizuar si askush dhe së treti, shikojeni këtu, këta janë kandidatët tanë, hiq Ulsiun, se ne jemi gjerdanë hudhrash për të mos na marrë mësysh. Ne jemi parti e re”, tha Rama nga Lezha. Rama tha edhe se opozita nuk ka asnjë mundësi të fitojë duke u shprehur se nëse ata do të vazhdojnë kështu, PS-në mund ta mund vetëm Inteligjenca Artificiale. “Kështu siç po shkon puna PS mund ta…
Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja u bëri thirrje të rinjve të votojnë skuadrën e PS-së në këtë qark. Bashkë me Manjën, ishte edhe kryeministri Edi Rama. ”Rama ka meritën e padiskutueshme që në emër të PS-së në këto zgjedhje, në kontrast të thellë me kundërshtarët politikë, nëse do t’i quaja kundërshtarë polikë. Ka përfshirë në listat e PS-së në Lezhë dhe gjithë Shqipërinë të rinj dhe të reja. E gërshetuar me përvojën më të mirë të akumuluar ndër vite për t’u afruar shqiptarëve një zgjidhje më të thjeshtë. Në 11 maj votën për numrin 5,…
Enkelejd Alibeaj thotë se nuk i vjen turp nga e shkuara e tij, kur ka shërbyer si ministër nën qeverinë demokratike të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo pasi nuk është përfolur kurrë për asnjë aferë korruptive. Ai tha se nuk është mirënjohës ndaj Berishës që e emëroi ministër, por përkundrazi sipas tij, ish-kryeministri duhet të jetë mirënjohës ndaj tij. ”Nuk më shqetëson kur më thonë ish-ministri i Berishës. Mua nuk më vjen turp nga e shkuara ime. Unë kam qenë ministër në qeverinë e PD dhe kryeministër në atë kohë ka qenë Sali Berisha. Do më vinte turp nëse në…
Kreu i PS-së, Edi Rama e ka vijuar turin e tij këtë të martë në qarkun e Lezhës. I rrethuar nga të rinjtë ai prezantoi skuadrën e re për Shqipërinë në BE 2030. ”Mes energjisë së të rinjve, prezantojmë skuadrën e re për Shqipërinë në BE”, shprehet kryeministri. Ai bëri prezantimin e të gjithë kandidatëve emër për emër, dy në listën e sigurtë dhe 7 të tjerët në listën e hapur. Më pas fjalën e mori edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtues politik në këtë qark. ”Votoni për numrin 5, PS-në dhe kryeministrin Edi Rama. Lista e kandidatëve është…
Krisja e miqësisë mes Gjestit dhe Rozanës vijon që të shkaktojë debate. Është Gjesti që ia ka bërë me dije këngëtares se nuk dëshiron që ta ndjekë më nga pas. Ai i thotë se po e bezdis dhe duhet ta kuptojë që të mos e ndjekë kudo që lëviz ai. ”Shpirtin më ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do”, tha ai. View…
Kryeministri Edi Rama ironizon sërish me “bufin e kënetës”, deklaratat e Sali Berishës për koalicionin “Shqipëria Madhështore”. “Njishat” shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me disa bufë, ku dëgjohet kreu i PD-së në një komunikim ku shprehet se “ne jemi njisha”. Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një audio-mesazh, ku bën thirrje që të votohet ai më 11 maj tek lista e hapur në Tiranës dhe për kandidatët e partisë. Po ashtu Meta e quan frikë mbylljen e Ramës në listat e Tiranës si i pari, duke e krahasuar me atë të 2021 kur kandidoi i teti në listë, pasi e kishte blerë fitoren. Audio-mesazhi i plotë nga Ilir Meta Të dashur qytetarë! Fitorja i zgjidh të gjitha! Prandaj të gjithë faktorët opozitarë tani kanë vetëm një rrugë, për t’i dhënë një zgjidhje historike së ardhmes së Shqipërisë,…
Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi premtoi se kur PD të vijë në pushtet do të ulë çmimin e karburantit.”Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. ”Mos përdorni makinën dhe ecni në këmbë”, është zgjidhja e tyre, sepse me makinë duhet të ecë vetëm Belinda dhe të ngjashmit e saj”, shkruan Bardhi. Po ashtu thekson se do të hiqen nga çmimi i karburantit taksat e rritura gjatë 12 viteve. Postimi i plotë Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. “Mos…
Ilir Konomi dikur pjesë e ”Zëri i Amerikës”, komentoi kërkesën e presidentit Trump për ta mbyllur këtë media. Ai tha se kjo është diçka e trishtueshme, por presidenti amerikan ka fituar mandatin për të bërë reforma dhe do të vazhdojë agjendën e tij. ”Kjo është diçka e trishtueshme për mua por presisodenti Trump ka agjendën e tij, është i zgjedhur ka një mandat për të bërë ndryshime dhe reforma dhe nuk e dimë si do të përfundojë kjo çështje. Ai nuk e ka mbyllur Zërin e Amerikës sepse ka një ligj të Kongresit, sepse kjo çështje duhet të kalojë aty…
Endrit Braimllari i cili për vite ishte pjesë e ish-LSI dhe PL, sot është kandidati i PS-së për zgjedhjet e 11 majit. Për vendimin që u largua nga PL, ai tha se ndihet i vlerësuar që është pjesë e garës së PS për Tiranën. ”Ndihem i vlerësuar që jam pjesë e garës së PS për Tiranën. PS ka dhënë sinjale gjithëpërfshirjeje dhe hapje. Nuk ka rëndësi emri apo qenia në listë të hapur apo jo, rëndësi për mua ka ekipi. PS më dha një mundësi të përfshihem dhe tani më takon mua të jap angazhimin tim”, tha Braimllari. Nga ana…
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko u betua këtë të martë për mandatin e shtatë si president. Ndërkohë organizatat për të drejtat e njeriut e cilësuan sundimin e tij si “antikushtetues”. Lukashenko i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si një farsë. “Ato u zhvilluan në kushtet e një krize të thellë të të drejtave të njeriut, në një atmosferë frike totale të shkaktuar nga shtypja e shoqërisë civile, mediave të pavarura, opozitës dhe të gjithë kundërshtarëve”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të dhjetë organizatave…