Lulzim Basha zhvilloi këtë të shtunë një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, ku prezantoi pikat kyçe të programit. Basha theksoi angazhimin e koalicionit për të përjashtuar biznesin e vogël nga tatimfitimi të qeverisë qendrore. Kjo duke vënë theksin te pagesa e taksave dhe tarifave lokale që nuk do të tejkalojnë 1% të xhiros vjetore. “Kjo është një frymëmarrje për biznesin e vogël por është edhe e pamjaftueshme në qoftë se ai vazhdon të përballet me rënie të vazhdueshme të xhiros, të fuqisë blerëse dhe si rezultat edhe të marzheve të fitimit. Bashkë me hapin tjetër që eleminon de…
Author: tirana
Enkelejd Alibeaj, bashkëdrejtues i koalicionit Djathtas për Zhvillim, thotë se Durrësi dhe gjithë Shqipëria është marrë peng nga krimi. Komentet i bëri gjatë një takimi që zhvilluan bashkë me Dashamir Shehi dhe drejtues të tjerë të koalicionit ”Djathtas për Zhvillim”. Alibeaj tha se vota për koalicionin me numrin 9 në fletën e votimit, është votë për të lënë pas të shkuarën dhe për të përqafuar vlerat e familjes dhe të Perëndimit. “Problematika që ka ky qytet, është problematika që ka gjithë Shqipëria. Ky qytet, qyteti më i rëndësishëm në aspektin historik dhe ekonomik, nuk mund të jetë pre e krimit.…
Presidenti i Amerikës, Donald Trump dhe lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takuan për rreth 15 minuta në Vatikan. Ata ranë dakord që të zhvillojnë një tjetër takim më vonë gjatë ditës për bisedime të mëtejshme. Takimi u zhvillua në Bazilikën e Shën Pjetrit. Fotot e publikuara nga zyra e presidentit ukrainas tregonin të dy udhëheqësit të ulur përballë njëri-tjetrit në qendër të një salle mermeri, pa asnjë nga ndihmësit e tyre pranë.
Autobusi në të cilin udhëtonte ekipi i vajzave të volejbollit të Skënderbeut është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik. Mjeti është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit në aksin Prrenjas-Qafë Thanë. Janë plagosur disa vajza të ekipit që kanë qenë ulur në sediljet e para të autobusit, por me dëmtime të lehta. Gjendja e përgjithshme shëndetësore e vajzave paraqitet e mirë. Ato po udhëtonin drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale në volejboll ndaj Tiranës, por kjo sfidë nuk do të luhet pasi vajzat kanë pësuar traumë. Kujtojmë që ndeshja e dytë finale ishte planifikuar të…
Edhe pse anuloi takimin në Fier për shkak të ditës së zisë kombëtare, kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme kandidatët e PS Tiranë në një ambient privat në kryeqytet. Fokusi ka qenë te vota e emigrantëve dhe marrëdhënia e kandidatëve socialist me njëri-tjetrin. Rama u ka kërkuar socialistëve që të organizohen me kontaktet e tyre në diasporë për të bërë të mundur që shqiptarët jashtë vendit të votojnë, sidomos aty ku është përqendruar numri më i madh i tyre Itali dhe Greqi. Për shkak të problemeve që kanë hasur me postën në disa vende në këto dy shtete,…
Papa Françesku do të varroset me këpucët e zeza dhe të konsumuara që ka veshur gjithmonë për vite me radhë. ”Asnjë solemnitet”, kishte kërkuar papa i ndjerë. Bergoglio do të varroset me këpucët e zeza ortopedike dhe të konsumuara nga përdorimi, me të cilat është shfaqur gjithmonë në publik. Pa pompozitet dhe pa solemnitet. Bergoglio, papa i fundit do të zbresë “në tokën e zhveshur” i veshur me një palë këpucë ortopedike të zeza, të thjeshta dhe të konsumuara dhe jo me pantoflat që veshin papët e tjerë në ditën e varrimit.
Edhe pse Shqipëria është në zi kombëtare, kjo nuk e ka ndaluar kreun e PD-së me aktivitetin. Sali Berisha ironizoi anëtaret gra të kabinetit qeveritar kur tha sillen si badigardet e ish-udhëheqësit të Libisë, Muammar Gaddaf të cilat i thurnin lavde udhëheqësit. Gjatë fjalës së tij në konferencën “Global She: Voices of Power, Unity, and Change”, Berisha tha se ministret nuk kanë bërë asgjë në mbështetje të grave përgjatë 12 viteve të qeverisjes prej Ramës. ”U bë e famshme ajo që u thashë se ju silleni si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi Gadafit. Edhe ky një lloj…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar shkurtimisht me presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump dhe kanë shtrënguar duart para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papës. Nga Kosova, përveç Osmanit atje është edhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sapo është larguar nga Bazilika e Shën Pjetrit dhe ka hyrë në shesh. Turma kryesisht e heshtur deri më tani, vetëm shpërtheu në duartrokitje. Trump dhe Zelensky patën një takim “shumë produktiv” pak para funeralit të Papa Françeskut. Kështu raporton Shtëpia e Bardhë.
Kandidati për deputet në fronin opozitar, Përparim Spahiu ka publikuar pamjet e përplasjes në Ostren të Bulqizës gjatë një takimi elektoral. Ai ka deklaruar se babai i kandidatit të PS-së ka dhunuar kryetarin e PD-së në degën Bulqizë, Shaqir Manjani. “Shfaqjet e dhunës në Ostren nuk kanë asnjë lidhje me mënyrën se si duhet bërë fushatë, jo vetëm aty, por kudo”, shkruan Spahiu duke kërkuar nga SPAK të hetojë ngjarjen. Postimi i plotë Babi i kandidatit të PS në Bulqizë ka dhënë shembullin më të keq dhe më të papranueshëm për djalin e tij me aktin e dhunimit të kryetarit…
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në një rezidencë në Lundër, ku u plagos 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi. Sipas policisë, specialistët e Komisariatit Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit K.S, i cili dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur të riun, aktualisht i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve. Konflikti ndodhi në një ambient rezidencial në Farkë, ndërsa policia bën me dije se po vijon puna për identifikimin…
Sot është ditë zie kombëtare në Shqipëri dhe në të gjitha institucionet flamujt ulen në gjysmështizë. Në respekt të Papa Françeskut, Partia Socialiste ka ndërprerë takimet elektorale të planifikuara gjatë ditës së sotme, në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit. Kryeministri Edi Rama kishte planifikuar që gjatë së shtunës të ishte në Qarkun e Fierit, por nuk do të udhëtojë. Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se do të vijojë takimet e tij elektorale, por duke respektuar disa rregulla të mortit, në nisje të secilit takim do të mbahet një minutë heshtje dhe nuk do të ketë muzikë.…