Author: tirana

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant. Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në zonat qendrore duke rrezikuar momente me pika shiu duke lënë të gjithë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm, i cili thuhet se lidhet me një ngarkesë të përbërësve kimik që përdoren për prodhimin e lëndës djegëse të raketave, ka vrarë të paktën 28 njerëz dhe ka plagosur mbi 800 të tjerë në qytetin port, Bandar Abbasit, në jug të Iranit. Autoritetet në Iran nuk kanë dhënë shpjegim të qartë për shkakun e shpërthimit të shtunën në portin Shahid Rajaei, megjithatë ekspertë të pavarur thanë se duket se është shkaktuar nga ruajtja e papërshtatshme i perkloratit të natriumit, një përbërës që përdoret në lëndën djegëse të raketave. Të dielën, mediat shtetërore raportuan se shpërthimi është…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar pas njoftimit të SPAK për nisjen e verifikimeve mbi kontratën e saj me një firmë lobimi në Uashington, kontratë e cila është vlerësuar në 6 milionë dollarë për dy vjet. Në një deklaratë për mediat, PD ka akuzuar qeverinë se po përdor SPAK për të shmangur skandale të tjera të mëdha, duke përfshirë ato të lidhura me McGonigal, kartelët e drogës dhe inceneratorët. Në reagimin e saj, PD ka theksuar se kontrata me avokatin e Presidentit Trump është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e Shqipërisë dhe të SHBA-së dhe se është depozituar siç kërkohet…

Read More

Në Teatrin e Kombëtar të Operës e Baletit është mbajtur mbrëmjen e së shtunës performanca nga “K’cimi i Tropojës” që është në listën e Trashëgimisë Kulturore. Teksa ka ndarë fotot e koncertit, MinistRI i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se ky është një moment krenarie.“Mbrëmje magjike në TKOBAP, ku festuam K’cimin e Tropojës në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, me performanca magjepsëse nga bartës të kësaj tradite ndër breza, bashkëpunime artistike me grupe folklorike dhe muzikantë të njohur të Tropojës, së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore”, shkruan Gonxhja.

Read More

Policia greke ka arrestuar Eduard Vushaj, një shtetas shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për një dënim të dhënë nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2016. Vushaj, i cili u arrestua në Greqi ishte dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë, e kryer në vitin 2013 në fshatin Grabom. Gjatë këtij akti kriminal, ai dhe një tjetër shtetas kishin ndaluar një automjet dhe, duke përdorur armë kishin marrë paratë dhe automjetin e dy personave, të cilët i plagosën gjithashtu me thikë. Aktualisht, po vijon bashkëpunimi ndërkombëtar për ekstradimin e 39- vjeçarit në Shqipëri. Si rezultat i informacionit…

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se ka nisur një hetim lidhur me një kontratë lobimi të nënshkruar nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit e SPAK sqaron: “Ju informojmë se Prokuroria e Posaçme ka filluar verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike.” Ky reagim erdhi një ditë pas shpërndarjes së lajmit për një kontratë lobimi prej 6 milionë dollarësh, të nënshkruar nga Partia Demokratike me një kompani në Uashington DC, me një periudhë dyvjeçare. Sipas dokumenteve, kontrata është firmosur më 4 prill nga sekretari i përgjithshëm i…

Read More

Pas Selanikut ku u takua me shqiptarët që jetojnë atje, Sali Berisha është ndalur në Bilisht ku ka kërkuar votën për parlamentaret e 11 majit. Berisha u shpreh para mbështetësve të tij se programi i koalicionit opozitar ka synime kryesore, rikthimin e parave tek qytetari dhe mundësi të re për çdo shqiptar “Një falënderim të zjarrtë për këtë pritje vëllazërore. Po vij nga Selaniku, ku së bashku me Bledin, me shumë përfaqësues të koaicionit për Shqipërinë Madhështore, kandidatë për deputetë, u takuam me emgrantët tanë në Selanik dhe ju sjell përshëndetjet më të përzemërta, frymën e tyre. Një entuziazëm të…

Read More

Aerodromi i Gjirokastrës ka pritur avionët e parë turistikë pas marrjes së statusit tre vite më parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për rikthimin e fluturimeve civile në këtë zonë historike. Ulja e avionëve të vegjël, të ardhur nga Italia, ka ngjallur interes të veçantë, ndërkohë që infrastruktura dhe kushtet teknike për fluturimet e këtij lloji janë ende në fazë testimi. Ngjarja përfaqëson gjithashtu fluturimin e dytë direkt nga një vend i rajonit, duke përforcuar shpresat për një të ardhme më të mirë të turizmit ajror në jug të Shqipërisë. Pilotët dhe pasagjerët shprehën entuziazëm për përvojën e fluturimit…

Read More

Një trëndafil i bardhë dhe mbishkrimi “Françesku” në latinisht. Ky është varri i Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore në Romë, ku ati i shenjtë do të prehet përjetësisht. Tashmë besimtarët katolikë kanë filluar vizitat në varrin e Bergolios, pasi atij iu dha lamtumira ditën e shtunë, në një ceremoni ku morën pjesë rreth 400 mijë besimtarë dhe liderët botërorë. Besimtarët që vizitojnë varrin formuan një radhë të gjatë dhe shprehën falënderimet e tyre për shërbimin e Françeskut në krye të kishës katolike. Varri u hap në ditën e dytë nga nëntë ditët e zisë zyrtare për Françeskun, pas…

Read More

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pati një takim në qytetin e Vlorës me fokus ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit, kryesisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe zhvillimin e Portit të këtij qyteti. Rama u ndal te marrëveshja e firmosur me një nga kompanitë më të mëdha të botës në industrinë ushtarake, për ngritjen e akademisë së aviacionit në Vlorë. Rama tha se partnerët janë jo vetëm Izraelin por dhe SHBA, apo shtete të tjera të BE, si dhe Turqia. “Marrëveshja për këtë akademi është hap i rëndësishëm në funksion të mbështetjes, qoftë të aviacionit civil, dhe…

Read More

KQZ ka bërë me dije vendet në të cilat po kryhet testimi i pajisjes së votimit dhe numërimit elektronik e cila do të implementohet në Njësinë Administrative nr. 10, Tiranë dhe Bashkinë Vorë. Postet ku janë vendosur këto pajisje, janë pranë zonave ku do të votohet me anë të pajisjes elektronike.Në Tiranë janë të vendosura nga ora 09:00 – 19:00 në rrugën “Myslym Shyri”, pranë Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, në rrugën e Durrësit, në krye të Rrugës se Ambasadave, në rrugën e Kavajës, në krah të Prefekturës Tiranë. Në Vorë në rrugën “Demokracia” dhe në ditët të vijim…

Read More

Një i huaj 59-vjeçar akuzohet se ka tërhequr më shumë se 10 mijë euro nga një bankomat, duke përdorur kartat e debitit që i ka vjedhur një 54-vjeçareje në Follorinë, Greqi. Vjedhja ka ndodhur mes mesit të nëntorit 2024 dhe mesit të shkurtit 2025, pa e kuptuar viktima. Rasti është zbardhur së fundmi nga Policia e Follorinës, pas një hetimi të synuar dhe shfrytëzimit të provave.Konkretisht, 59-vjeçari dyshohet se ka hequr në mënyrë diskrete dy karta debiti nga portofoli i 54-vjeçarit dhe më pas ka vazhduar tërheqjen e 10600 eurove në total nga bankomatet e bankave. Ndaj tij është ngritur…

Read More