Kryeministri i vendit, Edi Rama , u shpreh se do të nënshkruhet një marrëveshje historike për shërbimin shëndetësor shqiptar, e posaçërisht për QSUT dhe Universitetin e Mjekësisë, që do të hyjnë në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita- Salute San Raffaele”, për t’u kthyer në pjesë integrale të eksperiencës e praktikës së tyre, duke u bërë ofrues të një niveli europian kujdesi dhe edukimi mjekësor. Gjatë fjalës së tij, Edi Rama u shpreh se synimi është që QSUT-ja të kthehet në pikë referimi për të gjithë Ballkanin “Moment historik për…
Author: tirana
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në aksin e vjetër Lezhë-Manati, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të lënduar. Njëri prej të plagosurve ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim.
Britanikët pritet të përjetojnë këtë javë temperaturat më të larta për muajin prilli në shtatë vitet e fundit, me termometrin që mund të arrijë në në 27°C. Disa zona në Anglinë jugore mund të arrijnë 27°C të mërkurën ose të enjten dhe kjo do të jetë dita më e ngrohtë të prillit që nga viti 2018, sipas parashikimit të meteorologëve. 23°C pritet të shënojë termometri në disa pjesë të Skocisë dhe Irlandës së Veriut, ndërsa në Uells mund të regjistrohen temperatura deri në 25°C. Ndërsa presioni i lartë atmosferik po rritet, ajri i ngrohtë nga Evropa do të qëndrojë mbi…
Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë. Kishte fshehur në furgon, 177 steka me cigare, arrestohet në flagrancë në dalje të RSh-së, 28-vjeçari. Sekuestrohen stekat dhe furgoni. Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për…
Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në Shqipëri. Giro d’Italia do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Kryeministri Edi Rama thekson përmes një postimi në Facebook se 180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët shqiptare. “Për herë të parë në histori… GIRO D’ITALIA vjen në SHQIPËRI Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. 180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të…
Kardinalët e Kishës Katolike që kanë mbërritur tashmë në Romë ku do të takohen këtë të hënë për të diskutuar zgjedhjen e papës së ri. Ky është Kongregacioni i pestë i Përgjithshëm që nga vdekja e Papa Françeskut, e cila ndodhi të hënën e Pashkëve. Ende nuk është e qartë se sa kardinalë do të marrin pjesë në takim, i njohur edhe si parakonklavë. Për ditë të tëra ka pasur spekulime të gjalla rreth kandidatëve dhe favoritëve të mundshëm. Kardinalët janë takuar tashmë në ditët para funeralit dhe varrimit të Françeskut, i cili u krye të shtunën. Për momentin, nuk…
Nga data 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Pas rikthimit të kësaj marrëveshje nuk do të ketë më kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas statistikave të fundit nga Dogana e Morinës gjatë mesditës së të shtunës (26 prill) në Shqipëri hynë 4,291 udhëtarë dhe 2,036 automjete. Ndërsa në dalje u regjistruan 3,834 udhëtarë dhe 1,967 automjete.
Finalizohet operacioni policor kundër krimit kibernetik, i koduar “MISLEADING MESSAGES”. Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria, falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Kapet në flagrancë në një bankomat në Tiranë, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut, Policia vë në pranga 23-vjeçarin nga Franca. 23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra…
Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën duke shpërndarë një video me fëmijët e qytetit të Vlorës. Ai thotë se po shikon nga afër kontributet që po japin fëmijët e qytetit bregdetar për “Shtëpinë e Europës”, e cila po ngrihet te kopshti i Skënderbeut në Tiranë. Ky organizim vjen pasi më 16 maj Tirana do të mikpresë udhëheqësit e Evropës në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian. Fëmijët kanë përgatitur vizatime të ndryshme, duke dhënë mesazhin e qartë se: Shqipëria është pjesë e Evropës.
Presidenti i SHBA Donald Trump pretendon se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, pavarësisht refuzimeve të mëparshme të Kievit për një propozim të tillë. I pyetur nëse mendon se presidenti ukrainas është gati të dorëzojë kontrollin e gadishullit të tij jugor, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, Trump u përgjigj: “Unë mendoj se po”. Ai i bëri komentet para gazetarëve pasi u kthye nga Vatikani, ku zhvilloi një takim të shkurtër me Zelenskyn përpara funeralit të Papa Françeskut. Sipas presidentit amerikan, takimi “shkoi…
Një letër e shkruar nga një pasagjer i Titanikut disa ditë para se anija të fundosej është shitur për një shifër rekord prej 400,000 dollarësh (rreth 350 mijë dollarë) në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar. Letra e Kolonel Archibald Gracie u ble nga një blerës anonim në shtëpinë e ankandeve Henry Aldridge and Son në Wiltshire të dielën, me një çmim pesë herë më të lartë se që pritej të shitej, shkruajnë mediat e huaja. Letra është përshkruar si “profetike”, pasi regjistron Kolonel Gracie duke i thënë një të njohuri se do të “priste fundin e udhëtimit” para se…
Dashi Jeni në çift? Yjet nuk do arrijnë dot sot ta destabilizojnë atmosferën. Mund të keni ndonjë debat të vogël, po që do sqarohet sa hap e mbyll sytë. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sesa duhet, ndërkohë që realiteti nuk do jetë aq i bukur sa ata mendonin. Në planin financiar tregohuni më të organizuar nëse nuk doni që gjërat të marrin tatëpjetën. Demi Pritet që marrëdhënia në çift të jetë edhe më harmonike gjatë kësaj dite. Do e gjeni mënyrën e duhur për t’i kërkuar diçka partnerit tuaj dhe ai nuk do mundet t’iu thotë jo. Beqarët do realizojnë…