Author: tirana

Një persona është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës. Emanuel Brahimi, personi i cili ka përfunduar në pranga dhe Gentian Silaj dhe Masimiljano Zenunaj, dy të rinjtë e shpallur në kërkim, akuzohen për tre vjedhje banesash dhe një automjeti, në fshatin Fitore. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe…

Read More

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Në kuadër të hetimit pasuror nr.01, të datës 17.01.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka vërtetuar se shtetasi i mësipërm është nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”, vepër penale e cila është objekt i ligjit nr.10192.…

Read More

Në rubrikën “Sy më Sy”, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve në Facebook. Rama u ndal tek procesi i integrimit europianë duke ritheksuar se në 2027 mbyllen negociatat. “Kam besimin për të hyrë në BE, sepse për atë jam këtu. Dhe është një situatë e re për Europën. Europa kërkon të zgjerohet. Europa thotë se deri në 2027 duan të mbyllin negociatat me Shqipërinë, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ideja është që Shqipëria dhe Mali i Zi të hyjnë në BE. Serbia që i ka hapur negociatat në 2014 nuk ka shans të hyjë. Tek mundësia e…

Read More

Më 29 nëntor, një ngarkesë me mandarina të prodhuara në Shqipëri u ndalua në Kroaci pasi analizat treguan përmbajtje të Chlorpyrifos – një pesticid i ndaluar nga Bashkimi Europian që në vitin 2020. Rasti u bë i njohur nga RASFF – Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin, një rrjet që lehtëson shkëmbimin e informacionit mes vendeve anëtare të BE-së për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore. Ky nuk ishte një rast i izoluar i ndalimit të eksporteve me mandarina nga Shqipëria, ndërkohë që mandarina nuk është produkti i vetëm i identifikuar me ngarkesë të pesticideve të ndaluara gjatë viteve…

Read More

BE-ja refuzon t’i heqë sanksionet për prodhimet bujqësore ruse. Moska e vuri këtë si kusht për të rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi. BE-ja është informuar për propozimet për të siguruar transport të sigurt dhe për t’u dhënë fund sulmeve ndaj objekteve energjetike në Ukrainë dhe Rusi, tha në Bruksel një zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Tani Rusia duhet të tregojë vullnet të vërtetë politik për t’i dhënë fund luftës së saj agresore, të paligjshme dhe të paprovokuar. BE-ja është e gatshme të mbështesë hapat e ardhshëm së bashku me Ukrainën,…

Read More

Saranda është një perlë bregdetare në Shqipëri që rivalizon elitën mesdhetare, shkruhet në një artikull të botuar në revistën franceze “Journée Mondiale”. Sekreti mesdhetar ku europianët po vërshojnë E vendosur në bregdetin mahnitës jugor të Shqipërisë, Saranda shkëlqen si një diamant në detin Jon. Me mbi 270 ditë me diell në vit dhe ujëra të kristalta që rivalizojnë Karaibet, kjo parajsë bregdetare dikur e anashkaluar është bërë destinacioni i plazhit me rritjen më të shpejtë të Europës Lindore. Megjithatë, pavarësisht nga popullariteti i saj në rritje, Saranda ruan një bukuri autentike krahasuar me shumë pika të nxehta të Mesdheut. “Saranda…

Read More

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që vijnë në SHBA, një lëvizje që kërcënon të zgjerojë luftën tregtare globale. Trump tha se tarifat e fundit do të hyjnë në fuqi më 2 prill, me tarifat për bizneset që importojnë automjete të fillojnë të nesërmen. Tarifat për pjesët janë vendosur të fillojnë në maj ose më vonë, shkruan BBC. Presidenti pretendoi se masa do të çonte në “rritje të jashtëzakonshme” për industrinë e makinave, duke premtuar se do të nxiste vende pune dhe investime në SHBA. Por…

Read More

Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më Sy ka folur për sa i përket mbylljes së Tik Tok. “Procedura për mbylljen e tikok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, theksoi ai.

Read More

Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur “Paketën e maleve” si një mbështetje për ata që duan të kthehen në tokën e të parëve. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kushdo që do të zgjedhë të investojë në malet shqiptare me hapje bujtinash dhe kthimin e këtyre zonave në zona turistike, do të përballet me procedura të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë. “MIRËMËNGJES dhe me “Paketën e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar që i hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunin dhe turizëm malor,…

Read More

Kjo e enjte nis me reshje shiu dhe moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent gjatë gjithë ditës në vendin tonë. Gjatë ditës, temperaturat do të variojnë nga 13 gradë Celsius në Bajram Curr e Korçë deri në 20 gradë Celsius në Elbasan, Berat, Fier e Vlorë. Era nga kuadrati i lindjes do të fryjë me me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë deri në 2 ballë.

Read More

Dashi Gjatë kësaj dite do i pranoni edhe defektet tuaja dhe do bëni të pamundurën për të ndryshuar sjelljen jo të mirë. Ju të dashuruarit do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët do ndiheni tërësisht të braktisur nga yjet sepse nuk do mund të realizoni asnjë nga takimet që keni ëndërruar. Në punë do ju kërkohen disa gjëra me urgjencë dhe pavarësisht ankthit dhe merakut do i mbaroni në kohë. Financat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen dhe do keni mundësi të bëni edhe investime afatgjata. Demi…

Read More

Kryeministri Edi Rama teksa foli për listën e kandidatëve të PD-së, bëri përjashtim një grua deputete aktuale të Parlamentit. Edhe pse nuk i përmendi emrin, ai tha se ka respekt. “Dua të bëj një përjashtim, ka vetëm një zonjë aty që nuk bën pjesë, që unë kam respekt se është gjë tjetër në atë listë që është deputete aktuale. Të tjerët aty janë nuk e di…andej nga jugu thonë: Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë. Nëse ka një vend që demokratët për të gjitha arsyet që thashë, kanë edhe një arsye plus që tju bëjnë atë që…

Read More